Aktori dhe regjisori Koço Devole është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.
Top Channel raporton se artisti gjendej prej disa ditësh i shtruar në spital. Më 31 tetor, ai doli nga Infektivi pas infektimit me koronavirus, por u desh të intubohej për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe faktit që vuante nga leuçemia.
Devole, i lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945, ishte një nga figurat më të njohura të humorit shqiptar në vitet '80 dhe '90. Ndër rolet e tij më të njohura përmendim ato në telekomeditë "Të gjallë apo të vdekur", "Çanta me nje milion", "Oreksi i madh", "Mos shko o trim", "Revolja e heroit", "Pushime në Romë" etj. Në karrierën e tij, aktori u vlerësua edhe për karikaturat e njohura (revista Hosteni).
Anabelmagazine.com