Ndahet çmimi Nobel për mjekësi

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Elizabeth Blackburn nga Universiteti i Kalifornisë, së bashku me Carol Greider nga Universiteti Johns Hopkins dhe Jack Szostak Instituti Mjekësor Howard Hughes, janë fituesit e sivjetmë të çmimit Nobel për mjekësi.
Tre shkencëtarët do të ndajnë rreth një milionë euro (1.4 milionë dollarë) për zbulimin e tyre se si janë të mbrojtura kromozomet.

Treshja ka zbuluar se telomeret (pjesë të kromozomit) dhe enzima telomerazë i mbrojnë kromozomet gjatë ndarjes së qelizave.

Brenda kësaj jave do të ndahen edhe çmimet Nobel për fizikë, kimi, letërsi dhe paqe.Telegrafi
 
اmimi Nobel për Mjekësi iu nda tre shkencëtarëve në Shtetet e Bashkuara, për punën e tyre mbi enzimat. اmimi u shpall të hënën nga Fondacioni Nobel në Institutin Karolinska në Suedi.


Pesë çmimet tjera do të ndahen gjatë javës, përfshirë اmimin Nobel për Paqe, i cili ndahet të premten, më 9 tetor.

اmimin Nobel për Mjekësi e morën Elizabet Blekbërn, Karol Grejder dhe Xhek Shostak. اmimin në vlerë prej 1 milion e 400 mijë dollarësh e shpalli Goran Hanson nga Fondacioni Nobel.

“Asambleja e Nobelit në Institutin Karolinska sot vendosi të shpërblejë me اmimin Nobel për Fiziologji apo Mjekësi së bashku Elizabet Blekbërnin, Karol Grejderin dhe Xhek Shostakun, për zbulimin e mënyrës se si kromozomet janë të mbrojtura nga telomeret dhe enzimat telomerase”, tha Hanson.

Blekbërn është me origjinë nga Australia, ndërsa Shostak nga Britania.

Në arsyetimin për ndarjen e çmimit, instituti tha se tre shkencëtarët kanë “zgjidhur një problem të madh në biologji”, respektivisht e kanë zbuluar mënyrën se si kromozomet kopjohen plotësisht gjatë ndarjes së qelizës dhe mbrohen nga degradimi.

Zbulimi i tyre ka implikime në kërkimet mbi kancerin dhe mënyrën se si funksionon procesi i plakjes.

اmimi për mjekësi është i pari nga gjashtë çmimet Nobel për këtë vit, të cilat do të ndahen gjatë kësaj jave.

Të martën, më 6 tetor, ndahet çmimi për fizikë, të mërkurën për kimi, të enjten për letërsi, të premten për paqe, ndërsa të hënën, më 12 tetor, për ekonomi.

اdo çmim e ka vlerën prej 1.4 milion dollarësh.

Si gjithmonë, komiteti asnjëherë nuk i zbulon emrat e kandidatëve për cilindo çmim, kështu që ka spekulime të shumta për fituesit e mundshëm.

Kjo vlen sidomos në rastin e të nominuarve për letërsi dhe për paqe, dy çmimet joshkencore, të cilat nuk mund të gjykohen nga standardet faktike shkencore.

Sa i përket letërsisë, agjencia AFP raportoi se është koha që të shpërblehet një shkrimtar spanjishtfolës. Emri që përmendet është i shkrimtarit peruan, Mario Vargas Llosa.

Për اmimin Nobel për Paqe, i cili është më i njohuri dhe më i lakmuari, duket se këtë vit gara do të jetë e hapur. ثshtë një numër rekord i 205 të nominuarve, por askush nuk është favorit.

Në mesin e të nominuarve janë edhe presidenti amerikan, Barak Obama, dhe presidenti francez Nikolas Sarkozi. Për dallim nga çmimet tjera, ai për paqe shpallet në Oslo të Norvegjisë.

اmimet Nobel u themeluan në vitin 1901, në pajtim me dëshirën e shpikësit suedez, Alfred Nobel, njeriu që zbuloi dinamitin.

Nobeli përcaktoi që çmimet t’i nderojnë ata individë, “nga të cilët gjatë vitit njerëzimi do të ketë më së shumti dobi”.
 
Si plaken qelizat? اmimi Nobel në mjekësi u jepet tre shkencëtarëve amerikanë
Të hënën dhe të martën komiteti i çmimit Nobel në Stokholm bëri të ditur emrat e shkencëtarëve, që marrin këtë vit nderimin e lartë në mjekësi dhe fizikë.




اmimi Nobel për fizikën ndahet këtë vit nga tre shkencëtarë: studiuesi me origjinë kineze Charles Kao dhe Williard Boyle e George Smith nga SHBA-ja. Ndërsa ai për mjekësinë iu jepet tre biologëve nga SHBA-ja: Jack Szostak, Carol Greider dhe Elizabeth Blackburn.
Me çmimin Nobel për fizikën nderohen "mjeshtrat e dritës".
Tre shkencëtarë nderohen për meritat e tyre në teknologjinë e informacionit me çmimin Nobel për fizikën; ata madje cilësohen si "mjeshtra të dritës". Por Komiteti i çmimit Nobel sërish i la shumë kohë vetes. Rreth katër dekada pas zbulimeve të tyre revolucionare, të cilat hodhën bazat për përçimin e shpejtë të të dhënave në internet dhe fotografinë digjitale, tre shkencëtarët Charles Kao, Williard Boyle dhe George Smith marrin çmimin Nobel. 85-vjeçari Boyle nuk shpresonte më në marrjen e nderimit të lartë. Por në 10 dhjetor ai do të nderohet në Stokholm bashkë me 79-vjeçarin George Smith. Dy fizikantët nga SHBA-ja kanë zhvilluar të ashtuquajturin chip CCD, i cili sot përdoret në çdo aparat fotografik digjital, çdo aparat faksi, apo skanera. Boyle thotë, se ai ndeshet çdo ditë me efektet e punës së tij:Bildunterschrift: Groكansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Fituesit e çmimit Nobel 2009 në fizikë, Charles K. Kao, Willard S. Boyle dhe George E. Smith
"Kur hedh sytë përreth dhe shoh gjithë kamerat digjitale, që përdoren, atëherë shoh punën time, megjithëse sot nuk përdoren ekzaktësisht çipet CCD, që kemi zhvilluar ne. Por mund të thuhet se ne vumë bazat e këtij zhvillimi digjital."
Edhe Charles Kao ka kontribuar në revolucionimin e teknologjisë së komunikacionit. Ai ka lindur në Kinë dhe ka dhënë mësim në Angli deri në daljen në pension. Atje Charles Kao kreu edhe kërkime se si mund të transportohet drita me kabllo optikë në distanca të mëdha. Falë zbulimeve të tij sot sinjalet mund të udhëtojnë në distanca të largëta përmes përçuesve shumë të hollë prej qelqi, në formën e impulseve të dritës.
اmimi Nobel për mjekësinë jepet këtë vit për të njëqindtën herë. Nder më të madh nuk ka për shkencëtarët, të cilët merren me trupin e njeriut. Këtë herë Komiteti i çmimit Nobel në Stokholm nderoi tre biologë nga SHBA-ja. Puna e tyre arrin deri në qelizën më të vogël të trupit.
0,,4761577_1,00.jpg
Bildunterschrift: اmimi i mjekesisë u jepet 3 studjuesve për zbulimin e enzimës telomerase

Pak orë pas njoftimit për nderimin e tij me çmimin e sivjetshëm Nobel për mjekësinë, studiuesi i gjenetikës Jack Szostak (Shostek), shprehet:
"Ky është sigurisht nderimi më i lartë shkencor. ثshtë fantastike të marrësh këtë lloj njohjeje".
Studiuesja e biologjisë molekulare Carol Greider e mori çmimin bashkë me Szostak dhe biologen Elizabeth Blackburn.
"Fillimisht mendova se po ëndërroja. Por kur bashkëbiseduesi në telefon më shpjegoi se përse më kishte telefonuar, atëherë fillova të kuptoja se duhej të ishte e vërtetë. Dhe kur truri im u zgjua ngadalë, isha shumë shumë e emocionuar", u shpreh Blackburn pas njoftimit për akordimin e çmimit Nobel.
Tre shkencëtarët kryen studime mbi pyetjen se përse disa qeliza plaken, kur ndahen dhe të tjera jo.
Ata zbuluan se fundet e kromozomeve luajnë në këtë aspekt një rol kyç. Të ashtuquajturit telomere tkurren me çdo ndarje qelizash, derisa ndarja nuk është më e mundur. Qeliza atëherë vdes. Ndërsa qelizat tumorale mund të ripërtërihen vazhdimisht, pasi kanë një enzimë, e cila pengon plakjen. Për këtë arsye ato jetojnë teorikisht përjetësisht, për fatin e keq të njerëzve dhe kafshëve.
"Nëse ky mekanizëm luftohet ose eliminohet, atëherë mund të kurohen edhe tumoret. Kërkimet vazhdojnë. Ne akoma nuk e dimë, nëse mund të arrihet. Duhet të presin edhe dy ose tri vjet të tjera", shpjegon anëtari i Komitetit të اmimit Nobel, Gِran Hansson.
Por e rëndësishmë është që në luftën kundër tumoreve ka shpresë dhe kjo është meritë e tre shkencëtarëve, Blackburn, Grader dhe Szostak.
Autor: Albrecht Breitschuh, Thomas Schwarz/Eliana Xhani
Redaktoi: Angjelina Verbica



 
Back
Top