• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Natyralizmi

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Natyralizmi

Natyralizmi është qëndrimi filozofik sipas të cilit natyra dhe gjithësia si sinonime, janë gjithçka që ekziston dhe çdo dukuri, apo send që ka instancë në realitet është natyror dhe shpjegohet më së miri me ligjet e natyrës.

Natyralizmi nuk pohon detyrimisht se disa dukuri që rëndom konsiderohen si "mbinatyrore" nuk ekzistojnë, por se ato janë natyrore dhe gjejnë shpjegim logjik në natyrë e mund të studiohen me të njëjtat metoda si çdo send e dukuri tjetër e njohur, ndaj dhe çdo mëtim për t'i konsideruar këto si "mbinatyrore" është përveçse i panevojshëm në rrafshin hipotetik, dhe metodologjikisht i gabuar.

Natyralizmi metodik është dhe një nga parimet bazë të metodës shkencore, dhe quhet ndryshe dhe natyralizëm shkencor, sipas të cilit pohohet se dukuritë e vëzhgueshme në natyrë shpjegohen me anë shkaqesh natyrore dhe nuk ndiejnë kurrë nevojën e thirrjes në ndihmë të qenësisë së ndonjë subjekti të hamendësuar "mbinatyror".





Ateistet
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Natyralizmi

Natyralizmi ka deshtuar si t'gjitha izmat tjere, pjelle e ateizmit.
 
Top