Kresha
A pretty face can never trick me
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 39,061
-
- Reagimet e mara
- 35,620
-
- Vendndodhja
- WorLd 0f dReAms
Shefat e diplomacive të vendeve anëtare të NATO-s pritet që gjatë dy ditëve në vijim të takohen në Bruksel për të diskutuar mënyrat për dislokimin e misionit EULEX në Kosovë
Siç bëjnë të ditur agjencitë botërore, ministrat do ta ripërsërisin përkrahjen për vendosjen sa më të shpejt të misionit evropian në vendin tonë.
Sipas këtyre agjencive, ministrat e NATO-s janë të bindur se, me përjashtime të vogla, të gjitha palët në Kosovë po veprojnë në atë mënyrë që mos të vije deri të shpërthimi i dhunës.
Përkundër situatës së tendosur në kohën e fundit, gjendja në terren ka qenë stabile, ndërsa NATO-ja është duke punuar dhe është e bindur se kjo gjendje të mbetet e tillë, kanë thënë zyrtarët e kësaj aleance.
Ndërkaq sa i përket nismës së Serbisë për ndryshimin e Marrëveshjes së Kumanovës – gjë të cilën e kundërshton Prishtina - zyrtarët e Aleancës kanë thënë se mundësia e ndryshimit të Marrëveshjes së Kumanovës as që do futet në agjendën e takimit në nivel të ministrave të jashtëm që do fillojë sot në selinë e NATO-s.
Zëdhënësi i Aleancës, James Appathurai deklaroi të hënën se në NATO nuk zhvillohet kurrfarë diskutimi rreth kësaj nisme e as që ka ndonjë ndryshim në qëndrimin e NATO-s për sa i përket Marrëveshjes së Kumanovës. /Telegrafi/