Kresha
A pretty face can never trick me
Një person ka humbur jetën nga pasojat e zjarrit që kishte përfshirë çatinë e shtëpisë së tij. Policia njofton se A.Q, 26 vjeçar u gjet i karbonizuar.
Një person ka humbur jetën nga pasojat e zjarrit që kishte përfshirë çatinë e shtëpisë së tij. Burime policore kanë bërë të ditur të martën se rreth orës 00:05 minuta, policia në Ferizaj ka pranuar një informatë për një incident zjarri në një shtëpi banimi në rrugën “Aziz Kelmendi” në Ferizaj.
Zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi, tha se njësitet policore së bashku me zjarrfikësit ju kanë përgjigjur rastit dhe pas një kohe zjarri është lokalizuar, ku në tavanin e shtëpisë është gjetur edhe trupi i pajetë, i karbonizuar i pjesëtarit të kësaj familjeje A.Q. 26 vjeçar.
"Bazuar në hetimet e para dhe deklarimit të anëtarëve të familje , rreth mesnatës , të gjithë anëtarët e familjes kishin dal në oborr duke festuar ndërrimin e motmotit dhe kishin vërejtur se nga kulmi i shtëpisë së tyre dilte tym dhe flakë. Në atë situatë të gjithë ishin munduar që ta lokalizojnë zjarrin, ndërsa viktima kishte marrë një tubë plastiku nga kroi në oborr dhe ka hypur në tavan që ta shuaj zjarrin .Dyshohet se nga tymi dhe flaka viktima është ngulfatur dhe nuk ka mundur që të kthehet mbrapa." theksoi Gashi.
Ndonëse për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit, lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizaj, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. /Kosovapress/