Nata e Kadrit

Kresha

A pretty face can never trick me
Es-selamu Alejkum We Rahmetullahi We Berekatuhu

-Paqja, Meshira dhe Bereqeti i Allahut qofte mbi ju-


Vellezer dhe motra te besimit Islam. Meqenese dje kemi hyre ne pjesen e trete apo te fundit te Ramazanit, e pash te arsyeshme ta postoj kete teme e cila ka lidhje me "Naten e Kadrit". C'eshte Nata e Kadrit? Cfare vlere ka kjo nate? Cfare duhet vepruar etj etj...Lexone materialin ne vazhdim:



Allahu i Madheruar thote:

1. Ha, Mimë.

2. Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)!

3. Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në Natën e Kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen e njerëzit të jenë të gatshëm.

4. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.

5. Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S’ka dyshim se Ne dërguam të dërguar.

6. (E zbritëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është Dëgjuesi, i Dijshmi.

(Duhan,1-6)


Allahu i Madheruar dergoi Kur'anin ne kete nate te cilën Zoti e ka pershkruar si te bekuar. Shprehja “Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë” do te thote se ne ate nate fati i te gjitha krijesave vendoset per vitin e ardhshem.

Ne ate nate shkruhet se kush do te jetoje, kush do te vdes, kush do te shpetohet, kush do te mallkohet, kush do te paracaktohet per ne Xhennet, e kush do te paracaktohet per ne Xhehennem, kujt do t’i dhurohet nderi, kush do te turperohet, ku do te paraqitet thatesia dhe uria, si dhe cdo gje tjeter te cilen e deshiron Allahu i Madhëruar ate vit.

Ajo qe nenkuptohet me idene se fati i te gjitha krijesave shkruhet ne Naten e Kadrit eshte (Allahu e di me se miri) se ne Naten e Kadrit ato barten prej Lewhi Mafhudhit.

Ibni Abasi ka thene:

"Vërejmë që njeriu përgatit shtrojen për të fjetur, mbjellë farën dhe vërtet ai është prej të vdekurve (ka për qëllim, është caktuar që do të vdesë këtë vit në Natën e Kadrit)"

Kuptimi i fjales “kadr” eshte nderim ose respektim, d.m.th. ajo eshte nate e cila nderohet per shkak te karakteristikave te saj te vecanta, dhe pasi qe personi i cili rri zgjuar gjate kesaj nate behet njeri i nderit.

Eshte thenë se “kadr” do te thote shtrengim, ne kuptimin qe dija se kur eshte saktesisht kjo nate, eshte e fshehur.

Gjithashtu eshte thene se “kadr” do te thote kader, d.m.th., se ne kete nate vendosen urdherat per vitin e ardhshem.

U quajt "Kadr" sepse kjo eshte nje nate e larte tek i Madhi Zot, dhe se ne te falen gjynahet me se shumti dhe mbulohen te keqijat, pra kjo eshte nate e Magfiretit-Meshires.

Per kete dijetaret Islam e quajtën "feste nder me te respektuarat, nate e paqes, e miresise se pergjithshme, e shperblimit te pashembullt".

Njera prej madheshtive te kesaj nate eshte edhe hapja e dyerve te qiejve per te pranuar lutjet e atyre qe i drejtohen Zotit te tyre qe t'u zgjidhen hallet, per t'u larguar veshtiresite dhe per t'u sjelle gezim.

Eshte kjo nate per te cilen Allahu i Madheruar ka thene se eshte: Me e mire dhe me e vlefshme se nje mije muaj te tjere." Dhe 1000 muaj bejnë 83 vjet e 4 muaj. Duke ditur se jeta mesatare e njerezve ne kete bote nuk i kalon te 74 vjetet, do te thote se kjo nate eshte me me vlere se tere jeta e njeriut.

Ne lidhje me kete, thote Allahu i Madheruar ne Kur'anin Famelarte:

"Ne e zbritëm atë (Kuranin) në natën e Kadrit. E ç'të bëri ty të dish se ç'është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre, në të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) me të gjitha vendimet. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit." [El Kadr:1-5].

Per kete Katadeja (Zoti qofte i kenaqur me te) ka thene:

"Allahu ka vlerësuar dhe zgjedhur disa nga krijesat e Tij, ka zgjedhur nga meleqtë të dërguar dhe nga njerëzit Pejgamberë, ka zgjedhur nga fjalët lutjet dhe prej vendeve xhamitë, ka zgjedhur nga muajt Ramazanin, nga ditët të xhumanë (të premten), kurse nga netët Natën e Kadrit. Prandaj, o muslimanë, madhëroni ato që ka madhëruar Allahu."


Muaji i Ramazanit, muaj ne te cilin u shpall Kur'ani, qe eshte meshire per njerez! Eshte ky muaj i shenjte, ne te cilin Allahu i Madheruar i ka dhene Musait a.s. Teuratin, i ka dhene muslimaneve fitore ne luften e Bedrit. Ne kete muaj Zoti i shenjte i tregoi mrekulline e Tij te Profetet a.s. nepermjet engjullit Xhibril.

Kur ai (Xhibrili) ju shfaq Muhammedit a.s.(njeriut i cili do te ishte Profeti i mbare njerezimit) ne shpelle, ishte muaji Ramazan. E kur Muhamedi a.s. meditonte per Zotin e Madh, ishte Nata e Kadrit.

Vlera e kesaj nate eshte madheshtore, per ate se kjo nate ka deshmuar zbritjen e Kur'anit Famelarte, i cili e drejton te kapurin per te ne rrugen e krenarise e nderit, dhe e ngre ate ne vendet e lavdise e perjetesise.

Populli musliman, te cilet pasojne rrugen e te Derguarit tone Muhammed Mustafase (a.s.), nuk ngre flamuj ne kete nate dhe as harqet per te gezuar, por ai garon ne ngjalljen e kesaj nate me namaz e adhurim, me besim e shprese per shperblim nga Allahu i Madheruar.

Vëlla musliman, e motër muslimane!


Vertet Nata e Kadrit ka rendesi shumë të madhe. Ajo eshte paqë qe zgjate deri ne agim. Te tera këto nenkuptohen nga hadithet e shumta te Pejgamberit a.s. dhe nga porosite e dijetareve qe kuptuan me se miri dhe besuan ate qe porositi i Madhi Zot dhe Profetii Tij. Keshtu njeri prej tyre shprehet:

"Allahu në këtë natë cakton veçse mirësi, ndërsa në netët tjera gjykon për të këqijat dhe të mirat"


Mençuria e fshehjes se Nates se Kadrit, u be qe njerezit te fitojne me shume sevape duke e kerkuar ate.

Imam Rraziu thote per kete ne tefsirin e tij:

"Allahu xh.sh. e ka fshehur atë si shumë gjëra të tjera; kështu Ai e ka fshehur kënaqësinë (razin) e Tij në respektin që i bëjmë, ka fshehur hidhërimin e Tij për mëkatet që bëjmë, ka fshehur përgjigjen në Dua që t'i bëhen lutje sa më shumë; e ka fshehur edhe këtë natë që t'i madhërojmë të gjitha netët e Ramazanit e, sidomos, dhjetë netët e fundit të tij."
 
Koha e Nates se Kadrit

ثshtë transmetuar nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se ajo natë është nata e njëzetë e një, apo e njëzetë e tre, apo e njëzetë e pestë, apo e njëzetë e shtatë, apo e njëzetë e nëntë, apo nata e fundit e Ramazanit.


Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë!) thotë:

"Sipas mendimit tim, e Allahu e di më së miri, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) përgjigjej në varësi të pyetjes që i drejtohej. Dikush p.sh. i thoshte: A t'a ruajmë atë në filan natë? Ai përgjigjej: Ruajeni në këtë natë."


Fjala më dominuese është se Nata e Kadrit është një nga netët e dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit dhe për këtë argumenton edhe hadithi të cilin e transmeton Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se:

"I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit thoshte: Kërkojeni Natën e Kadrit në netët teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit."



Nëse njeriu dobësohet dhe nuk mundet, së paku të mos dorëzohet në shtatë netët e fundit, për shkak të hadithit që është transmetuar nga Ibën Umeri i cili ka thënë:

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kërkojeni atë në dhjetëshin e fundit, e nëse dikush nga ju dobësohet apo i rëndohet gjendja, së paku të mos dorëzohet në shtatë të mbeturat."



Ky hadith sqaron edhe fjalën tij (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që thotë:

"Po shoh se ëndërrat tuaja janë përputhur me njëra-tjetrën, kështu që kush dëshiron t'a kërkojë atë (Natën e Kadrit), t'a kërkojë në shtatë netët e fundit (të Ramazanit)."


Dhe ajo që është e njohur në Sunnet, është se njohja e kësaj nate është ngritur (e paditur) për shkak se njerzit u grindën, siç transmeton Ubadetu ibën es Samit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë:

"I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli në natën e Kadrit dhe pa dy burra prej muslimanëve që po grindeshin me njëri-tjetrin. Atëherë ai tha: "Unë dola që t'ju njoftoj për natën e Kadrit, mirëpo filani dhe filani u grindën, e për këtë shkak ajo u ngrit (njohja e saj u fsheh), e ndoshta kjo ka qenë më e mirë për ju. Megjithatë, ju kërkojeni atë në nëntëshin, shtatëshin, dhe pesëshin (e fundit) - ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: në shtatëshin, nëntëshin dhe pesëshin-."


Vërejtje:



Janë transmetuar disa hadithe që na orientojnë në atë se nata e Kadrit është në dhjetëshin e fundit të Rmazanit, ndërsa në disa hadithe të tjera thuhet se ajo është në netët teke të dhjetëshit të fundit. Të parët janë përgjithësues ndërsa të dytët të posaçëm, e siç dihet; e posaçmja paraprihet ndaj të përgjithëshmes.

Pastaj kanë ardhur hadithe që na orientojnë në atë se ajo natë është në shtatë netët e mbetura nga Ramazani, por kjo është e kufizuar me pamundësinë dhe dobësinë, kështu që nuk shkakton ndonjë problem.

Kështu kemi harmonizim të haditheve e jo kundërshtim mes tyre, përputhje e jo ndarje.

Si përfundim, muslimani duhet ta kërkojë natën e Kadrit në netët teke të dhjetëshit të fundit të Ramazanit: natën e njëzetë e një, e njëzetë e tre, e njëzetë e pesë, e njëzetë e shtatë dhe e njëzetë e nëntë. E nëse dobësohet apo nuk ka mundësi në kërkimin e saj, atëherë t'a kërkojë në shtatëshin e mbetur nga Ramazani: natën e njëzetë e pestë, të njëzetë e shtatë dhe të njëzetë e nëntë. E Allahu e di më së miri.

Si e kërkon muslimani Natën e Kadrit?


Kjo natë është nata më e bekuar. Personi që e humb atë, vërtet ka humbur një të mirë të madhe, e nuk ka mundësi me e humb atë, veçse i ndaluari prej saj. Për këtë shkak, kërkohet nga muslimani i cili përpiqet t'i bindet Allahut, që t'a ngjallë këtë natë dhe ta kalojë atë në adhurim dhe kërkim të shpërblimit të madh të saj. Nëse ai e bën këtë, atij i fallen të gjitha mëkatet e mëparshme.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë:

"Kushdo që fal namaz të natës në natën e Kadrit, me Iman (besim të fortë) dhe duke kërkuar shpërblimin, atij do t’i falen të gjitha mëkatet e mëparshme."

Po ashtu, është e rekomandueshme të shtohen lutjet në këtë natë. Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmeton se ajo kishte pyetur të Dërguarin e Allahut, (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!):

"O i Dërguari i Allahut! Sikur unë t'a dija se cila ishte Nata e Kadrit, si të lutesha në të?

- Thuaj: "Allahume inneke afuun tuhibbul afua fe afu ani" – O Allah! Ti je Falës dhe e do faljen, pra më fal mua!"

- Vëlla, Allahu të dhëntë të mira dhe të mundësoftë në bindjen ndaj Tij, e mësove tashmë se çfarë nate është kjo natë, kështu që ngjalle atë me adhurim dhe largim nga gruaja (nga marrëdhëniet intime) dhe urdhëro familjen tënde për këtë. Shtoji adhurimet në të.

Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) thotë:

"Kur fillonin të dhjetat [e fundit të Ramazanit], Pejgamberi (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e shtrëngonte izarin e tij, e kalonte tërë natën zgjuar [në namaz] dhe e zgjonte familjen e tij."



Transmetohet gjithashtu nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ka thënë:

"I dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) përpiqej më shumë [në adhurim] në dhjetë netët e fundit (të Ramazanit) sesa në çdo natë tjetër."

Shenjat e kësaj nate:

Dije, o ti rob rrespektues, Allahu të ndihmoftë e të përkrahtë me Ndihmën e Tij, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka përshkruar me disa cilësi mëngjesin e natës se kadrit, me qëllim që muslimani ta dijë se cila natë është ajo:

Transmeton Ubej (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

"Mengjesin e natës se Kadrit, dielli lind pa rrezatim, sikur të ishte tas, derisa të ngrihet lart."

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë:

Përmendëm një herë Natën e Kadrit te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai tha: "Cili nga ju e kujton hënën kur lind? Kur është në formën e gjysmës së koshit?"


Për fjalën "gjysëm koshi", Kadi Ijad thotë:

" Kjo tregon se kjo natë gjendet në dhjetëshin e fundit të mujit, sepse hëna nuk ka mundësi me qenë në këtë gjendje kur lind, por në fund të muajit."


Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

"Nata e Kadrit është natë bujare, e lirshme, as e nxehtë e as e ftohtë. Në mëngjesin e saj dielli lind i dobët dhe me ngjyrë të kuqe."


Cfarë duhet të bëjë muslimani e muslimania Natën e Kadrit?


-Të bëjë sa më shumë dua (lutje).

-Të bëjë teube e istigfar (të pendohet, për mëkatët dhe të kërkojë mëshirë nga i Madhi Zot.

-Të shtojë tespihët (të permendurit dhe të madhëruarit e Allahut) dhe falënderimet.

-Të bëjë salavat për Pejgamberin a.s.

-Të japë sadaka sa të ketë mundësi.

-Të ruhet nga mëkatet e gjymtyrëve (duarve, këmbëve, syrit, veshit, etj).

-Të mos i kalojë namazet pa xhemat (pra të falet sa më tepër në xhami).

-Të falë namaz nafile dhe tesheh-hud (namaz i natës) më tepër se zakonisht etj etj...!



Vëllezër dhe motra të nderuara!

ثshtë bërë traditë qysh prej kohësh të hershme të flitet për Natën e Kadrit. Në shtëpitë tona ajo,tashmë,nuk është e panjohur. Respekti që ka çdo muslimanë e muslimane për këtë natë dëshmohet me mbushjen e xhamive në netët kur vjen ajo,si dhe me lutjet e ibadetet që i bëhen Allahut çdo Natë Kadri.
Lusim Allahun s.v.t. te na mundesoj qe ketyre diteve te ju japin nje perkushtueshmeri me te veqcant ndaj diteve te tjera .



A M I N
 
E lexova me shume kujdes materialin dhe flm shume qe na e solle.........Isha e vetedijshme se eshte nje nate shume e medhe dhe me shume vlere, por nuk dija sakte disa gjera.
Allahu te shperblefte..........
 
Amin insha-Allah te gjitheve:)
 
S'ka gje ! Amin insha-Allah te gjitheve na shperblen =)
 
VAZHDIM...



FSHEHTثSIA E NATثS SE KADRIT


Zgjedhja e Natës se Kadrit është nder për te gjitha krijesat, sepse ajo është nate, ne te cilën shpërndahet e mira (hajri) për te devotshmit. Ajo nuk është përcaktuar te jete vetëm ne një nate te caktuar, por, ajo lëviz ne te gjitha netët e vitit, ne te gjitha stinët e vitit, duke kaluar se bashku me Ramazanin prej një stine ne tjetrën.

Nata e Kadrit doli ne skene ne momentet e shpalljes, sepse Kur'ani, nga Levhi Mahfudhi, filloi te zbresë ne këtë nate, qe njerëzimi te marre përkatësi te fesë se pastër.

Ajeti:

" Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit…" (El-Kadr, 1)

D.t.th. filloi zbritja e Kur'anit nga Levhi Mahfudhi, i cili ishte ne boten e fshehte (Alemul Gajbin) dhe se zbritja e Kur'anit është një e mire, e cila as me mund e as me dituri te askujt nuk mund te arrihet. Kur'ani rrëfen për ngjarje para se te jete krijuar toka dhe vazhdon me ngjarje gjer ne kataklizmë (e përtej saj).

Zbritja e shpirtit fisnik, Xhibrilit, është poashtu prej çështjeve te fshehta (gajb), ne te cilat ne besojmë ashtu siç na ka urdhëruar Allahu.

Nata e Kadrit është me e mire se 1000 muaj. ثshtë përcaktuar ne 1000 ngase arabet ne kohen e Muhammedit nuk llogaritnin diç ne me shume se 1000, sepse ata nuk i njihnin atëbotë milionat dhe bilionët, dhe se vlera e Natës se Kadrit, përveç tjerash, është se ne te ka zbritur Kur'ani, i cili ia mësoi njeriut qëllimin e ekzistimit te tij, udhëzoi ne parimet për përmirësimin e gjendjes se tij (ne shoqëri) si dhe mbajtjen për programin e jetesës, se përcaktuar nga i Madhi ALLAH.


Kur njeriu e kalon Natën e Kadrit i përkushtuar me ibadet për Allahun i Madheruar, ai do te arrije kthejlltesine e paqes shpirtërore.
 
Përse Nata e Kadrit është më e vlefshme se 1000 muaj?

Përse Nata e Kadrit është më e mire se 1000 muaj?


Transmetohet se Ditën e Gjykimit do te vie një çifut, i cili ka adhuruar Allahun e Madheruar 400 vite, dhe një njeri nga ummeti (populli) i Muhammedit (a.s.)i cili ka adhuruar Allahun e Madheruar 40 vite, duke qene me sevape me shume sesa ai, i cili pat adhuruar Allahun Fuqiplote 400 vite. اifuti pyet se perse ky ka sevap me shume? Do t'i thuhet:

" Ju me adhuronit sepse frikësoheshit nga dënimi, ndërsa ummeti (populli)i Muhammed (a.s.)ishin te sigurte nga dënimi e me adhuronin dhe mu për këtë, ibadeti (adhurimi)i tyre ka me shume sevap."

Kjo me larte, ka te beje rreth kohës se qëndrimit te Muhammedit (a.s.) ne këtë bote dhe këtë bazuar ne ajetin:

" Po All-llahu nuk do t’i dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre" (Enfalë 33)
 
Përse Allahu e la sekret këtë natë?


1- E la sekret këtë nate ashtu siç i la edhe shume gjera tjera. P.sh: E fshehi kohen e vdekjes, qe te frikësohet mëkatari, e fshehi emrin e Tij me te madh qe ta adhurojmë dhe lusim me te gjithë emrat, e fshehi përgjigjën e duasë (lutjes) qe njeriu çdoherë te bej dua (lutje), e fshehi kenaqesine e Tij ndaj ibadetit (adhurimit) te robit qe vazhdimisht ai te vazhdoje ne ibadet (adhurim), e fshehu pranimin e pendimit, qe te vazhdoje njeriu çdoherë me pendim, e fshehu hidhërimin e Tij ndaj mëkateve ( e jo vetëm ndaj ndonjë mëkati te caktuar), qe njerëzit te kenë kujdes ndaj te gjitha mëkateve, po kështu Allahu e fshehu këtë nate qe ta respektojmë dhe t'i bëjmë ibadet (adhurim) ne te gjitha netët e Ramazanit (e sidomos ne dhjete ditët e fundit te këtij muaji).


2- Allahu I Madheruar, sikur ka dashur te na thotë:

Po tu behej e qarte njerëzve saktësia e rënies se kësaj nate, duke e ditur pasionin tuaj për mëkate, sepse ndoshta epshi juaj do t'ju ftonte qe ne këtë nate t'i lini mëkatet, me dije se mëkati me dije është me i rende sesa ai pa dije, dhe mu për këtë shkak e kam fshehur këtë nate. Allahu sikur ka dashur te thotë se nëse me bën ibadet (adhurim) gjate kësaj nate do te kesh shpërblim sa 1000 muaj ndërsa nëse me bën mëkate do ta kesh ndëshkimin sa te 1000 muajve.

3- Ndoshta Allahu I Meshirshem e ka lënë te fshehte qe njeriu te beje përpjekje për ta gjetur atë dhe kështu te shpërblehet për mund.

4- Nëse robi nuk e din saktësinë e rënies se kësaj nate, ai përpiqet qe te beje ibadet ne te gjitha netët e Ramazanit, dhe meqë zemra nuk i flenë ne asnjë nate ai vazhdon me atë vrull te madh te ibadetit tere netëve te Ramazanit. Allahu I Madheruar mburret para melaikeve (engjujve) duke u thënë:

" A nuk thoshit ju se po krijoj shkatërrues e kriminel?! Ja, shikoni angazhimin e tij për këtë nate! "
 
Kush e ka pare Natën e Kadrit


Ka thënë Ibni Rexhebi:

Allahu i Madherishem nuk ia ka zbuluar askujt këtë nate, as prej te pareve e as prej te fundit, as profetëve, as ditën e as natën, ne te cilën bie kjo natë, me përjashtim te Profetit tone, Muhammedit (a.s.).

Muhammedi (a.s.) e pa ne ëndërr dhe iu be e qarte se ne cilën nate është. U zgjua nga gjumi, ai e dinte se kur është. Deshi qe t'i lajmëronte sahabet (shoket) për këtë, por, dy njerëz u grinden para Muhammedit (a.s.) dhe kështuqe harroi andaj urdhëroi qe ta kërkojnë ne dhjete netët e fundit. Ne disa hadithe, pamja e saj ne ëndërr, tregohet e ka ndodhe edhe tek disa njerëz te tjerë.


Ne sahihun e Muslimit, transmetohet nga Ibni Omeri, i cili thotë se disa burra nga shokët e Muhammedit (a.s.) kishin pare ne ëndërr Natën e Kadrit, dhe atë ne te 27-tën nate. Muhammedi (a.s.) me atë rast kishte thënë:

" Shoh se ëndrra juaj është përputhur ne 7-in e fundit (natën e 27-te) andaj kush e kërkon atë le ta kërkojë ne 7-in e fundit"."



Imam Neveviu ne koment te sahihut te Muslimit ka thënë:

" Dije se Nata e Kadrit ekziston dhe se ajo shihet (ne ëndërr) nga ai, për te cilin Allahu i Madheruar shfaq dëshirë çdo vit ne Ramazan. Këtë e dëshmon edhe një numër i haditheve dhe rasteve te pa numëruara te atyre qe e kane pare."
 
Disa veçori dhe dobi te kesaj nate


Thotë Allahu i Madheruar:

" Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjujt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje ".
(Kadr 4)


D.t.th: si rezultat i bereqetit te kësaj nate, shtohet edhe numri i zbritjes se melaikeve (engjujve) ne toke. Melaiket zbresin se bashku me bereqet e mëshirë sikurse zbresin gjate kohës se këndimit te Kur'anit Famelarte, ose ne ndejat e diturisë, mbi kërkuesit (studentet) e diturisë i zgjerojnë-vendosin krahët e tyre, si nder dhe mëshirë për ta.



" Ajo (që përcakton Zoti) është paqe…".(Kadr 5)

Ka thënë Muxhahidi:


"Ajo është e pastër, shejtani ne te nuk mund te bej ndonjë te lige ose te keqe."


Ndërsa Sha'biu thotë:


"Bien selam mbi ata qe qëndrojnë ne xhamia (duke u falur) deri ne mëngjes."

Transmetohet nga Ebu Hurejre:

"Vërtet melaiket ne këtë nate janë me shume se numri i rërës".

Ndërsa ne koment te :


" Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë" (Duhan 4)

Katadeja dhe te tjerët kane thënë:

" Ne këtë nate përcaktohen çështjet; caktohen exhelet (vdekjet-lindjet) dhe rizku ".



Ibni Kethiri transmeton nga Ka'bi, i cili ka thënë:

" Sidretul Muntehaja është ne kufi-skaj te qiellit te shtate, ne afërsi te Xhennetit, ajo është kufiri i ajrit te dunjas dhe Ahiretit. Pjesa e larte e saj është ne Xhennet ndërsa trupi dhe degët janë nen Kursi. Ne te ka melaike, numrin e te cilave nuk e di kush pos Allahut, ne te cilat (dege) e adhurojnë Allahun. Ne çdo vend ka melaike ndërsa vendi i Xhibrilit është ne mes. Allahu e thërret Xhibrilin qe me te gjitha melaiket, qe banojnë ne këtë peme, te zbrese ne çdo Nate te Kadrit, duke i dhënë çdo engjulli mëshirë për besimtaret. Zbresin me Xhibrilin gjate perëndimit te diellit dhe nuk ka moment gjate Natës se Kadrit e te mos këtë ndonjë melek ose ne sexhde ose ne Kijam (qëndrimi ne këmbë gjate namazit) duke u lutur për besimtarët dhe besimtaret. Hyjnë ne çdo vend përveç ne kisha, sinagoga, ne shtëpitë ne te cilat ka puta, ne vendet e ndyta, ne kafenetë e alkoolit, etj. Këto melaike gjate tere natës luten për besimtaret ndërsa Xhibrili nuk lëshon musliman pa i fol doreperdore. Shenjat e kësaj përshëndetje janë: Rrëqethja e lëkurës, butësia e zemrës, lotimi i syve, etj. Këto pra ishin disa nga shenjat e përshëndetjes se Xhibrilit".

Pastaj thotë Ka'bi se:

" Ai, i cili thotë tri here " La Ilahe Il-la Allah " gjate kësaj nate, Allahu i Madherishem me njërën prej tyre e fal, me tjetrën e shpëton nga zjarri ndërsa me te treten e fut ne Xhennet."


I thamë Ka'b El Ahbarit:

" O Ebu Is'hak! Vetëm te sinqertit (janë ata qe e bëjnë këtë). Tha: Pse, a thotë kush pos te sinqertëve Natën e Kadrit
" La Ilahe Il-la Allah "? Pasha Atë, ne dorën e te Cilit është shpirti im, për munafikun (hipokritin) dhe kafirin (pabesimtarin) kjo nate është me e rende sesa te bartin mbi supe një kodër. I pari i cili ngritët ne qiell është Xhibrili, i cili ngritët derisa te arrije ne pjesën me te larte te diellit, ku i shtrin krahët e tij, respektivisht dy krahë te tij te verdhe, te cilët nuk i shtrin përveçse ne këtë çast dhe keshtuqe diellit nuk i duken rrezet, pastaj i thërret melaiket dhe ngritën. Bashkohet drita e melaikeve dhe drita e krahëve te Xhibrilit, pastaj ngritën ne mes te qiellit te dynjas dhe tokës, duke kërkuar falje, duke bere dua për besimtaret dhe besimtaret dhe për atë, qe ka agjëruar me vetllogaritje dhe sinqeritet."

Me pastaj hyjnë ne qiellin e dynjasë dhe ulen ne grupe. Tubohen melaiket e qiellit te dunjase dhe i pyesin për çdonjëri dhe grua. U tregojnë derisa thonë se çfarë beri filani, pastaj çfarë beri filani, si e gjetet filanin këtë vit? Sa i përket filanit, vitin e kaluar ishte namazli i mire ndërsa ne këtë vit ka qene bidatxhi (risimtar)- iu përgjigjën. Ndërsa sa i përket filanit- vazhdojnë melaiket-, vitin e kaluar ishte i larguar nga ibadeti kurse këtë vit ishte prej te devotshmeve keshtuqe edhe istigfari (kërkimi falje për te) i takon këtij. Filanin e filanen i gjetëm duke e përkujtuar Allahun, filanin e gjetëm ne ruku, filanin ne sexhde ndërsa filanin duke lexuar Kur'an. Kështu vazhdojnë duke treguar gjate tere ditës e natës derisa te arrijnë ne qiellin e dyte, ku kalojnë një dite e nate, sikurse qe kalojnë edhe ne te gjithe qiejt tjerë. Kështu vazhdojnë derisa te arrijnë ne Sidretul Munteha, e cila iu drejtohet:

"O banoret e mi! Me tregoni për njerëzit, emërtomëni ata mua, sepse Unë ndaj jush kam te drejte dhe se Unë i dua ata qe i donë Zoti. Ka'b El Ahbari rrëfen se ata ia numërojnë asaj burrat dhe gratë me emrat e tyre dhe te baballarëve te tyre. Pastaj kthehet Xhenneti kah Sidretul Munteha e i thotë: Me trego çfarë te treguan banoret tu? Sidretul Muntehaja i tregon. Thotë Xhenneti: Allahu e mëshiroftë filanin e filanin! O Allah! Mi sjell sa me pare mua...Xhibrili arrin ne pozitën e tij me pare se te tjerët dhe e lajmëron Allahun se filanin e kishte gjetur ne sexhde, për te cilin edhe kërkon falje Xhibrili. Kur ta dëgjojnë bartësit e Arshit këtë nga Xhibrili, thonë: Allahu e mëshiroftë filanin e filanen! Thotë Xhibrili: O Zot! Këtë person vitin e kaluar e kam gjetur duke vepruar sipas traditës se Pejgamberit (sunnetit) ndërsa këtë vit e gjeta duke bere risi (bidate) dhe i larguar nga ajo qo Ti ke urdheruar. Thote Allahu: O Xhibrli! Nese pendohet dhe me kerkon falje pak çaste para se te vdes do t'ia fal. Xhibrili thotë: Ty te takon falënderimi o Zoti im! Ti je me i mëshirshmi Mëshirues!, Ti je me i mëshirshëm për krijesat Tua sesa ata për vetvete, dhe çka ka ne qiej thonë: Falënderimi te takon Ty o Mëshirues! Falënderimi te takon Ty o Mëshirues! Shejtani gjate kësaj nate nuk mund te del deri ne mëngjes dhe s'ka mundësi qe askujt t'i shkaktoje asgjë te keqe. Asnjë sihirbaz nuk mund te bej magji."

Sha'biu ka thënë:

" Nata e saj (për nga vlera) është si dita e saj (Natës se Kadrit) dhe anasjelltas (d.t.th: dita e saj është sikurse nata e saj) ".

Ferrau ka thënë:


" Allahu, Natën e Kadrit, nuk përcakton veçse lumturi dhe begati, ndërsa ne netët tjera përcakton fatkeqësi dhe dënime".
 
Duaja ne këtë nate

Transmeton Aisheja, gruaja e Muhammedit (a.s.), se ajo kishte pyetur Muhammedin (a.s.) çfarë te bënte nëse do ta gjente-qëllonte natën e Kadrit? Muhammedi (a.s.) i kishte thënë:

" Thuaj: O Zoti im! Ti je Falës dhe e do faljen andaj te lutem me fal!"

Transmetohet se Muhammedi (a.s.) thoshte:

" Te kërkoj mbrojtje me kenaqesine Tënde ndaj hidhërimit Tënd dhe me faljen Tënde ndaj ndëshkimit Tënd ".

Për te mos i cekur te gjitha duatë e cekura ne libër, ne sollëm një dua përmbledhëse, te thënë nga Shejhu Sha'ravi:

" O Zoti im! Te lus për çështje te mire, dua te mire, shpëtim te mire, vepër te mire, jete te mire, vdekje te mire, me përforco (ne fenë Tënde), ma rendo peshoren e veprave te mira te mia. Ma ngrit gradën, pranoma namazin dhe m'i fal mëkatet. Te lus për pozita te larta ne Xhennet…Amin! O Zot! Te lus te ma përmirësosh gjendjen time, te ma pastrosh zemrën time, te ma mbrosh moralin, te ma ndriçosh zemrën dhe te mi falesh mëkatet. O Zot! Me shpëto nga zjarri!".



F U N D
 
Redaktimi i fundit:
shume interesante te gjitha shkrimet...me pelqyen dhe bravo dhe sigurisht flm per kete ..
 
shume interesante te gjitha shkrimet...me pelqyen dhe bravo dhe sigurisht flm per kete ..

Sps ! :)



Transmeton Ibni Abbasi:

" Pejgamberi a.s thotë kur bëhen nata e kadrit melekët nga qiejt ku bashkë me to është dhe Xhebraili a.s në duart e tyre kanë flamuj. Njërin nga flamujt (flamurin e faljes) e vendosin tek varri im, një tjetër (flamurin e bujarisë) e vendosin në Mesxhidi Makdis (në Izrael), një tjetër (flamurin e mëshirës) në Mesxhidi Haram (Mekke) dhe një tjetër (flamurin e falenderimit) e vendosin në malin Turi Sina (mali ku ka folur Musai a.s me All-llahun xh.sh). Atë natë melekët nuk lënë asnjë besimtarë pa përshëndetur me fjalën (paqja dhe mëshira e All-llahut xh.sh qoftë mbi ju). Përveç atyre që vazhdojnë të përdorin alkoolin, të hanë mishin e derrit dhe atyre që lyhen ose lyejnë flokët me safran."


Në hadith thuhet se në këtë natë All-llahu xh.sh e lidh shejtanin në mënyrë që të mos ngacmojë asnjeri. Në këtë natë nuk realizohet asnjë magji, apo diçka tjetër negative. Në atë dhe dita është e pastër sikur nata.


Në këtë natë mund të falim 2 rekat namaz duke kënduar 1 Fatiha dhe 7 Ihlas.(Kul-huwallahun). Pas namazit 70 herë Estagfirull-llah..All-llahu xh.sh i fale gjynahet e tij dhe të prindërve të tij. Gjithashtu i jep melekë në atë botë për ti shërbyer atij. (Tefsiri Hanefi).

Dialogu midis Pejgamberit Musa a.s dhe All-llahut xh.sh:

Musa: O Zot dua ti afrohem mëshirës Tënde.

Allahu:Mëshirës Time i afrohen ata të cilët qëndrojnë zgjuar natën e kadrit duke më adhuruar Mua

Musa: Dua të arrije mëshirën Tënde.

Allahu: Atë e arrijnë ata të cilët Natën e Kadrit ndihmojnë të dobëtit.

Musa: Dua të kaloje urën e Siratit me shpejtësi

Allahu:
Atë e kalojnë ata të cilët Natën e Kadrit u japin zekat ose lëmoshë të varfërve.

Musa: Dua të jem nën hijen e pemëve të xhenetit.

Allahu:
Aty do jenë ata të cilët përmendin Allahun shumë Natën e Kadrit.

Musa: Dua të shpëtoj nga zjarri i Xhehennemit.

Allahu: Nga ai do shpëtojnë ata të cilët kërkojnë falje Natën e Kadrit deri në mëngjes

Musa: Dua të fitoje kënaqësinë Tënde.

Allahu: Atë e fitojnë ata të cilët Natën e Kadrit falin të paktën 2 rekat namaz me sinqeritet.
 
LoverB shum interesante dhe flm qe i solle..Allahu xh .sh te shperbleft


Urimee Nata e Kadrit..duke shpresuar qe te jete bash sontee..Allahu xh.sh na pranoft lutjet namazet dhe agjerimin..
 
Faleminderit per kto Loverboy Allahu Xh.sh ta shperbleft me qdo te mir ne jet
edhe un them Urime Nata e Kadrit
por suriana nata e kadrit ka qen mbrem te ne :D ne Kosov
 
Faleminderit per kto Loverboy Allahu Xh.sh ta shperbleft me qdo te mir ne jet
edhe un them Urime Nata e Kadrit
por suriana nata e kadrit ka qen mbrem te ne :D ne Kosov

nata Kadrit ka fillu mbrem mas 12..eshte edhe sot e sontee Ghost :D
 
Flm dhe Allahu na beft prej te shpetuarve...
 
Amin insha-Allah te gjitheve na shperblen me Xhennetin Firdews:)
 
Pe: Nata e Kadrit

shume meterale te bukura Allahu na falte gjitheve dhe na pranofte te gjitha lutjet tona,,,
 
Pe: Nata e Kadrit

Gezuar festen te gjith besimtarve mysliman :)
 
Pe: Nata e Kadrit

Allahu nga pranofte lutjet tona...ne kete nate qe eshte me e vlefshme se nje mije muaj
 
Pe: Nata e Kadrit

Sonte!.....
 
Titulli: Nata e Kadrit

Supozohet se sonte Karamele.
 
Pe: Nata e Kadrit

ahahahahahahahahhaha hahahaahahahhahahahahaha sa kam qesh loverboy ma lexo pak mua aty se kur do vdes ahahahahhahahaha omg ahahahahaaahahahahahahahahaahahahahahhahaahahahha ahhahaahah
 
Titulli: Pe: Nata e Kadrit

ahahahahahahahahhaha hahahaahahahhahahahahaha sa kam qesh loverboy ma lexo pak mua aty se kur do vdes ahahahahhahahaha omg ahahahahaaahahahahahahahahaahahahahahhahaahahahha ahhahaahah

Me fal, nuk eshte rubrika e humorit ketu, ke ngaterruar. Trego respekt, perndryshe mos i fut hundet ku s'duhet, kur s'ke cfare per te thene ne lidhje me temen. Mos qesh me monitorin tend.

Tung !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top