NASA paralajmëron pasoja katastrofike për shkak të ngrohjes globale

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
artic_480x300_ap.jpg


Një studim i agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, paralajmëron se Toka mund të kalojë gjatë këtij shekulli nëpër ndryshime të shpejta dhe katastrofike për shkak të ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu, nëse lejohet arritja e kufirit limit të sigurinë që është dy gradë Celsius.

Shkencëtarët e NASA-s kanë studjuar kushtet klimatike parahistorike gjatë periudhave të kaluara interglaciale, kohën mes periudhave të akullit, dhe i kanë krahasuar ato me periudhën aktuale.

VOA raporton se periudha e fundit interglaciale përfundoi rreth 115 mijë vjet më parë, kur temperaturat ishin një gradë Celsius më të ulëta se sot dhe nivelet e deteve gjashtë metra më të lartë.

Udhëheqësi i studimit të NASAs, Xhejms Hansen tha se rezultatet tregojnë se klima e Tokës është më delikate se sa kanë sugjeruar përllogaritjet më të fundit. Ai e përshkroi nocionin e ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu me një ngritje prej dy gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale si “recetë për shkatërrim”.

Studimet, përfshirë edhe ato të NASAs, tregojnë se temperatura e sipërfaqes së tokës është ngritur 0,8 gradë Celsius që nga viti 1880 dhe po vazhdon të rritet me 0.1 gradë çdo dekadë.

B:lajmifundit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top