Nano: Rama-Berisha, ja 7 këshillat që të mos humbisni raundin e III

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
54022_4.jpg


TIRANث-Fatos Nano përshendeti sot takimin e djeshëm mes Kryetarëve Berisha e Rama. Sic bën të ditur 'Lëvizja Nano President', takime të tilla duhet te jenë normalitet dhe pjesë e një kulture dhe sjelljeje natyrale, të vetvetishme për liderët politikë shqiptarë.

Sipas kësaj Lëvizje, Nano thekson se nëse bëhet ai President, ai si kryetar shteti do mbledhë në takime rutine liderin e opozitës dhe kreun e qeverisë.

“Fatos Nano siguron se nëse do të jetë Presidenti i Republikës, ai do të angazhohet me të gjitha kapacitet politike, institucionale e kushtetuese që mbart detyra e Kreut të Shtetit që të instalojë në njërën prej ditëve të javës, një traditë të përjavshme e të përhershme Mëngjesi pune, reflektimi dhe Lutjesh, mes Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe Liderit të Opozitës. Ky angazhim vjen si domosdoshmëri për përmirësimin e klimës politike si edhe për të ndërtuar së bashku një traditë të qenësishme dialogu, komunikimi, bashkërendimi, ndërshkëmbimi parimor idesh dhe opinionesh për zhvillimet në vend e më gjerë, por edhe për të nxitur perparimin e axhendës së integrimit europian te Shqiperisë”.

Edhe pse përshëndeti takimin mes Ramës dhe Berishës, sipas Fatos Nanos, ky takim nuk prodhoi asnjë emër presidenti duke cuar kështu në djegien e raundit të II të votimit të presidentit në Parlament.

Në këtë pikë, Fatos Nano u bën thirrje Kryetarëve Berisha e Rama, që 'për të mos humbur shansin e tretë në Raundin e tretë të votimit për President, e kësisoj për të mos rrezikuar edhe shansin e tretë të Shqipërisë për të marrë Statusin Kandidat në BE vjeshtën që vjen duke renditur 7 pika qe sipas tij, duhen marre parasysh'.

7 sugjerimet e Nanos per Ramen e Berishen
1. Të jenë këmbëngulës dhe mirëbesues për takime e negociata të vazhdueshme parimore, transparente e qëllimlarta me njëri-tjetrin e të tjerët për të mbërritur në produktin më të mirë, duke zgjedhur Presidentin më të mirë për shqiptarët.

2. Të mos funksionojne axhendat politike partiake, te mos lejojne lojërat meskine për pushtet, planet e projektet për ekulibra të politikës së ditës qeverisëse apo opozitare, apo në funksion të zgjedhjeve të vitit 2013, te erresojne rëndësinë parësore që ka zgjedhja e Presidentit të Republikës, si hap i parë për të vazhduar me përmbushjen e të gjitha reformave të cilat do të bëjnë të mundur që Shqipëria ta meritojë Statusin Kandidat në BE. Fatos Nano siguron se nëse do të jetë Presidenti i Republikës, ai do të bëhet garant i kushtetutës, garant i përmbushjes së të gjitha reformave, si edhe garant e i përkushtuar që, të gjithë së bashku. Presidenti dhe Liderat Politikë të angazhohen plotësisht që në vitin 2013 në Shqipëri të organizohen zgjedhjet e para themeluese të lira, të ndershme e te pakontestuara, si shprehje e vullnetit, kulturës politike dhe standarteve më të mira Europiane.

3. Të mos fetishizohet konsensusi, sikurse u fetishizua derimësot proçesi. President Republike nuk do të zgjidhet as Konsensusi, e as Proçesi. President Republike do të zgjidhet emri dhe personi konkret. Konsensusi nuk duhet të jetë një fjalë e pakuptueshme për shqiptarët, të cilën e dine vetëm Kryetarët. Konsensusi nuk duhet të bëhet lojë e Kryetarëve për të fshehur apo ushqyer axhendat meskine e lojërave për pushtet. Konsensusi kërkohet të bëhet një fjalë e thjeshtë, e lexuar dhe kuptuar lehtë e parimisht nga të gjithë shqiptarët. Konsensusi për shqiptarët duhet të jetë: një proçes mirëbesimi dhe mirëkuptimi për bashkërendim e bashkëvendosje nga të gjitha palët politike të përfaqësuara në Kuvend. Konsensusi nuk duhet të arrihet për hir të konsensusit e në dëm të produktit, pra të cilësisë së zgjedhjes së Presidentit. Të mos përdoret fjala konsensus si alibi për të përmbushur profecinë e shqiptarit të mençur e të madh Arbën Xhaferri kur ka paralajmëruar disa ditë më parë se: “… Ata që kanë ndikim, kërkojnë të kundërtën: një president-pulë, që nuk e turbullon ujin…” Konsensusi duhet të sjellë një President si Simbol të Unitetit Kombëtar të shqiptarëve, e jo si Simbol të unitetit të Kryetarëve. Konsensusi, kërkohet të sjellë një President mbi palët, të pandikueshëm, të patrysnueshëm, e të pajoshshëm nga palët apo pushtetet e palëve. Kërkohet një President që të perbashkojë interesat dhe te perfaqsoje unitetin e të gjithë shqiptarëve kudo që janë, ashtu sikurse edhe interesat, nevojat e strategjitë e partnerëve euroatlantikë. Kërkohet një President që t’iu dale për zot institucioneve të pavarura, si edhe me një shpirt prej sipërmarrësi politik, negociator i sprovuar dhe komunikator i drejtë, i aftë për ta përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në të gjitha tryezat dhe partneritetet euroatlantike.

4. Konsensusi, pra proçesi i mirëbesimit, mirëkuptimit për bashkërendim dhe bashkëvendosje, ndërsa synon daljen me një kandidat të bashkëvotuar dhe gjithëpranuar nga të gjitha palët, nuk ka pse të përjashtojë mundësinë e një dakordësimi që në pamundësi të marrëveshjes për një kandidat të përbashkët, të lejohet me njemendësim dhe vullnet mirëbesues një garë e lirë dhe e ndershme në Kuvend, gjë që do të sjellë që nga konkurimi i Kandidatëve më të mirë të fitojë ai që merr besimin e shumicës së vullneteve të lira të deputetëve. Një kandidat i përbashkët dhe i bashkëvotuar do të dëshmonte pjekurinë e klasës politike shqiptare, por edhe dakordësimi e mirëbesimi për një garë të lirë e të ndershme do të dëshmonte pjekurinë e demokracisë shqiptare. Fatos Nano është i gatshëm për të dyja mundësitë. Fatos Nano e sheh veten si inkurajues dhe ndërtues i një Aleance të Madhe të Mirëbesimit.

5. Fatos Nano ndonëse i lënduar dhe mosaprovues nga ngurrimi i Edi Ramës për ta mbështetur politikisht dhe me firma deri tani emrin e tij në mundësinë për të Kandiduar për President, shprehet mirëbesues deri në përfundim të proçesit, dhe e inkurajon Edi Ramën që të jetë vijë e hapur komunikimi, këshillimi dhe ndërshkëmbimi idesh dhe opinionesh me të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë në proçesin e zgjedhjes së Presidentit, qoftë me ata që janë të thirrur për të marrë vendime, qoftë me ata që kanë shpallur ambicjen dhe përgjegjshmërinë për të konkuruar për detyrën e Kreut të Shtetit. Fatos Nano e fton Edi Ramen që të mos i shmanget garës dhe konkurimit me maxhorancën, me emra dhe vlera më të mira e më përfaqësuese, si edhe e këshillon që të mos e përjetojë të qenurit në pakicë si gjendje mentale dhe psikologjike pamundësie, por si gjendje politike shansesh dhe mundësie për kontrubite dhe rritje. Pakicat nuk duhet tu shmangen kurrë garave e konkurimeve. Pakicat rriten vetëm nëpërmjet konkurimit dhe garave.

6. Njëkohësisht Fatos Nano shpreh mirëbesimin dhe fton Kryeministrin Berisha që të mos shohë e as interpretojë tek Fatos Nano një Instrument politik aktiv, por një politikan parësor e të sprovuar, një shtetar që ka shërbyer për shumë herë e vite në Krye të Qeverisë, një protagonist për shkak të rolit dhe modelit politik që ka përfaqësuar, duke iu dedikuar të përbashkëtës. Fatos Nano prej vitesh nuk konkuron e as bën pjesë më në jetën aktive dhe të politikës së ditës nën ndonjë sigël partie. Fatos Nano është i vetëofruar për të shërbyer bazuar në të gjitha dijenitë, përvojën, dijet, kapacitetet e tij si politikan paresor, por mbi të gjitha si shërbëtor publik e shtetar. Fatos Nano është gjithashtu i ndërgjegjësuar dhe ndjen përgjegjshmërinë se një klasë politike që nuk jep dot produkte apo jep produkte të këqija për popullin e saj, meriton të konkurohet.

7. Fatos Nano shfrytëzon rastin për të falenderuar dhe shprehë vlerësimin dhe mirënjohjen e thellë për të gjithë partnerët ndërkombëtarë, për misionin e tyre mjaft të çmuar dhe qëllimmirë ndaj Shqipërisë, tejkalimit te krizës e ngërçit politik, inkurajimin e zhvillimeve pozitive në Shqipëri, si edhe për përparimin e axhendës së integrimit në BE. Fatos Nano shpreson e uron që klasa politike shqiptare do të dëshmojë maturi të mjaftueshme që në respekt të kujdesit dhe ndihmës së vyer të partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të Ambasadorit të SHBA Aleksandër Arvizu, Ambasadorit të BE Etore Sekui dhe Ambasadorit të OSBE Eugen Volfarth, të arrijë marrëveshjen e shumëpritur për ta mikpritur me meritë dhe pjekuri të dërguarin e Komisionerit Stefan Fule, Stefano Sanino i cili vjen në Shqipëri në dt 7 qershor.

Balkanweb.com
 
Pe: Nano: Rama-Berisha, ja 7 këshillat që të mos humbisni raundin e III

Nano...sikur te ishte nga e mbara do kish ec shqiperia me kete
 
Titulli: Nano: Rama-Berisha, ja 7 këshillat që të mos humbisni raundin e III

Intelektualët në mbështetje të Nanos: Ka kriteret për një President të denjë


54184_1.jpg

TIRANE - Një grup intelektualësh shqiptarë u bëjnë apel krerëve të grupeve parlamentare të mbështesin kandidaturën e ish-kryeministrit Fatos Nano për postin e kreut të shtetit.

Përmes një letre të hapur, intelektualët nënvizojnë se “Fatos Nano përmbush të gjitha kriteret personale, politike dhe kontekstuale për të qenë një President i denjë e Republikës, duke pasur kapacitetin real për të qenë i pavarur, mbi palët dhe garantues i pavarësisë dhe evoluimit të institucioneve të pavarura për t’i ndarë ata përfundimisht nga loja politike partizane, për t’i bërë ato funksionale dhe në shërbimit të shtetit e jo në shërbim të palëve.”

“Duke mbështetur Fatos Nanon si kandidat për President të Republikës, formësojmë një precedent të ri dhe pozitiv për demokracinë shqiptare: përfilljen e trashëgimisë sonë politike me të gjithë vlerat dhe problemet e saj, por që mund të jetë në shërbim të vendit, institucioneve dhe demokracisë shqiptare shumë më tepër sesa formulat e tjera që prodhojnë një president nga një proces negociues i mbyllur e i kufizuar.”- vijon më tej letra.

Sipas intelektualëve, Nano përfaqëson vlera liberalizuese dhe demokratike në traditën tonë të re politike, “me reformimin e së majtës së vjetër shqiptare, me reformat e para liberalizuese për shoqërinë dhe ekonominë shqiptare dhe me reformat demokratizuese të gjysmës së dytë të viteve ‘90-të; me marrëveshjet historike mes të majtës dhe të djathtës, ku Nano ka qenë protagonist i dorës së parë duke i dhënë vendit hope dhe avancime të rëndësishme demokratike; me zgjedhjet e lira të organizuara në kohën e qeverisjes së tij dhe me rrotacionin paqësor të pushtetit Fatos Nano ka vendosur precedentë por aq të rëndësishëm sa gurët kilometrikë të një demokracie të re; me dorëheqjen e tij nga Kryetar i Partisë Socialiste në 2005, Fatos Nano ka instaluar në jetën politike shqiptare precedentin e përtëritjes së elitave politike në këtë vend duke i dhënë frymëmarrje dhe konkurrueshmëri skenës sonë politike.”

Thirrja është firmosur nga:
1.Ylli Popa
2. Dhori Kule
3. Moikom Zeqo
4. Gjergj Sinani
5. Adrian Civici
6. Mihal Tase
7. Arben Gjata
8. Ksenofon Krisafi
9. Aferdita Jonuzi
10. Petrit Malaj
11. Leonard Solis
12. Luan Bregasi
13. Zef Preci
14. Artan Santo
15. Bajram Muco
16. Shaban Sinani
17. Edit Mihali
18. Sulo Haderi
19. Ali Ahmeti
20. Uke Ibrahim Rugova
21. Thimio Kondi
22. Kujtim Cashku
23. Pirro Milkani
24. Ekrem Bardha
25. Arjan Gjonca
26. Anton Lulgjuraj

(er.nu/BalkanWeb)
 
Titulli: Pe: Nano: Rama-Berisha, ja 7 këshillat që të mos humbisni raundin e III

Presidenti, Nano: Jo lojë kungulleshkash, nëse PS lëngon unë kthehem

TIRANث- Ish-kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano i ka dërguar sot një mesazh kreut të PS-së Edi Rama, duke i thënë se nëse PS do të vijojë të lëngojë sic po bën, ai atëherë do të rikthehet.

“PS është partia ime e zemrës, nëse ajo vijon edhe lëngon sic po e bën atëherë unë do i kthehem me gjithë zëmër”,- deklaroi Nano pas takimit me ambasadorin Arvizu.

Pas takimit i cili zgjati rreth 60 minuta, Nano apeloi që emrat e kadidatëve për postin e kreut të shtetit, të mos kthehen në lojë 'kungulleshkak' ndërmjet palëve, ndërkohë që u shpreh optimist për fitore nëse gara do të jetë e ndershme.

“Kjo nuk besoj se duhet marrë seriozisht, një lojë kungulleshkash që nuk po arrikan dot për kandidaturën time. Cështjet për të cilat po flasim janë më të rëndësishme se interesat që paraqet Rama dhe Meta. Unë jam i vëmendshëm se cfarëdo iniciative të mos shtojë konfiiktet, por ti zgjidhë. Unë nuk do të dëshiroja që opozita të bojkotojë seancën, nuk duhet. Nëse ka një garë të lirë dhe të ndershme, unë jam optimist se do ta fitoj”,- theksoi Nano.

Duke siguruar se ai do të ishte një president mbi palët, Nano tha se do të largohet nga gara presidenciale në momentin që do të zgjidhet Presidenti i ri i Republikës. Ndërkohë, sa i takon kandidaturës së Zaganjorit, Nano u shpreh se ai ka mbështetjen vetëm të maxhorancës.

"Unë besoj se një zgjidhje e pranueshme demokratike, është edhe një garë mes përfaqësuesve të dy palëve, nuk është i mundur konsensusi i plotë. Ka një konsensus të maxhorancës që nuk përfshin konsensusin e opozitës, ka kërkesë të opozitës për të ndryashuar ofertën e PD dhe sic ka mazhoranca ofertë që PS të paarqersë kandidatët e saj,. Unë do të largohem nga gara, me dashamirësi në momentin kur të zgjidhet presidenti i ri",- theksoi Nano.

Ndërsa ende nuk është përcaktuar se kur do të mbahet raundi i tretë për presidentin, kandidati për postin e kreut të shtetit Fatos Nano ka intensifikuar takimet dhe përpjekjet për ambicien e tij. Paraditen e sotme (rreth orës 11:30), ish- lideri i së majtës është takuar me kreun e prezencës së SHBA-së në Tiranë, Alexandër Arviu, në një nga lokalet e ish -bllokut në kryeqytet, ndërkohë pas takimit Nano iu përgjigj interesit të gazetarëve, ndërkohë që nuk pati një prononcim të ambasadorit amerikan.

NANO TAKIME INTENSIVE
Nano ka njoftuar një ditë më parë se ka nisur takimet intensive me aktorë e faktorë kuvendorë, politikë nga i gjithë spektri, partnerë euroatlantikë, përfaqësues të shoqërisë civile, intelektualë, akademikë, etj, ai inkurajon drejtuesit e lartë politikë, Kryetarët e Partive Politike të përfaqësuara në Kuvend që të mos humbasin asnjë çast, asnjë rast, asnjë ditë më tepër duke u përkushtuar plot mirëbesim për tu dhënë zgjidhje e zgjedhje shqiptarëve dhe për të përmbushur të gjitha kriteret dhe detyrimet që ka vendi ynë përpara BE, në mënyrë që të meritojmë marrjen e Statusit Kandidat në BE.

Kuvendi ka konsumuar raundin e parë dhe të dytë për zgjedhjen e Presidentit pa votim, në mungesë të një kandidati konsensual. Raundi i tretë për presidentin do të vendoset në seancës plenare të së enjtes, pasi palët sërish nuk kanë arritur konsensus. Maxhoranca propozoi kandidaturën e gjyqtarit Xhezair Zaganjori për postin e Kreut të shtetit, por pa e depozituar zyrtarisht në Komisionin e Ligjeve, ndërkohë që opozita u shpreh kundër saj, duke e konsideruar kandidaturë të njëanshme nga ana e shumicës.

ZGJEDHJA E PRESIDENTIT
Presidenti i Republikës, sipas nenit 87 të Kushtetutës, zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime. Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të pikës 1 të këtij neni. Pas ndryshimeve që iu bënë tekstit të kushtetutës në prill 2008, në raundin e pestë të votimit në parlament, Kreu i shtetit mund të zgjidhet edhe me një shumicë prej 71 votash. Ndërkohë që në proceset parardhëse Kreu i shtetit është zgjedhur me shumicë të cilësuar, 84 vota.

(e.m/BalkanWeb)
 
Back
Top