Namazit të natës, si falet dhe çfarë lutje duhet të bëhen dhe në sa ora.

sec_l

NJERI I THJESHT
Namazi nafile (vullnetar) që falet pas namazit të jacisë pa rënë në gjumë, quhet "namaz nate", kurse ai që falet pasi të kemi fjetur pak dhe jemi zgjuar për ta falur atë enkas, quhet "namazi tehexh-xhud". Ky mund të falet 2 e më shumë 12 rekatë. Më mirë është që pas çdo dy rekatësh të jepet selam. Falet si sunneti i sabahut me dallim nijetin. Koha e tij është pas namazit të jacisë e deri në namazin e sabahut, më e përshtatshme është pas mesnate e deri në sabah.

Vetë Muhammedi a.s. e ka pasur obligim këtë namaz, ndërsa ne si ummet i tij e kemi mustehab, e pëlqyeshme.

Për këtë namaz Muhammedi a.s. ka thënë:

"Vazhdoni të falni namazin e natës, sepse ky është iabdet i njerëzve të mirë që kanë jetuar përpara jush. Namazi i natës të afron te All-llahu, të mbulon (shlyen) mëkatet, të ruan nga sëmundjet trupore e të largon nga kryerja e mëkateve" (Tirmidhi, Deavât, 101)

Në një hadith tjetër ai ka thënë:

"All-llahu e mëshiroftë atë njeri i cili zgjohet natën dhe fal namaz, e zgjon dhe gruan e vet, e nëse nuk zgjohet i hedh pak ujë kah fytyra. Po ashtu All-llahu e mëshiroftë atë grua e cila zgjohet natën dhe fal namaz, e zgjon dhe burrin e saj, e nëse nuk zgjohet i hedh pak ujë kah fytyra (për t'u zgjuar për namaz nate)" (Ebu Davudi, Tetavvu', 18; Vitr, 13).





Pas faljes së këtij namazi mund t'i drejtohemi Zotit me ndonjë dua të veçantë që e kemi për vete dhe për familjen tonë, si dhe për mbarë muslimanët e botës. Insha'allah këto dua e lutje nuk refuzohen nga i Madhi All-llah xh.sh., sepse bëhet kur ti je në vetmi me Zotin, larg çdo mburjeje e syefaqësie.



All-llahu ju bekoftë dhe ju mëshiroftë!

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top