Nafta, ulje çmimi 50% në tregjet ndërkombëtare, në Shqipëri 10%

اmimi i naftës në tregjet botërore ka vijuar të bjerë më poshtë se 50 dollarë për një fuçi. Ekspertët ndërkombëtare vlerësojnë se kjo ulje po vjen si pasojë e spekulimeve mes tregjeve të ndryshme.
Ulja a çmimeve po shqetëson BE-në, për rrezikun e një deflacioni. Rrezik që nuk shqetëson tregun e pandjeshëm shqiptar, të paktën për pjesën e karburanteve.

اmimet në këto ditë janari pak ka ndryshuar nga ato të muajit dhjetor. Në pikat e karburantit, një litër naftë tregtohet 165 deri në 172 lekë, ndërsa çmimi i benzinës shkon deri ne 174 lekë për litër.
Krahasuar me një vit më parë, çmimet në tregun tonë kanë rënë më pak se 10%, ndërkohë që në tregun ndërkombëtar rënia është 5 herë më e lartë.

Për këtë arsye, por edhe për faktin se tregtarët bëjnë ndryshime të njëjta në çmime, Autoriteti i konkurencës po zhvillon një hetim të thelluar në tregun e karburanteve në vend.

Vendimi i Autoritetit të Konkurencës pritet të bëhet i ditur brenda këtij muaji. Ndërsa drejtuesit e automjeteve do të duhet të vazhdojnë t’u gëzohen uljeve të vogla të çmimeve.

(c)Pol.Al
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top