Edhe pse ka qenë një seancë e gjatë parlamentare ajo e djeshmja, kreu i Qeverisë Edi Rama nuk ka ngurruar që një pjesë të kohës ta kalojë edhe në rrjetet sociale, duke u kthyer përgjigje komentuesve për shqetësime të ndryshme.
Kështu ka ndodhur dje, teksa stafi i Kryeministrisë ka postuar në profilin zyrat të Ramës një video, program që ka qeveria për të "rilindur" edhe zonat bregdetare të Vlorës.
“Një tjetër copëz e projektit të Rilindjes Urbane që nis pas pak dhe do të shndërrojë në perla urbanistike, Vunoin dhe Dhërmiun e vjetër”, shkruan Rama në profilin e tij, çka ka sjellë një lumë komentesh të shumta jo vetëm për mungesën e infrastrukturës prej vitesh në zonën e Vlorës por edhe shqetësime të tjera të qytetarëve, që sigurisht kanë marrë përgjigje me "diplomaci" nga ana e kryeministrit. Këto janë disa nga komentet më pikante që janë shkëputur nga profili i kryeministrit Rama./Gazeta Express/