Për një kohë të gjatë në Nokia nuk kanë dashur as të vërtetojnë se diçka e tillë ekziston, e tani dihet si çmimi po ashtu edhe data e paraqitjes në shitje.
Edhe pse prej muajit maj flitet për Nokian N97 mini, versionin më të vogël dhe të përpunuar të Nokia N97 i cili tani rishtazi mund të gjendet edhe në Kosovë, dje në ngjarjen Nokia World të mbajtur në Stuttgart të Gjermanisë, Nokia e ka konfirmuar edhe zyrtarisht daljen e kësaj pajisje.
Për një centimetër më i vogël sesa modeli standard N97, ka tastierë pak më ndryshe dhe vetëm tetë gigabajt të memories të integruar (N97 ka 32 gigabajt), fotoaparat të njëjtë dhe mundësi të njëjta si vëllai i tij më i madh.
Në shitje del në muajin tetor, derisa çmimi do të jetë 450 euro.
*telegrafi*