Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Myslimanët në Gjermani, të integruar por të papranuar?

auto_15035760751-format60011503591040.jpg
Pothuajse të gjithë 4.7 milionë myslimanët e Gjermanisë ndihen të lidhur me shoqërinë në të cilën jetojnë, sipas një studimi të realizuar së fundi.

Integrimi, megjithatë, nuk është i plotë edhe anasjelltas: një në 5 gjermanë nuk i do myslimanët për fqinjë.

Studimi i kryer mbi disa shtete europiane zbuloi se 60% e myslimanëve të Gjermanisë janë pjesë e tregut të punës falë vendeve të siguruara atje, të konsideruara thuajse identike me ato të gjermanëve. Edhe niveli i papunësisë në mesin e tyre rezulton me përmirësim në rang kombëtar.

Hartuesi i raportit, Fondacioni gjerman “Bertelsmann” ka marrë në shqyrtim aftësitë gjuhësore të të vetëdeklaruarve si myslimanë, arsimin, vendin e punës dhe kontaktet e tyre shoqërore në Gjermani, Zvicër, Austri, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, pa llogaritur këtu të ardhurit pas vitit 2010.

Studimi, sipas zëdhënëses së organizatës së komunitetit gjermano-turk “TBB”, është dëshmi e faktit që shumë myslimanë ndihen të integruar, por ndeshen me një mungesë pranimi, e cila ua vështirëson afrimin në shoqëri.

Plot 73% e fëmijëve të lindur nga prindër myslimanë në Republikën Federale u rritën me gjermanishten si gjuhën e nënës. Por sërish raporti me titull “Myslimanët në Europë: Të integruar, por të papranuar?”, ka arritur të evidentojë shenja islamofobie në të gjitha vendet e përfunduara në lupën e tij.syri
 

Attachments

  • auto_15035760751-format60011503591040.jpg
    auto_15035760751-format60011503591040.jpg
    32.8 KB · Shikime: 0
Kush eshte au qe i do arabet apo emigrantet ne pergjithesi si fqinje? Lol
Ah po, vetem nese kerkon shtepi me qera te ulet
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back