Myslimanët e moderuar të Kosovës

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Myslimanët e moderuar të Kosovës

2883.jpg

Wall Street Journal: "Etiketa islamike e Kosovës mund të jetë më liberalja në botë".

Shkrim nga: "Wall Street Journal"

Më 17 shkurt, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, duke u bërë kështu shteti më i ri në botë dhe më i pazakonti njëkohësisht. Shumica e qytetarëve janë myslimanë, një gjë jo e rëndomtë në Evropë, por, për dallim nga vendet me shumicë myslimane, Kosova është jashtëzakonisht pro-amerikane dhe raportet e saj me Izraelin janë shumë të mira gjithashtu.

Asnjë vend arab nuk e ka njohur ende ekzistencën e shtetit të tij dhe vetëm Arabia Saudite ka thënë se do ta bëjë. Mbase, kjo nuk është edhe aq e çuditshme për faktin se kosovarët dallojnë në mënyrë radikale nga vëllezërit në botën arabe, më shumë se cilido popull islamik në botë.

Etiketa islamike e Kosovës mund të jetë më liberalja në botë. Gratë nuk i mbajnë ato veshjet konzervative islamike dhe të tilla nuk ka më shumë se në Manhattan për shembull.

Nuk ka aparteid gjinor, madje as në fshatrat e Kosovës. Alkooli qarkullon lirshëm nëpër restorane dhe kafiteri, aty ku mund të shihen shumë vajza me veshje moderne, njësoj sikurse edhe në çdo vend të Evropës Perëndimore. Dhe, përveç minareve që shihen në hapësirat e qytetit, nuk ka ndonjë shenjë të dukshme që mund të dëshmojë se Kosova është një vend me shumicë myslimane.

"Njerëzit këtu janë myslimanë, por mendojnë si evropianë", thotë Xhabir Hamiti, pofesor i shkencave islamike në Universitetin e Prishtinës.

Një polic amerikan thotë se "myslimanët në Kosovë identifikohen si myslimanë të lehtë".

Afrim Kastrati, i cili punon në një kafiteri, thotë: "Ne jemi myslimanë, por në fakt s'jemi".

Luan Berisha pajtohet: "Ne asnjëherë nuk e kemi praktikuar myslimanizmin ashtu siç bëhet në Lindjen e Mesme. Fillimisht jemi shqiptarë. Feja vjen e dyta".

Arsyeja për këtë qasje të relaksuar të Kosovës karshi fesë qëndron tek historia. Shqiptarët, përfshirë këtu pra edhe ata në Kosovë, janë pasardhës të paganëve antikë grekë dhe ilirëve. Ata kanë qenë fillimisht të krishterë, por nën sundimin Otoman, shumica i është kthyer fesë islame.

Dhe, arsyeja më e madhe pse kosovarët ndjenjë antipati karshi islamizmit radikal, përshkruhet vetëm me një fjalë, Amerika, vend ky i cili ka qenë Ylli Verior për shqiptarët brenda dhe jashtë Kosovës, që prej ndërhyrjes së NATO-s më 1999.

Në një hulumtim të organizatës Gallup të vitit 2004, në të cilin matej opinioni në botë për politikën e jashtme amerikane - vetëm 10 vende kanë votuar në favor të kësaj politike dhe në mesin e tyre Kosova u gjet në vendin e parë, me 88 për qind.

Në vazhdimësi është thënë se kosovarët janë aleatët më të besueshëm të Amerikës në botë. Flamujt amerikanë valojnë çdokund, përveç në enklavat e banuara me serbë, ndërkaq nëpër rrugë dhe kiosqe mund të gjesh simbole të ndryshme, ku thuhet "Faleminderit Amerikë!".

Kosovarët gjithashtu e duan edhe George Bushin, për faktin se ai e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por thjesht edhe për faktin se është president amerikan.

Dhe, Bill Clinton, i cili urdhëroi ndërhyrjen ushtarake më 1999, është shndërruar në një person të jashtëzakonshëm. Izeri Mustafa është duke e punuar bustin e ish-presidentit amerikan, i cili së shpejti do të vendoset në Prishtinë.

"Amerikanët janë miqtë tanë më të mirë në botë", thotë një kamarier në njërin nga restoranet e Prishtinës. Britanikët, thotë ai, janë të dytët.

Shqiptarët e Kosovës gjithashtu ndjejnë një mbështetje të fuqishme edhe për Izraelin. Të paktë janë ata jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët dinë për heroizmin e këtyre vendeve gjatë Hollokaustit.

"Ne ndjejmë simpati të madhe për ata që kanë pasur fatin e rëndë sikur ne", thotë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke shtuar: "Ne ishim myslimanë edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, myslimanë më të fuqishëm se tani, por edhe atëherë ne mbrojtëm hebrenjtë me jetët tona".

Profesori Hamiti ndërkaq thotë se shqiptarët kudo janë të vetëdijshëm se hebrenjtë duan t'i ndihmojnë në këtë konflikt. Dhe, hebrenjtë gjithashtu janë të vetëdijshëm dhe mirënjohës karshi shqiptarëve që shpëtuan jetët e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore".
 
Titulli: Myslimanët e moderuar të Kosovës

Nuk quditem me Wall Street Journalpo quditem me profesorin Hamiti duhet te kete turp. Nga fakti qe kurr nuk i kemi dit edhe kur i kemi dite i kemi harru gjerat nuk mund te ngritemi kurre as te kemi shtet. jemi akp per dege te kalbur e nuk do te na mbaj fare. Presidenti gjorgj bush e shkatrroi vet ameriken e shkatrroj vet boten. Israeli qka ban shkaut as nuk munet ne men me i ra.
Po qka menoni vllazni per perandorin osmane qe na ruajten teritoret te pa prekura kunder kersherise se kishes ortodokse serbo-ruse per me shume se 500 vjet.
Ose qka duhet me ba ma shum jahudit (permes amerikaneve) qe ne tju ta shohim se ata nuk kan bese ashtu siq i pershkruan edhe Kurani se ata e din dhe kan ditur te gjiitha por u munduan ta mashtrojn edhe vet zotin ata vran proftet ata e vran edhe vet "jezusin". Vllezer muslimanizmi nuk eshte vetem fe... mos harrojm se adhurimi ne Allah eshte ajo per qka jemi krijuar eshte ajo per qka marrim fryme per cdo sokonde, prandaj shqiptarizmi nuk mund te jet ne vend te pare.....
 
Me fal qe te citoj , por ky postim me sa duket eshte po i kopjuar ?..
..
 
Titulli: Myslimanët e moderuar të Kosovës

Me fal qe te citoj , por ky postim me sa duket eshte po i kopjuar ?..
..

Ky eshte progresi qe ti ofron ne nje diskutim, po sikur te te them se dhe ti kopjon, dhe madje je nje kopjues idesh, dhe bindjesh, shprehjesh dhe veprimesh, apo mos valle mendon se je njeriu i pare ne toke, qe beri gjithcka per here te pare, pa kopjuar askend....

Persa i perket temes, duhet te kuptojme se islami eshte mesim, se si i tille duhet pare, dhe persa i perket menyres se si mendon nje individ, eshte e drejta e tij, sepse njeriu mund te mendoje te kunderten e asaj qe ben, e rendesishme eshte qe njeriu te jete i sinqerte, sepse nuk ka rrugezgjidhje pa sinqeritet.

Sepse dikush ka thene; Askush nuk do te shpetoje vec atyre qe jane me te sinqertet mes tyre..."

Njeriu mund te deklaroje sa te kete deshire qe beson ne zot, apo ne drejtesi, por nese veprat e tij nuk perkojne me deklaratat, ai eshte thjeshte nje mashtrues, i mashtruar nga te tjere qe i bien rrenes cdo cast...

Nuk eshte aq e lehte te zbatosh si duhet nje religjion, dhe te jesh nje besimtar/e i sinqerte...sepse nese dikush mendon te kunderten gabohet...

Dhe ne shqiperi shume myslimane, jane te njejte si ne kosove, dhe kjo eshte nje e vertete...duam apo nuk duam ne...

Pershendetje!
 
Titulli: Myslimanët e moderuar të Kosovës

Ky eshte progresi qe ti ofron ne nje diskutim, po sikur te te them se dhe ti kopjon, dhe madje je nje kopjues idesh, dhe bindjesh, shprehjesh dhe veprimesh, apo mos valle mendon se je njeriu i pare ne toke, qe beri gjithcka per here te pare, pa kopjuar askend....

E ke gabim shume , sepse une mendimet i jap sipas llogjikes qe kam , dhe me aq pak njohuri qe kam .
Gjithsesi mqns ishim jashte teme po e lene me kaq.

Por fakti qe une nuk shkrova ndonje gje mbi artikullin , ishte sepse, do kishte qene i mekat qe ti prishej bukuria , nje artikulli me se real. nuk kishte as ti shtohej dhe as ti hiqej as edhe nje pike apo presje.. sepse per ndryshe te vret Allahu :D
 
Titulli: Myslimanët e moderuar të Kosovës

Uroj me gjithe zemer te jene te tille, pasi ne forume hasim shume muslimane radikale. Une jam i mendimit se te qenit patriot dhe fetar i zjarrte jane antonime.
 
Se ke vendin ne forum plako...
duhesh te kesh nje karrige ne deputet se je shume I madh...

Skam qka i shtoj ketij konkludimi te Nostres
 
Titulli: Myslimanët e moderuar të Kosovës

Une po ritheksoj ate qe thote nje qytetar i thjeshte kosovar :

Afrim Kastrati , qe punon ne nje kafeteri thote :"""" NE JEMI MUSLIMANE, POR NE FAKT S`JEMI !!! """""""""
 
Dhe, cfare deshironte te thoshte Afrimi me kete? Munde te na e elaborosh i cik :gjujpeshk:
 
Titulli: Myslimanët e moderuar të Kosovës

Megoje por me zemer...........!!!!
 
Titulli: Myslimanët e moderuar të Kosovës

nuk kishte as ti shtohej dhe as ti hiqej as edhe nje pike apo presje.. sepse per ndryshe te vret Allahu :D[/QUOTE]

Zoti, nuk njerez, dhe kete do ta kuptosh si duhet nje dite.

Pershendetje!
 
Titulli: Myslimanët e moderuar të Kosovës

pershendetje te gjitheve
desha ti them mikes sime te nderuar se ushtria otomane e ndau shqiperin etnike cep me cep, me siguri nuk ka dijeni per ket apo eshte e dhen vetem mbas feve te cilat nese analizojm ashtu si duhet jan e njejta, sikur se jan edhe partit ne vendet tona
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top