Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Mimoza Cika-Kelmendi

Pas sulmeve terroriste në Paris dhe Bruksel, gati çdo ditë vijnë kërcënime të reja: Islamistët po trondisin Europën me dhunë dhe frikë. Sipas një sondazhi të fundit, 62% e njerëzve në Gjermani i lidhin sulmet terroriste në Bruksel me myslimanët. Gjermania respekton prejardhjen, vlerat kulturore dhe identitetin e njerëzve me prejardhje të huaj. Por ajo nuk pranon importimin e vlerave autoritare, antidemokratike dhe fanatizmin fetar.

Nga ana tjetër: Myslimanët në Gjermani apo Evropë nuk besojnë se për ta dhe çështjet e tyre, raportohet në mënyrë të balancuar. Ata mendojnë se zgjidhja do të ishte pjesëmarrja më masive e gazetarëve të fesë myslimane në media.

Në Gjermani vetëm 5 përqind e gazetarëve janë me prejardhje të huaj.

Myslimanët shpesh janë viktimë e pamjeve të kufizuara nga jeta e tyre. Mediat më shumë pasqyrojnë probleme e konflikte se histori suksesi për njerëzit që i takojnë ketij besimi. Qysh pas sulmeve të 11 Shtatorit bota pati një konfigurim të ri, ku një rol të rëndësishëm luajti edhe media. "Të mirët dhe të këqinjtë“, ishte termi i ri dhe që u përdor për të theksuar ndryshimin midis botës së krishterë perëndimore dhe botës orientale".

Pas sulmeve te fundit ne Bruksel apo Paris ka një panik të madh mbi numrin e refugjatëve myslimanë që po strehohen ne Europe. Por realiteti hedh poshtë edhe „Mitin“e ngritur për një „shumicë myslimane“ që do të dominojë në Gjermani apo kontinentin e vjetër europian në të ardhmen. Shume studjues me të drejtë e quajnë „Propagandë të rreme“.

Sepse faktet flasin ndryshe:
Aktualisht në Gjermani (sipas statistikave zyrtare) jetojnë më shumë se 4,5milionë mylimanë (në 1972 kishte rreth 500 mijë). Ky numër përbën gati 5,5% të popullsisë gjermane prej 81.5 milionë banorë. Dy milionë nga këta myslimanë janë qytetarë gjermanë(me pashaportë gjermane). Nderkohe që popullsia gjermane perbehet nga 30% katolike dhe 61% protestante. Në gjithë Gjermaninë ka rreth 2.400 xhamia, por edhe më shumë se 45.000 kisha. Sipas studiuesve, deri në 2030, numri i myslimanëve në Gjermani do të arrijë mbi 7, 5 % të popullsisë. Në Britaninë e Madhe në 2030 pritet që numri i mysimanëve të arrijë në 5,6 milionë ose në 8,2 %. Në Francë numri i myslimanëv pritet të arrijë në 6,9 milionë ose në 10,3 % të popullsisë. Ndërkohë BE bashkë me Norvegjinë dhe Zvicrën që numëronte në 2010 rreth 405 milionë banorë, ndër to 18,2 milionë myslimanë ose 4,5 % të gjithë kësaj popullise deri në 2030 pritet që numri i myslimanëve të rritet në 32,8 milionë ose në 8,1% të të gjithë popullsisë. Pra: a ka vend për panik?

Sipas eksperteve, studiuesve të fesë, egziston vetëm një fe islame. Pra, në botë ka vetëm 1.6 miliardë muslimanë, ka shiitë dhe sunitë, sufitë dhe alevitë. Ka realitete myslimane me të gjitha problemet brënda tyre - dhe një deficit të madh informimi per kaq shumë njerëz të cilët i perkasin fesë islame. Të luftosh terrositët, islamistët radikale kudo ku ndodhen nuk do të thotë të jesh kundër njerëzve të besimit mysliman.

Terrorizmi nuk ka lidhje me fenë myslimane. Terroristët përmes sulmeve të tyre duan po ashtu të krijojnë një klimë armiqësore për vetë myslimanët. I ashtuquajturi shtet islamik IS apo xhihadizmi spekullojne përmes „filozofisë së tyre strategjike“ per te justifikuar pushtetin e tyre kundër kulturës dhe demokracisë perëndimore. Sepse në dallim nga mendimet akademike në politikë dhe media, shumica e njerëzve nuk kanë një ide të diferencuar mbi rrymat, që ekzistojnë brenda fesë islame. Meqenëse feja islame ka qenë gjithmonë një fëmijë i epokës së vet dhe teologjia islamike është një produkt i pushtetit politik, shteti dhe shoqëria duhet të bëjnë gjithçka që europianizimi i islamit të shpejtohet.

Fundja, edhe muslimanët i përkasin Gjermanisë apo Europës, sepse ata jetojnë aty, kanë lindur aty, sikurse katolikët, protestantët, ateistët që i përkasin Gjermanise apo Europës.

ZHURNAL
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

Terrorizmi nuk ka lidhje me fenë myslimane.

Kjo fjali sqaron gjithcka ;)
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

Ku ka islam ka vetem terror, kot futet koka nene rere si strucet. Sipas islamit paqe ne bote ka vetem kur te islamizohet bota.

Turks marching in Duisburg, Germany: "With Allah's help, we shall conquer you"
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:

Aktualisht në Gjermani (sipas statistikave zyrtare) jetojnë më shumë se 4,5milionë myslimanë (në 1972 kishte rreth 500 mijë). Ky numër përbën gati 5,5% të popullsisë gjermane prej 81.5 milionë banorë. Dy milionë nga këta myslimanë janë qytetarë gjermanë(me pasaportë gjermane). Ndërkohe që popullsia gjermane përbehet nga 30% katolike dhe 61% protestante. Në gjithë Gjermaninë ka rreth 2.400 xhamia.

Nëse vetëm 1 milion nga 4.5 myslimanet do të ishin me bindje sikur tuat, do të ndodhin 1 milion shpërthime me bombë, e zëmë se secili do të vriste nga 5 persona, 1 x 5 është barabartë me 5 milionë të vrarë.
Kjo është logjika e të menduarit sipas Laurit.

Logjika e vërtet e të menduarit të këtyre myslimanëve është të jetojnë ne paqe me shtetasit tjerë gjermanë. Ja shembulli konkret 2 milion prej tyre kanë pasaportë gjermane.

Youtube dhe videot në të nuk janë mostër kryesore për të përcaktuar nëse një fe është terroriste ose jo.
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

Mos kuptoni qe bota nuk jua marr vesh filozofine dredharake, agresive e invasioniste te islmait. Derisa te jeni ne pakice ne vendet perendimore perdorni shprehjen e Muhamtit "Ne fe nuk ka dhune", kete Ai e ka thene vitet e para kur kishte vetem nje grusht njerzish qe i rrinin pas.
Me vone kur Muhameti beri nje bande te ish-burgosurish e kriminel te tjere ju tregoj njerzeve shpaten ne qafe. Kurani eshte plot dhune, fale Muhametit.
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

Kohet e funit po ju del boja origjinale, mqs isis doli hapur ne emer te islamit dhe po avancon per betejen e fundit te Jihad.
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

Kohet e funit po ju del boja origjinale, mqs isis doli hapur ne emer te islamit dhe po avancon per betejen e fundit te Jihad.

O laur te pergezoj dhe te respektoj per informacionin qe ke rreth islamit dhe krishterimit por un si njeri me mendje te djallezuar qe jam kisha vetem nje pyetje.

A ka apo ka pasur ndonje Pape dashnore? se spo pyes per a ka vrar njeri se e di qe jane ber luftra ne emer te krishterimit
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

O laur te pergezoj dhe te respektoj per informacionin qe ke rreth islamit dhe krishterimit por un si njeri me mendje te djallezuar qe jam kisha vetem nje pyetje.

A ka apo ka pasur ndonje Pape dashnore? se spo pyes per a ka vrar njeri se e di qe jane ber luftra ne emer te krishterimit

haha kjo teme eshte per islamin jo per krishterimin. por nuk po ta le pyetjen bosh: Ka pasur papa qe kane dhene urdher per lufte, ka pas Pape edhe te martuar dhe me femije, dhe natyrisht edhe me dashnore.

ps. Pyetja jote konfermon mungesen e njohjes se histrise se kaluar..:)
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

jo ne fakt pyetja ishte plot dhe skishte te bente me historine por me mbajtjen e pishtarit :p

po hajt, te thash qe jam mendje djallezuar por ama ste kuptoj asnjehere pse je kaq "rracist" ndaj nje bindje tjeter fetare sepse nuk arrij te bej dallimin mes teje dhe nje terroristi islamik, psh nqs te jap 1 kallash ty dhe 1 atij, lufte do hapnit nuk eshte se do ishe ndryshe nga te tjeret :)
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

Në vitin 2011 (numri i civilëve amerikanë)nga sulmet terroriste ishin të vrarë vetëm 8 persona, numri i personave që vdiqën si pasojë e vetëtimës ishte 29.

Më shumë në botë sot vret trashësia( mbi pesha) se sa terrorizmi. Në vitin 2013 në Bashkimin Evropian janë kryer 152 sulme terrori, vetëm 2 ishin të motivuara nga religjioni.

Vetëm shiko publikimin dhe statistikat nga Europol lidhur me sulmet terroriste dhe motivet religjioze për një periudhë të caktuar kohore. Më pak se 2 përqind janë të motivuar nga fetë.

terrorism-EU-2-638x599.png

Sot njeriu është i rrezikuar 5 mijë herë më shumë të vdes nga alkooli se sa nga një sulm terrorist. Kujdes he, mos e teproni me birra :)
 
Attachments

  • terrorism-EU-2-638x599.png
    terrorism-EU-2-638x599.png
    16.6 KB · Shikime: 0
  • terrorism-EU-2-638x599.png
    terrorism-EU-2-638x599.png
    16.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

Islami eshte Problem, jo birra.

Budistët jetojnë me Shintos = Nuk ka problem
Shintos jetojnë me Ateistët = Nuk ka problem
Ateistët jetojnë me budistët = Nuk ka problem
Budistët jetojnë me hindutë = Nuk ka problem

Muslimanët jetojnë me hindutë = Problem
Muslimanët jetojnë me Budistët = Problem
Muslimanët jetojnë me të krishterët = Problem
Muslimanët jetojnë me çifutët = Problem
Muslimanët jetojnë me Sikhs = Problem
Muslimanët jetojnë me Bahل'ي = Problem
Muslimanët që jetojnë me Shintos = Problem
Muslimanët jetojnë me Ateistët = Problem
Muslimanët që jetojnë me muslimanët = PROBLEM I MADH
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

Ne fakt i vetmi problem qe shoh ne forum une eshte Lauri qe s'jeton dot me askend, :p,
haha. Muslimanet per qef jane :p.. Ja pyet ne forum Didin apo Sensu-n e krishtere ke do me fort? Mua me do :p Nevin ateiste, Monique-n (mix fesh) Pyeti te gjithe :p. N'koke time po nuk than te gjithe qe vdesim per Soul & Princeshe :p lol
O Laur!
Jetofsh aq gjate deri ne diten kur tere bota do kthehet ne muslimane :p..
Le nam o njeri!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

Jo eshte totalisht e padrejt te thuash qe gjithe myslimanet jane problematik,apo akoma me keq te thuash,eshte nje fe terroriste.
Tek feja mysliane kemi nje tip "kryqzate" ne disa pjese qe po perdorin manipulueshem fene per te arritur sundimin e tyre ne pjese te caktuara lufte me dhune.
Por ama te denosh dhe te diskrminosh popuj te tere sepse besojne ne nje zot qe quhet Muhamet dhe jo Krisht.
Kjo me duket tejmase terrorizuese.
Asnje fe ne thelb nuk thote virt dhe hidh ne ere.
Dhe ata femijet qe mbyten deteve bashke me nena shtatezena :( duke ju ik perleshjeve te gjakosura,nuk duan shume komente.
Bota duhet te ndjeje pergjegjsi per jetet qe flijohen ne heshtje neper duart e tyre te gjakosura.
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

Ne fakt i vetmi problem qe shoh ne forum une eshte Lauri qe s'jeton dot me askend, :p,
haha. Muslimanet per qef jane :p.. Ja pyet ne forum Didin apo Sensu-n e krishtere ke do me fort? Mua me do :p Nevin ateiste, Monique-n (mix fesh) Pyeti te gjithe :p. N'koke time po nuk than te gjithe qe vdesim per Soul & Princeshe :p lol
O Laur!
Jetofsh aq gjate deri ne diten kur tere bota do kthehet ne muslimane :p..
Le nam o njeri!

pse duhet te vritet nje qe nuk beson ne besimin tend? Kete te fton te besh ai libri i allahut. Duhet te luftosh per allahun e profetn edhe pse ty nuk te pelqen lufta. Ketu shkruhen ne kuran, nuk po i thote lauri Lol
cdo mysliman duhet te luftoj te pa fete= jo myslimanet. Kete e thote allahu e profeti, jo lauri .

Ju duket vetja paqesor dhe nuk doni te vrisni ne emer te allahut? Atehere nuk ke pse prekesh se nuk qenke mysliman.

kurani eshte kushtetua e nje myslimani te vertete, nqs nuk e zbaton nuk je mysliman.
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

Po jo mer burre dheu se nuk eshte ashtu, por i kemi shpjegu 1000 here gjerat, s'do rri te perseris veten kot ;)
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

Cfare nuk eshte ashtu? Une msova kuranin permendesh duku u marre me diskutimet ne fv. Kush eshte e veteta kurani apo intepretimi?
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

Cfare nuk eshte ashtu? Une msova kuranin permendesh duku u marre me diskutimet ne fv. Kush eshte e veteta kurani apo intepretimi?

Po e mesove ore e msove por s'po e kupton dot te shkretin :(.
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

Nuk eshte njejte te lexojsh dhe te kuptojsh thelbin e dickajit....
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

Une vdekash per ju..:) si po silleni rreth e rrotull. Sipas jush nuk duhet marre per baze fjala e allahut ne kuran, por interpretimi sipas situates.
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

Une vdekash per ju..:) si po silleni rreth e rrotull. Sipas jush nuk duhet marre per baze fjala e allahut ne kuran, por interpretimi sipas situates.

hahahah, mos vdeksh ti, jo...larg qoft se pastaj ndodh ndonje keqkuptim...
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

Une them ishalla nuk fiton Tramp zgjedhjet presidenciale pasi atehere do kete realisht panik te vertete.
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

Ahaha ati trapit amerikan duhet ti tremben keta, jo laurit se nuk i vjen e keqja islamit nga une lol

@adis pa tjeter qe po
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

O mos i folni Laurit se e ka koken bira bira, cdo fjale i del tej per tej :v -
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

Ne fakt ata s'po i tremben askujt. Jane ne pune te vet.
Jeni ju qe ju ka kap paniku kunder muslimaneve ;).
O Laur, po kush po trembet nga ti aman, sa rendesi i jep vetes, Lol.
Mu me dhimbsen kush te ndjek ty e mendimet e tua :p
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

hahahah, mos vdeksh ti, jo...larg qoft se pastaj ndodh ndonje keqkuptim...

O bobo do thone rast kamikazesh pastaj :( . Rrofsh me gjate se ne Laur aman :p.

p.s. po bejme shaka eee se mos na ziheni :p
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

Ben nje kafe arabe ? Mundesisht makiato me plumb arab :p
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

Faktet dhe provat qe sjell Lauri jan te qarta , shume te qarta , saqe vetem po nuk deshe nuk i kupton apo nuk i merr parasysh !
 
Titulli: Myslimanët dhe paniku i rremë kundër tyre

Nuk e kuptoj reagimin e shumices ndaj nje anetari qe ka mendim te kundert e qe eshte i vetmi qe flet me argumente!
Nese te gjithe mendonim e besonim njejte atehere tema skish per te diskutuar perkundrazi kshu keni te drejten gjithsecili te argumentoni sipas kendveshtrimit tuaj dhe ne baze te njohurive qe keni duke pranuar e respektuar dhe mendimet ndryshe!
 
Back
Top