Mynih, të paktën 8 të vdekur nga “sulmi terrorist”. Agresorët, në arrati

jana80

Super Moderator
Themelues
Gjermani, 22 korrik 2016, NOA.al - Mynihu i Gjermanisë u trondit pasditen e sotme nga disa të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare. Një shqiptare, rezidente në Mynih punëtore në qendrën tregtare ka qenë dëshmitare e ngjarjes ndërsa ka treguar për News24 se e ka parë autorin dhe se dyshohet për 30 viktima.

Megi Shota thotë se aktualisht është mbyllur bashkë me koleget në ndërtesën e qendrës tregtare pasi policia iu ka thënë të mos lëvizin.

"Të gjitha rrugët janë të bllokuara. Autorët nuk janë gjetur. I gjithë qyteti është i bllokuar. Flitet se kanë ndodhu në disa zona të Mynihut sulme me armë. Ka helikopterë. Janë të gjitha rrugët me forca speciale. Nuk lejohet lëvizja e makinave dhe as e njerëzve.

Me sa dëgjuam janë vrarë disa persona, mbi 30 veta. Policia ka bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë në banesa. Sa do dilnim nga puna, pop vraponin të tronditur nga qendra tregtare, pamë edhe personin që qëlloi. Policia na tha të qëndrojmë brenda pa lëvizur", ka deklaruar Megi.

Qendra tregtare ndodhet në një nga zonat më të populluara në Gjermani. Mediat lokale shkruajnë se atentatorët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia ka bllokuar të gjitha daljet që të çojnë në zonën e qendrës tregtare bavareze.

- See more at: http://www.noa.al/mob/index.php?type=artikull&id=596261.html#sthash.rpDN5XPI.dpuf
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Ndekohe Gjermania

Booh cbehet keshtu ?!
 
Titulli: Ndekohe Gjermania

E pra cbehet ... Kjo eshte e gjitha ..gjakftohte heqin jete njerzve qe po bejn shpenzimet ...cmenduri
 
Titulli: Ndekohe Gjermania

Gazeta gjermane “Bild” dhe revista “Focus” raportojnë se njëri nga sulmuesit në Munich ka vrarë veten.

Revista gjermani citon burimet brenda policisë të cilat kanë thënë se njëri prej tre sulmuesve ka vrarë veten me plumb në kokë.

Policia është në kërkim të dy sulmuesve tjerë që kanë vrarë së paku gjashtë persona një qendër tregtare në Munich.
Express.
 
Titulli: Ndekohe Gjermania

Rajoni i Mynihut në Gjermani sot është në një shteterrethim, pas një sulmi terrorist. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë qytetin. Janë mobilizuar forcat speciale për kapjen e atentatorëve të sulmit me armë në qendrën tregtare Olimpia, qe sic raportohet paraprakisht, ka shkatuar vdekjen e 6 personave dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Policia u ka bëre thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, duke evituar daljet në sheshe dhe rrugë. Ndersa, transporti publik, tashme është pezulluar. Në një deklaratë zyrtare policia Monaco foli për një "situatë të rëndë terroriste".

Ora 18:OO Makthi është materializuar pasditen e sotme, kur tre burra të armatosur dyshohet se hapën zjarr në qendrën tregtare në lagjen Moosach, Mynihut. Pas sulmit Ministria e Brendshme konfirmoi tre persona të vdekur, por burimet e policisë të cituara nga mediat lokale bënë të ditur që janë vrarë gjashtë vetë.

Deshmitaret

Sikurse kanë treguar dëshmitarët, një njeri që vjen me arme nga McDonalds ne qendren komerciale hap zjarr ndaj kalimtarëve. Gjithashtu dëshmitarët kanë rrëfyer për mediat lokale se, është shtënë edhe nga çatia e qendrës së biznesit. Sipas gazetës "Tagersspiegel", që citojnë burime të policisë, të paktën një nga tre vrasësit kishte veshur një jelek antiplumb. Të njëjtat burime raportojnë se, sulmuesit do të jenë te armatosur me pushkë. Televizioni bavarez, thote se, motivet e sulmit janë ende të panjohura. Motivet e sulmit vazhdojne te jene te paqarta . Sic shkruan La Rebbuplica, deri me tani nuk ka asnje indikacion per piste islamike.

"Bild"

Një nga tre sulmuesit, raporton në faqen e internetit e Bild, ka vrarë veten. Sipas gazetës terroristi i dyshuar bërtiste "Jam gjermane, jam gjerman". Ndërkohë, sipas TV N24 njoftoi se një dëshmitar okular ka dëgjuar se një nga tre sulmuesit ka bërtitur kunder te huajve "m... të huajt", ndonëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ka pasur skena të panikut, njerëzit të cilët mbushën zonën e këmbësorëve që bërtisnin, shume kane shperthyer në lot, duke deshmuar kaosin. Situata është krejtësisht kaotike. Dëshmitarët thanë se të gjitha dyqanet në qendër janë të mbyllura. Policia ka bere apel për të mos ecin në rrugë por të kërkojne strehë ku te jete e mundur. Policia ka mbyllur metrone kryesor të qytetit bavarez, të Hauptbahnof. Jane bllokuar të gjithë trenat që vijnë dhe nisen. Policia bavareze deklaron se "Për shkak të situatës ende të paqartë ne i thërrasim të gjithë njerëzit në zonën urbane të Monakos për të qëndruar në shtëpi ose të kërkojë mbrojtje në ndërtesat pranë ku ata janë". Në vend ka shume trupa speciale, zjarrfikëse dhe dhjetëra ambulanca. "E gjithë zona përreth qendrës tregtare Olimpia eshte evakuuar, ndersa aksioni policor është në vazhdim.
360grade.al
 
Titulli: Ndekohe Gjermania

ehe ehe,vazhdojme me pjese te tjera.
PAk e kane e mire tu behet!
:(
 
Titulli: Ndekohe Gjermania

Per ke thua nev??

Ah Jana lere eshte teper i gjate si koncept per ta shtjelluar ketu tani.
Por politika Evropjane ka detyrime ndaj qytetarve te saj,t"ua garantoj sigurine.
Te kishte marre masat e duhura,kontrollet e duhura me hyrjet .
S"do jete e larget dita ku do plasin pole rraciste,do shprethejne luftra civile ,dhe do kete destabilizim te tmerrshem neper Evropen tone te vjeter plake dhe e djallzuar.
Po vazhdoje keshtu dite te kqia na presin.
 
Titulli: Ndekohe Gjermania

Pse nuk po e quan askush sulm terrorist këtë ideologji të Breivikut? Veç po pyes.
 
Titulli: Mynih, të paktën 8 të vdekur nga “sulmi terrorist”. Agresorët, në arrati

Një nga tre sulmuesit, raporton në faqen e internetit e Bild, ka vrarë veten. Sipas gazetës terroristi i dyshuar bërtiste "Jam gjermane, jam gjerman". Ndërkohë, sipas TV N24 njoftoi se një dëshmitar okular ka dëgjuar se një nga tre sulmuesit ka bërtitur kunder te huajve "m... të huajt", ndonëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.
keshtu na than dhe familjaret se kemi pikerisht ne ate zon.sipas disa deshmitarev thon se ishin nazista!
 
Titulli: Mynih, të paktën 8 të vdekur nga “sulmi terrorist”. Agresorët, në arrati

Mynih, të paktën 8 të vdekur nga “sulmi terrorist”. Agresorët, në arrati
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Të paktën 8 persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur, pas asaj që policia gjermane e ka përshkruar si “një sulm të mundshëm terrorist” në qendrën tregtare “Olympia-Einkaufszentrum”, në Mynih të Gjermanisë. Aktualisht policia është në ndjekje të agresorëve, ndërkohë që numri i viktimave është konfirmuar nga Policia e Mynihut.

Policia bavareze bëri të ditur se dëshmitarë kanë informuar përmes telefonit se kanë parë 3 agresorë të armatosur në rrugët përreth vendngjarjes, të cilët iu drejtuan fillimisht qendrës tregtare e më pas janë larguar për nga stacioni i metrosë. Ata janë ende në arrati, ndërsa ka raportime se njëri prej tyre është vetëvrarë, por asnjë konfirmim zyrtar nga policia.

Zëdhënësja e policisë, Claudia Kunzel tha se “i gjithë stafi policor” është në gatishmëri dhe po përgjigjet ndaj situatës së rëndë. Të shtënat nisën rreth orës 18 të pasdites së sotme në restorantin “McDonald” që ndodhet në qendrën tregtare. Një tjetër zëdhënës i policisë së Mynihut e ka përshkruar incidentin si “një sulm të mundshëm terrorist”, teksa fliste për një radio gjermane.

Presidenti amerikan Barack Obama ka folur shkurtimisht për ngjarjen në Gjermani, e më pas ofroi ngushëllimet e tij për viktimat e mundshëm si dhe u angazhua për mbështetje ndaj Gjermanisë, në atë që ai e përshkroi si një prej aleatëve më të afërt të Amerikës.

Ndërkohë, sipas medias lokale “Muencher Abendzeitung” bëhet fjalë për rreth 15 të vrarë në qendrën tregtare, ndërsa kanali televiziv “German NTV” bën të ditur se viktimat janë 10.

Policia tha më herët se ishin duke u përballur me një situatë “të shtënash të tërbuara”. Raportime të tjera flasin se të shtëna janë dëgjuar edhe në sheshin “Karslplatz” në qendër të Mynihut, por këto nuk janë konfirmuar ende nga policia. Të gjithë drejtuesit e taksive janë këshilluar të shmangin zonën e sheshit “Karlsplatz”. Policia beson se agresorët janë “disa”, sipas asaj që raporton “Die Welt”.

Faktin për disa viktima në qendrën tregtare është konfirmuar edhe nga policia, sipas asaj që raporton “Reuters”, por numri mbetet ende mister. Të shtënat janë dëgjuar edhe në një video të publikuar në “Twitter” nga një dëshmitar. Një agresor ka qëlluar njerëzit e ndodhur në një kafene të qendrës tregtare, por edhe në një stacion metroje, sipas “BR24”, një prej mediave gjermane që citon dëshmitarë. “Një ose disa agresorë janë ende në arrati”, bën të ditur “Die Welt”, duke cituar policinë.

Personi që kishte hyrë në qendrën tregtare ka hapur zjarr pa dallim, duke plagosur edhe disa persona. Më pas, ai është larguar nga qendra tregtare dhe është drejtuar për në stacionin e metrosë. Policia gjermane, e cila po zhvillon një operacion masiv, ka paralajmëruar njerëzit të shmangin zonat përreth qendrës tregtare dhe të qëndrojnë brenda shtëpive. “Largohuni nga rrugët”, shkruan policia në “Twitter”.

Qendra tregtare është evakuuar thuajse tërësisht. Një prani e jashtëzakonshme policore shihet në vendngjarje dhe në qendër të Mynihut. Stafi i qendrës tregtare mbeten ende e bllokuar në ndërtesë, ndërsa një punonjës i saj ka thënë për “Reuters” se shumë njerëz janë futur nëpër magazina.

Autoritetet gjermane të Transportit kanë bërë të ditur se kanë ndalur udhëtimet e disa autobusëve, trenave dhe tramvajeve. Sipas disa raportimeve të cituara nga “Die Welt”, të shtënat nisën në dyqanin “McDonald” të ndodhur në qendrën tregtare.

/ Top Channel

1469207445_90924.png.jpg

1469207459_germany-1351-Muenchen-OlympiaEinkaufsZentrum-Weihnachten-20121220.jpg

1469211566_ger1.jpg

1469211618_ger3.jpg

1469212230_ger9.jpg

1469212738_ger11.jpg

1469212779_ger13.jpg

1469212840_ger15.jpg

1469219446_ger17.jpg
 
Titulli: Mynih, të paktën 8 të vdekur nga “sulmi terrorist”. Agresorët, në arrati

Si domerren masat moj nev se me cudite .... Ca tani do kontrollohemi te gjith cdo vend e pamundur materialisht
 
Titulli: Mynih, të paktën 8 të vdekur nga “sulmi terrorist”. Agresorët, në arrati

Sa e pasigurt eshte bere jeta :(
 
Titulli: Mynih, të paktën 8 të vdekur nga “sulmi terrorist”. Agresorët, në arrati

Si domerren masat moj nev se me cudite .... Ca tani do kontrollohemi te gjith cdo vend e pamundur materialisht

Tani eshte teper vone Jana.
Tani te kontrollojne viktimat,ti numerojne,identifikojne e tu japin paqen per ne banesen e fundit.
Eh :)
 
Titulli: Mynih, të paktën 8 të vdekur nga “sulmi terrorist”. Agresorët, në arrati

Si bejne keto shqiptaret aman, 1 2 e gjen tek keto sulmet e direkt agjensite e lajmeve qe te behen pak te famshem pfff
 
Titulli: Mynih, të paktën 8 të vdekur nga “sulmi terrorist”. Agresorët, në arrati

Akti terrorist ne Gjermani duhet te merr goditjen e merituar.

Organizimi i familjeve gjermane po me befason: Kane hapur dyert per te gjithe qytetaret qe nuk munde te levizin per shkak te gjendjes se krijuar.

Nje vajze shqiptare deri me tani konsiderohet e zhdukur.
 
Titulli: Mynih, të paktën 8 të vdekur nga “sulmi terrorist”. Agresorët, në arrati

Boooh edhe sa veta te tjere duhet te vdesin qe te marri masa Evropa...:(
A u mor vesh se kush e kreu kte akt apo akoma jo?
 
Titulli: Mynih, të paktën 8 të vdekur nga “sulmi terrorist”. Agresorët, në arrati

Zoti i meshirofte viktimat :(

Uroj t'mos dale ky lajm si te tjeret. Gjindet i vdekur ndonje i dyshuar, kuptohet pasaporten me vete, me ndonje nenshtetesi marokiene apo algjeriane, ose qe ka ndjekur klubet e nates.
 
Titulli: Mynih, të paktën 8 të vdekur nga “sulmi terrorist”. Agresorët, në arrati

Une jam shume i sigurt qe edhe kete sulm ashtu si ne Paris, Bruksel,Nice,Wurzburg e ka bere ndonje agjent i Mosadit.
Po thoni qe s'ka mundesi sepse ky ishte iranian?
S'ka gje, prapeseprape agjent i Mosadit ka qene.
Perderisa Lavdrim Muhaxheri dhe Almir Daci me qindra shqiptare te tjera kane pranuar te jene agjente te Mosadit perse nuk Mund te jete edhe nje iranian agjent i Mosadit?
Ah Sa fare e keqe Jane keta agjentet e Mosadit.......pthuuu.....Ju shofte fara ju shofte!
 
Titulli: Mynih, të paktën 8 të vdekur nga “sulmi terrorist”. Agresorët, në arrati

Mire tu behet !
Ne Shqiptarve na shkelin me kembe , na percmojne ..ndersa rracat e ketyre
mjekerroshave i mbajne me gjith te mirat u japin dhe letrat !
 
Titulli: Mynih, të paktën 8 të vdekur nga “sulmi terrorist”. Agresorët, në arrati

Si domerren masat moj nev se me cudite .... Ca tani do kontrollohemi te gjith cdo vend e pamundur materialisht

Shqiptaret ne France kontrollohen 5 here ne dite .
Kur pin kafe ne rruge ne Metro ne pun
madje dhe para se te futen ne shpi ndersa mjekerroshat jetojne
Si tken lindur ne EU
Mund ti shmangin po te duan po kot bejne
Hajd se 80 milion Gjermania !
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mynih, të paktën 8 të vdekur nga “sulmi terrorist”. Agresorët, në arrati

اfarë rastësie , dje u mbushën 5 vite nga akti terrorist i Brajvikut!
 
Titulli: Ndekohe Gjermania

Pse nuk po e quan askush sulm terrorist këtë ideologji të Breivikut? Veç po pyes.

Këtij i është lejuar të studjojë shkencat politike,
ndërsa ne anën tjetër të botës, qelben të burgosur në
Guantanamo, bilel e edhe shumica të pafajshëm.
 
Titulli: Ndekohe Gjermania

Pse nuk po e quan askush sulm terrorist këtë ideologji të Breivikut? Veç po pyes.

Besoj se edhe ti vete e di pergjigjen dhe e di shume mire qe nuk lot rrol si tja vem emrin .
Fakt eshte qe sot 3 femije e te rinj shqiptare jane Te vdekur .
Zot mbaje doren se truni do me ikte dhe nuk di cdo Beja ... pastaj ndac Arab apo sirian e Turk ne te semes !
 
Titulli: Mynih, të paktën 8 të vdekur nga “sulmi terrorist”. Agresorët, në arrati

Perseri Mosadi a?? Po de po?? E ka vendose me ja qit faqen e zeze Islamit po badihava e ka se ajo eshte fe e vetme dhe e pranueme prej "zotit"::cool:
 
Titulli: Mynih, të paktën 8 të vdekur nga “sulmi terrorist”. Agresorët, në arrati

Keto akte kriminale me numer serik po behen ! Neser ndoshta e ka radhen ndonje shtet verior .
U be veshtir te jetojme ne paqe . Nuk ka paqe ne bote sot .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mynih, të paktën 8 të vdekur nga “sulmi terrorist”. Agresorët, në arrati

​Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Dijamant Zabërgja janë tre kosovarët e vrarë në sulmin terrorist në Munih. Dijamant Zabërgja ishte vetëm 21 vjeç, Armela Segashi 14 vjeçare kurse për Sabina Sulajn ende nuk ka ndonjë informatë për moshën e saj.

Nga sulmi i djeshëm që ndodhi në qendën tragtare Olympia në Munih të Gjermanisë, dhjetëra persona kanë mbetur të vdekur, ndër ta janë edhe tre shqiptarë.

Vdekjen e Armela Segashit e ka konfirmuar për Express edhe nëna e Armelës, Nazmije Segashi.

Nëna e Armelës, mbrëmë për Gazetën Express ka thënë “krejt çka di për Sabinën është se nëna e saj është nga Shqipëria dhe babai është nga Kosova. Ajo ka qenë shoqe me vajzën time Armelën”, tha Nazmija

Ndërsa, vdekjen për Dijamant Zabergja e ka konfirmuar babai i tij përmes një statusi në Facebook.

Sipas burimeve të Express vajzat Armela dhe Sabina ishin bashkë para se të ndodhë sulmi në qendrën tregtare në qendër të Munihut.

Personi i cili kreu sulmin sipas policisë gjermane është gjermano-iranian, i cili kishte vetëm 18 vjeç./GazetaExpress/
 
Titulli: Mynih, të paktën 8 të vdekur nga “sulmi terrorist”. Agresorët, në arrati

Zot mbaj Doren :(
Ca spo ndodh nkte jet :/
Zoti na meshiroft .
 
Gjynah..
Shyqyr te pakten qe sdoli asnje shqiptar te pakten akoma nga ane e "terroristeve" se vdekja me vjen kur me thone per ne france njeri ishte albanez?!!! :(
 
Back
Top