Kresha
A pretty face can never trick me
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, me anë të një telegramurimi, ka uruar Ipeshkvinë e Kosovës dhe besimtarët katolik me rastin e festës së Kërshëndellave.
Prishtinë, 24 dhjetor 2009
Nga: Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava
Për: Ipeshkvin Zotni, Dodë Gjergji
Telegramurimi
I nderuari Ipeshkv, zotni Dodë Gjergji
Ipeshkëv i Ipeshkëvisë së Kosovës
Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal, në emër të bashkëpunëtorëve të mi si dhe në emër të besimtarëve të besimit Islam t'u përcjell Juve personalisht, bashkëpunëtorëve tuaj si dhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik urimet e mia më të sinqerta me rastin e festës së Kërshëndellave.
I nderuari ipeshkv Gjergji!
Festa e Kërshëndellës simbolizon jetën dhe paqen në mes komuniteteve e popujve të ndryshëm. Populli ynë me arsye duhet që të jetë krenar me kultivimin e tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar, andaj festat fetare, janë një rast i mirë për ta përkujtuar dhe shprehur respektin dhe devocionin tonë të thellë ndaj Krijuesit të përbashkët. Andaj, lutemi që këto festa të na shërbejnë si ura të afrimit dhe mirëkuptimit midis besimtarëve tanë.
Me këtë rast shfrytëzoj rastin që të përgëzojë edhe të gjithë përfaqësuesit e korit diplomatik të akredituar në Prishtinë, si dhe përfaqësuesit e pranisë ndërkombëtarë që janë me mision në Kosovë.
Myftiu i Kosovës
Mr. Naim Tëranva