MWC 2021: Samsung prezanton eksperiencën e orës së re me një prezantim paraprak të One UI Watch

Samsung Electronics prezantoi sot përvojën e përdoruesit për One UI Watch në Mobile World Congress (MWC). Ndërfaqja e re është krijuar për të ndërlidhur më tepër Galaxy Watch me smartphone-t Android . Gjithashtu, Samsung konfirmoi se One UI Watch do të jetë i disponueshëm për Galaxy Watch në platformën e re, të unifikuar të ndërtuar së bashku me Google, duke sjellë përmirësim të performancës, një eksperiencë perfekte midis orës dhe telefonave inteligjentë Android dhe akses në një numër edhe më të madh aplikacionesh. Gjithashtu, Samsung zbuloi se Galaxy Watch i saj i ardhshëm do të jetë i pari që do të paraqesë platformën e re, të unifikuar dhe One UI Watch, e cila do të bëjë debutimin e saj në eventin Unpacked këtë verë.



“Për të shpalosur potencialin e plotë të këtyre pajisjeve, ne po shfrytëzojmë trashëgiminë tonë të gjatë të inovacioneve në fushën e telefonave celular dhe partneritetet tona me udhëheqës të besuar të industrisë që janë rritur me ne në ekosistemin tonë të hapur”, tha Patrick Chomet, EVP dhe Shefi i Zyrës së Përvojës së Klientit, në Samsung Electronics. “Përmes këtyre përpjekjeve, ne do të pasurojmë përvojën tonë të smartwatch dhe komoditetin e ekosistemit Galaxy për konsumatorët tanë.

One UI Watch së bashku me platformën e re të unifikuar do të krijojnë një përvojë krejtësisht të re të Galaxy Watch. Si pjesë e përvojës së re, sapo të instaloni në smartphone aplikacione që përshtaten dhe me orën, ato do të shkarkohen me shpejtësi në smartwatch-in tuaj. Nëse e keni personalizuar aplikacionin tuaj të orës në telefonin tuaj për të treguar kohën në qytete të ndryshme të globit, kjo do të reflektohet automatikisht edhe në smartwatch-in tuaj. Dhe nëse bllokoni thirrjet dhe mesazhet nga ora, ato tani do të bllokohen edhe në smartphone-in tuaj



Platforma e unifikuar do të mundësojë veçori të reja dhe bashkim me aplikacionet e njohura të palëve të treta të disponueshme për t’u shkarkuar nga Google Play direkt në Galaxy Watch-in tuaj. Pra, nëse jeni një i pasionuar pas sporteve dhe palestrës që dëshironi të merrni më shumë nga aplikacionet si Adidas Running, GOLFBUDDY Smart Caddy, Strava dhe Swim.com, një i pasionuar pas mirëqenies dhe shëndetit që dëshiron të ketë një mënyrë jetese më të ekuilibruar me aplikacione si Calm ose Sleep, një adhurues i muzikës që argëtohet duke zbuluar artistë të rinj në Spotify dhe YouTube Music, ose një eksplorues i guximshëm i gatshëm për të udhëtuar me Google Maps – ka diçka për të gjithë, falë një game të larmishme partnerësh.

“Samsung dhe Google kanë një histori të gjatë bashkëpunimi dhe sa herë që kemi punuar së bashku, përvoja për konsumatorët tanë ka qenë në mënyrë absolute më e mirë për të gjithë”, tha Sameer Samat, Zëvendës President i Menaxhimit të Produkteve, Android dhe Wear, Google. “Kjo sigurisht vlen për këtë platformë të re, të unifikuar, e cila do të dalë për herë të parë në Samsung Galaxy Watch-in e ri. Në bashkëpunim me Samsung, ne jemi të gëzuar që do të sjellim jetë më të gjatë të baterisë, performancë më të shpejtë dhe një gamë të gjerë aplikacionesh, duke përfshirë shumë nga Google në një përvojë tërësisht të re. ”

Samsung do të sjellë watch face design tool të përmirësuar, duke e bërë mjaft të thjeshtë për dizenjuesit që të krijojnë një watch face të re. Më vonë këtë vit, zhvilluesit e Android do të jenë në gjendje të shpalosin kreativitetin e tyre dhe të ofrojnë argëtim, dizajne të reja që do të shtohen në koleksionin gjithnjë në rritje të fushave të orëve të Samsung për t’u dhënë konsumatorëve edhe më shumë mundësi për të personalizuar orët e tyre inteligjente që i përshtaten humorit, aktivitetit dhe personalitetit të tyre.

Galaxy Watch i ri do të jetë pajisja e parë që do të shfaqë One UI Watch dhe platformën e re, të unifikuar, e cila është planifikuar të shpallet në eventin Unpacked të Samsung, këtë verë. Qëndroni në pritje për Galaxy Watch-in e ri dhe shumë më tepër.

Për më shumë informacion rreth Samsung vizitoni Samsung Mobile Press ose Samsung.com.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën

/BM
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top