Muzikë ritmike me gota plastike, 8 mijë të rinj shqiptarë thyejnë rekordin Guinness

te-rinjte-guines-600x337.jpg

Dy mijë e shtatëmbëdhjetë nxënës të shkollave 9-vjeçare në kryeqytet dhe gjashtë mijë të tjerë nga rrethet, thyen sot rekordin “Guinness Cup Song Albania”.

Një duet midis tokës dhe duarve njerëzore në emër të paqes, shpresës dhe bashkëjetesës ishte ky eventi që bëri bashkë nxënës të talentuar nga të gjitha shkollat. Një çast, një vend, një ritëm ku të rinjtë shqiptarë dhanë një lajm të mirë për botën: për paqe, dashuri dhe bashkëjetesë.

Në sheshin “Skënderbej” të rinj nga shkolla të ndryshme performuan me kupa plastike këngën Cup Song. Prej gati dy muajsh, nxënës të përzgjedhur nga shkolla të ndryshme të Tiranës janë organizuar në prova të vazhdueshme në krijimin e muzikës ritmike përmes gotave.

Kur një solist këndon dilemën “Të rri apo të iki”, 2017 veta formuan fjalën “Albania” të ulur.
Me një përfshirje mbarëkombëtare, eventi u zhvillua njëkohësisht edhe në sheshet kryesore të qyteteve të ndryshme si Shkodër, Durrës, Vlorë, Korçë, Elbasan. 2017 nxënës formuan emrin “Albania” ndërkohë që 2000 tullumbace me mesazhe u lëshuan drejt qiellit e mbi 100 dritare të ministrive u hapen njëherësh, në kryeqytet.

Projekti i Sirea Film me drejtor ekzekutiv Leonard Bombaj erdhi si bashkëpunim me bashkinë e kryeqytetit dhe Ministrinë e Arsimit./balkanweb
 
E pash dhe ne fq te tjera, me vertet shume gjest i bukur, eshte kenaqesi te shikosh evente te tilla :)
 
E pash nje video qe e kishin bere me dron. Bukur, ju lumte.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top