Muzika, si drogë për veshët ndikimi në trurin tonë!

sensuu

sweet
V.I.P
Shiko fotografinë 1729429




Shprehje si: “Kjo këngë më ngre humorin”, “Kjo këngë me çon nga krevati çdo mëngjes” apo “Kjo këngë më ngjeth mishin” janë pjesë e fjalorit të përditshëm, edhe të shqiptarëve. Muzika është element përbërës i çdo kulture tokësore. Natyra e saj, e kudondodhur, tregon shumë për efektin që muzika ka në humorin dhe gjendjen mendore të njeriut. Kjo i ka bërë studiuesit të kërkojnë gjurmë të efektit të muzikës në tru.

ثshtë e njohur tashmë se nëse një zonë e trurit është më aktive ajo merr më tepër gjak. Njëkohësisht kur një zonë e trurit është e aktivizuar aty çlirohen më tepër neurotransmetues.

Si rrjedhojë, nëpërmjet ekzaminimeve imazherike, mund të studiohet shprëndarja e gjakut në tru dhe aktiviteti i rritur i neurotransmetuesve. Në gjendje euforie e kënaqësie, disa zona të trurit marrin më tepër gjak se zona të tjera, pra aktivizohen. Nëpërmjet kësaj logjike të thjeshtë është gjetur se ndër zona të tilla janë amigdala, nukleus akumbens, zona ventrale tegmentale, talamusi, hipokampusi e insula.

Për shembull, ëshë vënë re se në nukleus akumbens, shkarkohet më tepër dopaminë (neurotransmetues) gjatë të ngrënit dhe aktit seksual. Një aktivizim thuajse global i zonave të mësipërme është vënë re kur administrohet kokaina. Ngrënia e çokollatës aktivizon zona si insula e korteksi orbitofrontal. Hipoteza e hedhur dhe më pas e vërtetuar ishte se zonat e përmendura më lart aktivizohen kur dëgjohet muzika e preferuar. Rritja e fluksit të gjakut në to ishte në përpjestim të drejtë me fuqinë e emocioneve dhe kënaqësisë që ndjente dëgjuesi kur dëgjonte muzikën e tij të preferuar. Kulmi i aktivizimit arrihej kur muzika shkaktonte ngjethje mishi.Siç shihet, muzika megjithëse nuk injektohet në vena, bën efekt si një bar i mirë sherues.

Efekti nuk kufizohet vetëm tek dhënia e kënaqësisë, muzika është parë se ndihmon në formimin e kujtimeve. Ndodh shpesh që një këngë e vjetër të kujton vendin ku e ke dëgjuar për herë të parë. Në të njejtën kohë ajo ndihmon për të thyer monotoninë dhe për të përballuar më mirë tensionin dhe lodhjen në punë. Ajo përmirëson ritmin e ushtrimeve fizike dhe ushqen kreativitetin. Jo vetëm kaq por muzika përmirëson punën e sistemit imun.
Kjo ndodh sepse duke të ‘hequr stresin’, muzika ul nivelet e kortizolit (hormon) në gjak. Ky hormon e frenon sistemin imun. Një tjetër studim tregon se muzika ritmike shton nivelin e antitrupave në gjak.
Marre nga ALMEDICUS
 
Back
Top