Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Muzgu dhe dielli

1633551613589.png

Dielli që po e linte qiellin atje në horizont, dukej si një i sëmurë që jep grahmat e fundit në shtratin e vdekjes. Fuqitë e kishin lënë: përcëllonte dobët, jo sikur në mesditë kur fuqia e tij rrëzëlluese është në zenit. Kur pritej që të tretej atje tej horizontit, për rreth u shfaqen re të kuqërremta derisa në qiellin e pamat retë kishin marrë ngjyrë hiri në të zezë.

– Dielli, ky përbindësh i qiellit, po vdesë. Edhe diellin në fund e lekan forcat – thash me vete. Pastaj njeriu më flet për fuqinë e tij si qenia më e zgjuar e planetit! Kur edhe dielli mbetet pa pushtet, për njeriun të mos flasim. Por unë e kam njëherë me diellin.

Qe hera e parë në jetën time që po i flisja ashtu diellit. Kurrë më shumë se atë ditë të ftohtë dimri, por me diell, nuk e kisha ndjerë aq miqësor yllin më të rëndësishëm të gjithësisë. Për ne, njerëzit, natyrisht.

Fillova dhe flisja si i përhumbur, kur pash se para meje qëndronte i heshtur E. Ai ishte i vetmi aty, që dëgjonte se çfarë po flisja. Matanë shkallareve afër një shkollë ku po qëndronim, ndodhej një rrugë lagjeje dhe njerëzit bënin ecejaket e mbrëmjes të sigurtë në drejtimin që kishin marr. Në fytyrën e E. pash një shprehje habie, sikur po më thoshte në mos isha çmendur. Fytyra e tij më thoshte: O i çmendur po si flitet me diellin?

Kaq vështirë e paska njeriu ta kuptojë një gjë kaq të thjeshtë: me diellin duhet folur, bile edhe rrastë. Kush se kupton, mos ta kuptojë. S’ke ç’i bënë fytyrave të babëzitura, mendova. Podiumi ku isha vendosur dhe pamja e muzgut përballë më jepnin ndjesi të veçantë. Nuk doja ta lija atë përballje miqësore me diellin.

– Eja ikim nga këtu, më tha E. Dukej i pezmatuar nga përhumbja ime. Isha treguar i pavëmendshëm me të. Gjithë këtë kohë se kisha vënë re.

-Pse nuk e shikon diellin – ia ktheva. Pa shikoje njëherë sesa i bukur është në muzgë. I pafuqishëm, me forcat e fundit pas një ditë zallahitëse. A nuk është dielli më armiqësor në mesditë, atëherë kur i nxehti mund ta copëtojë lëkuren si dylli kur shkrin. Vetëm kur e lënë forcat, ne, qeniet me të zgjuara të planetit, duam diçka. A nuk është kjo e njëjtë edhe me diellin.

– Po të mundej njeriu do ta kish vënë nën pushtetin e tij edhe diellin, i thash me një ndjenjë shpotitëse E-së. Po, po, njeriu, kjo qenie me arsye, po të mundej gjithçka do ta pushtonte. A nuk qëndron krejt historia e njerëzimit në këtë përpjekje babëzitëse?

E, më shikonte mendueshëm kur më në fund tha: – Sa prej atyre atje, tutje-tehu, flasin këso broçkullash që flet ti? A e di se çfarë po flet?

-Po, ia ktheva. Mos po më pandeh të çmendurveç pse nuk jam si ato fytyrat e babëzitura që bënin shëtitjen e mbrëmjes. Tek e fundit, kush jemi ne që ta quajmë dikë të çmendur e dike jo të çmendur. Si e dimë ne këtë. A nuk është mes çmendurisë dhe jo-çmendurisëveç një fije e hollë që se dimë asnjëherë se kur këputet. E ti e di shoku im që fijet, herët a vonë, këputen. Nejse shkojmë, por do të doja shumë që edhe ti, shoku im i jetës, ta kishe kuptuar sa i rëndësishëm është për mua dielli. Por s’të vë faj, në anën tjetër. S’i vë faj as vetes që s’jam i zakonshëm – mendova vetmevete. Unë prej vegjëlisë mbaj mend se kështu kam qenë. Për askënd dhe asgjë në këtë botë jallane s’do e ndërroja këtë mendim.

Në momentin kur u nisa pas E-së, pash se dielli kishte kaluar tashme në anën tjetër të horizontit, për t’i lënë vendin natës. Në rrugën matanë nuk po kalonin më njerëz. E shikova edhe njëherë horizontin, aty ku dielli kishte lënë veç ca shtëllunga të kuqërremta. Shkova pas E-së, i zbrazët dhe i mërzitur për vdekje.



Shkruajti: Agon Sinanaj
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back