Muzakajt dhe Topiajt, Skënderbeu i fyeu keq

Ado

FISEBILIL-LAH
Muzakajt dhe Topiajt, Skënderbeu i fyeu keq, pasi që Skënderbeu e detyroi kreun e Topiajve, Muzakë Topinë, që të dëbojë gruan e tij të parë, nga familja Muzaka, e në vend të saj të martohet me Mamica Kastriotin (vajzën e Skënderbeut).

"Atë çka nuk mund ta siguronin përmes tregtisë, njerëzit e Skënderbeut shpesh e merrnin me dhunë. Shumë prej tyre ishin malësorë të mësuar me mungesat, por që sipas zakonit të vjetër, zbrisnin poshtë në fusha për të furnizuar familjet e tyre me grabitje."

"Skenderbeu mëtonte të bëhej zot në të gjithë vendin", ankohej Joan (Xhon) Muzaki.
Shkruante Joan Muzaki: "Ai zuri rob zotin Joan dhe zotin Gojka Balsha dhe i dërgoi ata te mbreti ferronte Plaku në Napoli, që ky t'i mbante robër, e pastaj ua mori sundimet që ndodheshin midis Krujës dhe Lezhës, dua të them tokën e Misias".

Për fisnikërinë, Skënderbeu kishte thyer rendin hyjnor, nderin dhe emrin e dyerve të moçme. E drejta e vjetër përballej me padrejtësinë e këtij homo novus të dhunshëm. "

"Jeta e Skënderbeut nuk ishte një marshim triumfal, por një luftë e vazhdueshme për mbijetesë, e mbushur me disfata, situata në dukje pa rrugëdalje, por shpesh dhe me kthesa të papritura të fatit.
ثshtë gati emblematike vetmia e Skënderbeut në ditët e tij të fundit: hakmarrësi i t'et, kundërshtari i dy sulltanëve, atleti i krishtit, Aleksandri i Ri u ndodh vetëm mbi rrënojat e veprës së tij."

Oliver Jens Schmitt
 
Back
Top