Mustafaj: Ideja e Thaçit për ndryshim kufijsh, ide e Serbisë

MrCool

Old School.
Debati për korrigjimin e kufijve po vazhdon. Reagim nga idesë së presidentit Thaçi për e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë ka bërë edhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj. Ai ka thënë se kjo ide është e parealizueshme. Mustafaja ka kritikuar edhe Edi Ramën, duke thënë se ai nuk e njeh fare historinë shqiptare dhe nuk ka ndjeshmëri dhe nuk e kupton interesin dhe territorin e kombit.

Mustafaj ka thënë se korrigjimi i kufijve nuk është ashtu siç e paraqet Thaçi, që Kosova do të marrë territor e nuk do të japë. Sipas tij, ndryshimi i kufijve ka qenë gjithmonë tezë e Beogradit, të cilët kanë pretenduar të marrin veriun e Kosovës. Mustafaj thotë se ideja e korrigjimit të kufijve i është paraqitur secilit politikan, mirëpo atë e kanë marrë parasysh vetëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. “Unë besoj që çdo njeri, që ka qenë ministër i Jashtëm, ia kanë paraqitur këtë gjë, mirëpo askush nuk e ka përfillur. Ata kanë gjetur presidentin Hashim Thaçi për t’ia paraqitur këtë ide, dhe Rama është i dyti, i cili e ka marrë parasysh”, tha Mustafaj në KTV

Ai thotë se Edi Rama nuk e njeh fare historinë shqiptare dhe nuk ka ndjeshmëri dhe nuk e kupton interesin dhe territorin e kombit. “Rama është kollaj të manipulohet”. Mustafaj kritikoi gjatë intervistës bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e kulturës dhe artit. Ai tha se dy qeveritë shqiptare kanë bërë shumë pak që të arrihet ky bashkëpunim. Marrëveshjet mes dy vendeve ai i ka quajtur sipërfaqësore, pasi që sipas tij, qeveritë nuk i financojnë marrëveshjet e lidhura.

Mustafaj kritikoi edhe politikanët shqiptarë duke thënë se nuk lexojnë. Ai thotë se në vendet tjera të botës, politikanët që nuk lexojnë, nuk mund të marrin pushtetin, por sipas tij, një gjë e tillë në trevat shqiptare është e lehtë. “Në Francë injorantët nuk kanë mundësi të fitojnë zgjedhje sepse duhet të lexojnë shumë libra, por në shoqërinë shqiptare politikanët që njoh unë, me shumë pak përjashtime, nuk lexojnë libra. Po të lexonin, sidomos romane politike, atë do ta kishin si pasqyrë për të parë gabimet e veta”.

Burimi: balkanweb.com
 
Back
Top