Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Isa Mustafa
Nënkryetarja e LDK-së, kryetarja e Kuvendi të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur disa herë qëndrime kundër partisë së saj.
E së fundmi, në komentet dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për dekretin e presidentit, Osmani si kryetare e Kuvendit, ka kërkuar që të rrëzohet dekreti i presidentit.
Për qëndrimet e saj, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se ajo do të përballet me pasoja, të gjitha konform rregullave dhe statutit të partisë.
Blerim Burjani
Foto galeri
Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike dhe juridike Blerim Burjani, ka thënë se Osmani ka rënë ndesh me qëndrimet e LDK-së dhe se duhet të respektohen vendimet e partisë, edhe nëse nuk të pëlqejnë.
"Zonja Osmani ka rënë ndesh me programin, qëndrimet politike të LDK, ajo duhet ta dijë se partia kuptohet, ka programe, ka qëndrime edhe kur nuk të pëlqejnë, por vendimet e shumicës duhet të respektohen. Të dalësh me qëndrime zyrtare në emër të LDK-së dhe në pozicionin e kryetares së Kuvendit nuk të lë asnjë parti, për qëndrime të këtilla të rëndësishme partiake nuk ka mendim ndryshe, vendimet janë të tilla edhe kur s'të pëlqejnë, janë të shumicës", është shprehur ai.
Sipas tij, më mirë do të ishte që Vjosa Osmani të kalojë në VV ose të formojë parti të re me të pakënaqurit e LDK-së, sepse si e tillë nuk do të lejohet të vazhdojë në këtë parti.
"Në këtë rast të LDK-së, Vjosa Osmani është më mirë që të futet në VV ose të formojë parti me Fatmir Sejdiun, për të ardhur keq por ajo nuk do të lejohet më në LDK të ketë kurrfarë roli, e ardhmja e saj politike në LDK mund të mos ekzistojë. Ajo ka shkruar edhe arsyetime në favor të VV e jo të LDK dhe kjo nuk quhet anëtare e partisë e aq më pak nënkryetare e saj, por nuk besoj që më LDK do ta kandidojë atë në ndonjë post. Nuk është ideja për të shkruar kundër Hashim Thaçit e të rrish me elektoratin e LDK-së. Unë shoh vetëm një mënyrë, Vjosa Osmani duhet të themelojë parti me një grumbull të pakënaqurve të LDK-së, që do të thotë se LDK prapë po përçahet", ka deklaruar Blerim Burjani për "Bota sot".
Attachments
-
uto_Isa-Mustafa-Albin-Kurti-Vjosa-Osmani1589372638.jpg44.7 KB · Shikime: 0
-
_auto_blerim_burjani154401347915476504261589372685.jpg63.9 KB · Shikime: 0
-
uto_Isa-Mustafa-Albin-Kurti-Vjosa-Osmani1589372638.jpg44.7 KB · Shikime: 0
-
_auto_blerim_burjani154401347915476504261589372685.jpg63.9 KB · Shikime: 0