Mustafa: Kosova nuk mund t’ia marrë tokën Malit të Zi

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, duke komentuar takimin e sotëm me ambasadorët e Kuinitit, ka thënë se në mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka tokë të askujt, dhe se Kosova nuk do të mund t’ia marrë 8200 hektarë tokë Malit të Zi.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në fillim të javës tjetër Komisioni Shtetëror do ta bëjë publike për opinionin evidencën e të gjitha 11 zonave kadastrale nga pjesa e Malit të Zi përgjatë kufirit me Kosovëm, shkruan Telegrafi

Postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

“Në debatin e mbajtur më dt 3 gusht të këtij viti për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, një pyetje mjaftë bazike ishte se a ka pala malazeze të dhëna kadastrale për pronat që kanë mbetur andej kufirit, e për të cilat opozita dhe disa ekspert pretendojnë se janë të Kosovës. Një pyetje e tillë u shtrua edhe sot në takimin me liderët politik, në të cilin morën pjesë edhe ambasadorët e Kuintit.

Edhe pse e kisha sqaruar këtë çështje më parë me Komisionin Shtetëror, sot kërkova dokumentacion analitik lidhur me këtë. U dëshmua se ekzistojnë 11 zona kadastrale në anën e Malit të Zi, përgjatë kufirit me Kosovën, parcelat kadastrale me numra përkatës dhe emrat e pronarëve, qoftë privat apo publik.

Në fillim të javës tjetër Komisioni do ta bëjë publike për opinionin evidencën e të gjitha këtyre zonave kadastrale nga pjesa e Malit të Zi. Po ashtu do të japë adresën në internet, ku çdo deputet i interesuar, zyrtar apo qytetar i Kosovës mund të vërtetoj pronësinë dhe komunën në të cilat janë të regjistruara ato prona.

Ne nuk do të japim asnjë pëllëmbë tokë me të cilat ka administruar Kosova dhe Komuna e Pejës, por nuk mund ti japim të drejtë vetes, që pronat e pronarëve të cilat i kanë të evidentuara dhe administrohen në komunën e Rozhajës apo të Plavës, ti shpallim prona të Kosovës.

Në mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka tokë të askujt, apo “terra nulleus”. اdo tokë e ka titullarin e pronës dhe është e evidentuar ose në komunat e Kosovës ose në ato të Malit të Zi. Ne nuk do të mund ti marrim 8200 hektarë, për të cilat pretendohet, nga personat privat dhe publik që i kanë të evidentuara në Mal të Zi pa pëlqimin e këtyre pronarëve dhe të Shtetit të Malit të Zi.

Qeveria e ka bërë punën e saj në mënyrën më të përgjegjshme, ndërkaq ratifikimi i Marrëveshjes është kompetencë dhe përgjegjësi e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. IM” (sic), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/Isa-Mustafa-fotoR-1-780x439.jpg
 

Attachments

  • Isa-Mustafa-fotoR-1-780x439.jpg
    Isa-Mustafa-fotoR-1-780x439.jpg
    51.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Mustafa: Kosova nuk mund t’ia marrë tokën Malit të Zi

Po vjen era tradheti o burra.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top