Muriqan, kapen dy vajza me 40 kg kanabis

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг

Dy vajza janë arrestuar në pikën e kalimit të Muriqanit pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre janë gjetur një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetaset, Manjola Lumnica dhe Isida Plumbi, teksa po tentonin që të kalonin kufirin.



Në automjetin e tyre të tipit FIAT, u gjetën rreth 40 kilogram kanabis sativa i ndarë në 42 pako. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur origjinën dhe destinacionin e lëndëve narkotike.






shekulli.com.al
 
Titulli: Muriqan, kapen dy vajza me 40 kg kanabis

po shum mir ,edhe gocat kan t drejt ta bejn kte jo vetem cunat :D
 
Back
Top