Mungojnë testet për diagnostikimin e personave të varur nga droga

Love

βeℓℓe â๓e
Mungojnë testet për diagnostikimin e personave që kanë varësi ndaj drogës. Alarmin për këtë e jep Genci Muçollari, drejtori i qendrës Aksion Plus e cila trajton me metadonin personat që kanë varësi nga droga. Muçollari shpjegon se deri tani këto teste janë siguruar Fondi Global, kontrata me të cilin mbaron në fillim të vitit 2014.

AAA-AAAAAAAA.jpg


"Nuk kemi teste. Deri dje i kemi blerë me Fondin Global, por Fondi është tkurrur. Pritet të bëhet një aplikim pas 2014, por nuk është siguria do të fitohet apo jo. Këto janë gjëra që duhet t’i mendojë shteti. Këto teste nuk janë as në burgje pasi edhe personat që bien në burg janë përdorues. Duhet bërë testi në çast", pohon Muçollari.

Testet e urinës thotë Mucollari nuk janë të kushtueshme, por janë tepër specifike dhe mezi sigurohen. Ndërkohë që farmacitë në Tiranë nuk e disponojnë. "Nuk gjendet në farmaci sepse nuk është shumë i qarkullueshëm. Mund të kushtojë deri në 1000 lekë. Varet sa lloj drogash ka brenda, nëse është me një substancë ose me pesë."

Sipas raportit të fundit të ISHP në vendin tonë ka 60 mijë përdorues të rregullt të drogës.

Në këtë shifër gjenden edhe fëmijë 11-vjeçarë. Ndërsa përdoruesit më të mëdhenj shkojnë deri në 45 vjeç. Këta janë personat më të rrezikuar ndaj HIV/AIDS.
Historiaime
 
Titulli: Mungojnë testet për diagnostikimin e personave të varur nga droga

Testet jan gati mjafton te shikosh nivelin e vjedhjeve qe behen naper qytete edhe e dine sa eshte numri i narkomaneve.
Mendoj se shifra prej 60 mije eshte pak e ekzagjeruar duke pas parasysh koston e drogave.
 
Back
Top