Mungesa e prinderve, shkaterron boten emocionale te femijeve

Tuana

Nada é por acaso!
child-psychology.jpg


Nuk eshte aspak e mjaftueshme, qe prinderit dhe femijet te jene nen te njejten cati, por ajo qe kerkohet eshte nevoja e pjesemarrjes dhe nderveprimit prind-femije ne cdo gje.
Ne jeten e femijeve kerkohet nje prezence e fuqishme e prinderve. E kunderta e kesaj eshte shkaku i pare i krejt ose i pjeses derrmuese te problemeve dhe nderlikimeve shpirterore, qe prekin femijet ne vegjeli dhe qe me pas mbesin tek ata pergjate gjithe jetes.
Prania e prinderve ne jeten e femijeve duhet te jete e fuqishme, me qellim qe te mos formohet asnje nderlikim, qe cungon personalitetin e tyre. Kjo prezence, sic e cekem, nuk presupozon vetem jetesen ne te njejten shtepi, apo thene ndryshe nen te njejten cati, por e tejkalon kete ne kufij shume me te gjere sesa thjesht prezenca fiziologjike.

Disa mendojne, se rutina familjare e femijes eshte bezdisese dhe e papranueshme, por shkencetaret braziliane te shkencave shoqerore theksojne, se monotonia e shendoshe, apo prania e nje sistemi, qe organizon lidhjet midis prinderve dhe femijeve, i ben femijet te ndjehen te sigurt dhe largon prej tyre hijen e mungeses se njerit ose tjetrit prind, apo te te dyve bashke.
Shkencetaret ne fjale theksojne, se mungesa e kesaj monotonie per arsye te jashtme, qe dalin nga sfera e deshires, sikurse per shembull vdekja e njerit prej dy prinderve ose divorci i tyre, destabilizon personalitetin e femijeve dhe i fut ata ne tunelin e humbjes dhe zbrazetires emocionale. Studimi i ketyre shkencetareve thote gjithashtu, se problemet qe nderlikojne personalitetin e femijeve, fillojne me mungesen e njerit prej dy prinderve, ose te te dyve.

Ky eshte edhe shkaku – sipas tyre – pse jetimet i gjejme ne nje grade teper shqetesuese, madje ndodh edhe qe ata te rreshqasin ne boten e dhunes, krimit dhe narkotines, si pasoje e mungeses se kujdesit, keshilles dhe orientimit te shendoshe.
Studimi ne fjale shton, se ajo cfare synon ky studim me “monotonine familjare”, eshte ndjesia tek femijet, se ata kane dike, qe i mbeshtet ata, i keshillon dhe interesohet per ta ne ceshtjet e tyre ku ata kane nevoje, nje person qe eshte gjithmone pjese e pandare e jetes se tyre. Mungesa e prinderve nderhyn drejtperdrejt ne zhvillimin e personalitetit te femijeve. Mungesa e prinderve ne jeten e femijeve cungon fantazine e femijeve kundrejt marredhenieve shoqerore.

Personi qe nuk e meson nga prinderit menyren e ndertimit te lidhjeve shoqerore, do kete tendenca egoiste, jeton i vetmuar dhe mbyllet ne vetvete. Mungesa e prinderve shkakton tek femijet mungesen e nje vizioni te natyrshem mbi gjerat dhe prej ketu cdo pikepyetje rreth jetes shnderrohet ne rrugen e femijes ne nje gogol, qe do ta perpije ate. Kjo ben qe femijet t’u bejne nje komentim te coroditur dhe te perzier me ndjesine e frikes prej te panjohures, gjerave qe e rrethojne, pasi vete mungesa e prinderve eshte ne vetvete e panjohura me e madhe per njeriun, qe ka nevoje te natyrshme per pranine e te tjereve, sidomos prinderve.
Gjithashtu, studimi ne fjale thote, se mungesa e prinderve mbjell tek femija ndjenjen e fajit dhe femijet mendojne, se ata vete jane shkaku per mungesen e prinderve dhe se ata nuk e meritojne te jene si femijet e tjere, qe rriten ne prehrin e prinderve te tyre dhe ndihen emocionalisht te stabilizuar.
Studimi shton, se mosprania e fuqishme e prinderve ne jeten e femijeve, shkaterron formimin ne perspektive te personalitetit te femijes. Shenjat e kesaj mund te gjenden te shpalosura tek dobesia e personalitetit dhe ndjesia e frikes, qe dominon ecejakun e femijeve ne periudha afatgjata.

Mungesa e prinderve persa i perket femijeve te vegjel:
Persa i perket femijeve te vegjel, mungesa e prinderve konsiderohet si mungesa absolutisht me e rrezikshme, sepse femija i vogel ka nje nevoje te domosdoshme per pranine e fuqishme te prinderve. Femija i vogel eshte i kufizuar ne te menduar dhe ne fuqite qe disponon. Ai e bazon fuqine e tij tek prania e prinderve ne jeten e tij dhe po keshtu edhe metoden e te arsyetuarit.
Ne kete periudhe tek femija spikat nevoja per perkujdes shendetesor dhe arsimor, ndersa mosprania e dikujt perben shkaterrim real per boten emocionale te femijes si dhe e fut ate ne coroditje, kotesi e deri ne destabilizim te plote. Kjo ndodh, sepse ne kete rast eshte rruga ajo, qe shnderrohet ne mesuesin e femijes dhe sic eshte vertetuar, ajo do t’ia mesoje femijes te gjitha gjerat ne nje forme te gabuar.

Mungesa e prinderve per sa i perket femijeve adoleshente:
Adoleshenti eshte gjithashtu shume i nevojshem per pranine e fuqishme te prinderve ne jeten e tij, persa i perket orientimit te jetes se tij ne nje forme te sakte, si dhe vargut te keshillimit te tij, ndihmeses se tij per te ndertuar te ardhmen e vet dhe mbeshtetjen e tij ne zbulimin e pasioneve, qe per te perbejne burimin e furnizimit dhe jeteses. Stabiliteti i sjelljes eshte nevoja me e rendesishme ne jeten e adoleshentit, ne orientimin e sjelljeve te adoleshentit, standardizimin dhe organizimin e lidhjeve te tij me te tjeret. Askush nuk mund ta beje nje gje te tille per femijet me mire se prinderit. Studimi thote gjithashtu, se mosprania e prinderve ne jeten e adoleshentit eshte nje nga shkaqet me te rendesishme te problemeve shoqerore. Adoleshenti i destabilizuar dhe i pa orientuar prej prinderve, padyshim qe do behet shkak ne perhapjen e shume dukurive negative shoqerore./info/
 
Pe: Mungesa e prinderve, shkaterron boten emocionale te femijeve

Dihet qe prinderi eshte edukatori,psikologu,mjeku,shoku i femijes...Kjo gje eshte ditur me kohe qe femija edhe i rritur te jete ka nevoje per prinderin jo me ne moshe te vogel...Rendesi nuk ka te kesh prind por te ndjesh qe ke prinder...Sot kush spo behet prind,kush spo lind e spo rrit femije,ama pak jane ato qe e meritojne fjalen e tille...Gjithsesi problemet psikologjike zakonisht tek femijet,lindin nga mungesa e vemendjes,ngrohtesise,dhe kujdesit prinderor...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top