Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mungesa e gjumit ul testosteronin te burrat !

Shiko fotografinë 1728046

Testosteroni është hormoni i burrave,ai rrit masën muskulore dhe stimulon agresivitetin. Gjithashtu luan një rol të rëndësishëm tek riprodhimi dhe tek fortësia e kockave.

Por një studim i publikuar këtë javë në “Journal of American Medical Association” tregon se ulja e orëve të gjumit e ndryshon rrënjësisht sekrecionin e testosteronit, e cila sjell jo pak probleme edhe në shëndetin e njeriut në përgjithësi.
Ekipi mjekësor i universitetit të اikagos ka studiuar 10 burra me një moshë mesatare deri në 24 vjeç, të dobët dhe me shëndet të mirë. Pasi kanë bërë disa teste për gjendjen e tyre hormonale dhe psikike, ata nisën t’i nënshtrohen dhe eksperimentit pasi fjetën 10 orë rresht, gjatë tre netëve të kaluara në laborator.
Ndërsa përgjatë 8 netëve në vijim ata u lanë të flinin vetëm 5 orë. Doza e rregullt e testosteronit përgjatë gjithë kësaj periudhe dhe më pas u shoqëruar me një rënie prej 10-15 për qind të hormonit mashkullor gjatë periudhës që bënë vetëm 5 orë gjumë.
Përqindja ishte edhe më e ulët gjatë orës 14.00 deri në 22.00. Gjatë kësaj periudhe vullnetarëve u shihej gjendja e tyre shpirtërore rregullisht, gjë e cila i bëri të kuptonin mjekët se kur ata e kishin përqindjen e testosteronit më të ulët ata ndiheshin në gjendje jo të mirë. Sipas autorëve, humori i tyre dhe forca ulej sa herë që uleshin orët e gjumit në ditë.
Përqindja e ulët e testosteronit është e lidhur me gjendjen jo të mirë shpirtërore dhe mund të jenë pasojë e një gjumi jo të rehatshëm”, shpjegon Eve Van Cauter. Sipas saj, 15 për qind e amerikanëve flenë më pak se 5 orë në ditë, gjë e cila mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin.
Mungesa e gjumit do të çonte në një përqindje të testosteronit që do të ishte e barabartë me atë të një personi që është 10 apo 15 vjeç më i madh në moshë./keshilla.net/
 
Pe: Mungesa e gjumit ul testosteronin te burrat !

Po per femrat ska efekte??...Si gjithmone ne i rezistojme cdo gjeje....
 
Pe: Mungesa e gjumit ul testosteronin te burrat !

He pra cupa e shifni ku ngecim ne :lol: E pra grahni bythes punoni e na leni rehat te bejme gjume, besa na kendoni edhe ninulla, nese doni qe cdo nate te jemi top fare :predru::predru::banane:
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back