Mund t’ju shëroj me fuqitë e mia, por në shkëmbim dua...

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 18:35 / 6.11.2013

mund-t-rsquo-ju-sh-euml-roj-me-fuqit-euml-e-mia-por-n-euml-shk-euml-mbim-dua_hd.jpg


Danezi Ulrik Andersen është arrestuar nga policia italiane në Milano me akuzën për mashtrim dhe marrëdhënie se.ksuale me detyrim.

46-vjeçari shtirej si një njeri i shenjtë me fuqi të mbinatyrshme dhe u premtonte shërim ‘pacienteve të tij’ vetëm nëpërmjet kryerjes së marrëdhënieve se.ksuale me të duke u thënë se “vetëm në atë mënyrë mund të vepronin fuqitë e tij mbinatyrore”.

Autoritetet italiane kanë thënë se ai shfrytëzonte gjendjen e pacienteve, kryesisht të atyre që vuanin nga depresioni, të cilat me shpresën e shërimit i jepeshin atij.

“Nëpërmjet marrëdhënieve se.ksuale të pambrojtura, unë do të të transmetoj dashurinë e Zotit. Kështu më thonë engjëjt e mi”, i kishte thënë një italianeje, e cila kishte kërkuar shërim nga “i shenjti”.

Danezin e kanë denoncuar dy ‘paciente’, njëra nga të cilat kishte filluar “seancat shëruese” para tre vitesh, kurse tjetra dy vite më parë.

Gjatë kontrollit në banesën e Andersen është gjetur edhe një listë e gjatë (me afro 100 emra), që dyshohet se janë viktima të mashtrimit të tij. /Telegrafi/
 
Back
Top