Mund te kete nje konflikt te ri ne Maqedoni?

*deliza*

VIP
V.I.P
Mund te kete nje konflikt te ri ne Maqedoni?

Qeveria eshte e bindur se ajo mund te perballoje nje grupim militantesh Shqiptare te cilet po kercenojne se do te nisin nje ofensive te re ne pranvere.

Nje grupim militant i panjohur, i quajtur Ushtria Kombetare Shqiptare, UKSH, po kercenon se do te perpiqet te nderprese procesin e brishte te paqes ne Maqedoni.

Javen e kaluar, deshmitare okulare kane thene per IWPR se kane pare anetare te UKSH me uniforme perreth Lipkoves dhe Tetoves, ne Maqedonine perendimore, duke shkaktuar keshtu frike ne rradhet e banoreve vendas per nje shperthim te ri te konfliktit etnik.

Perfaqesuesit e UKSH tre jave me pare kane informuar median ne gjuhen Shqipe per nje "ofensive dhe nje pranvere te nxehte" ne pjesen me te madhe te zonave te banuara nga Shqiptaret etnik. Faqja e ketij grupi ne internet www.shqiperiaebashkuar.com, ka paralajmeruar se Maqedonia eshte nje shtet "ku pas konflikteve te armatosura gjate viteve te fundit, marreveshjet politike nuk kane dhene ende asnje rezultat dhe nuk kane arritur progres".

UKSH ka bere nje kercenim te ngjashem edhe vitin e kaluar por nuk ka ndermarre asnje hap.

Ky grupim ka dale nga rradhet e kryengritesve Shqiptare ne Maqedoni ne vitin 2001, duke marre persiper pergjegjesine per vrasjen e 10 ushtareve Maqedonas ne rrugen Shkup-Tetove ne muajin Gusht te atij viti.

Pas nenshkrimit te marreveshjes se Ohrit ne Gusht 2001, e cila i dha fund konfliktit te armatosur, ky grupim ka marre persiper edhe disa sulme te tjera te kryera ndaj objektivave ushtarake.

Valdet Vardari, pseudonimi i perdorur nga kryetari i Frontit te Bashkuar Kombetar Shqiptar, FBKSH, organizmi politik i cili thuhet se drejton UKSH, ka deklaruar ne intervista te koheve te fundit me disa gazeta se nje division i quajtur "Skenderbeg" po vepron tani ne te njejtat zona te kontrolluara nga luftetaret Shqiptare gjate konfliktit te vitit 2001.

Grupimi mendohet se ka ne rradhet e tij ish luftetare te Ushtrise Clirimtare Kombetare, UCK, te cilet kundershtojne marreveshjen e Ohrit dhe anetare te grupimeve te tjera militante te cilat jane shperbere me pare, si Ushtria Clirimtare e Kosoves, UCK, dhe Ushtria Clirimtare e Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit, UCPMB, e cila ka kryer nje fushate ushtarake ne Serbine jugore.

"Qe nga momenti i pare i nenshkrimit te marreveshjes se Ohrit, UKSH ka deklaruar publikisht se ne nuk e njohim ate dhe e konsiderojme si nje marreveshje te demshme dhe nje tradheti," ka thene Vardari per te perjaveshmen e cila botohet ne gjuhen Shqipe ne Shkup, Lobi, javen e kaluar.

Largimi i Ahmetit nga perfaqesuesit e linjes se ashper ka filluar gjate konfliktit ne Maqedoni per shkak te preferences se tij per arritjen e nje zgjidhjeje me ane te bisedimeve. Ai ka shkaktuar edhe me teper zemerim kur ka marre vendimin per te hyre ne politiken zyrtare perpara zgjedhjeve te vitit 2002. Partia e Ahmetit, Bashkimi Demokratik per Integrim, BDI, tani kontrollon pese ministry ne qeverine e qendres se majte te Branko Cervenkovski.

Tani UKSH e akuzon ate se ka tradhetuar interesat kombetare Shqiptare. Vardari ka thene se Ahmeti ka hyre ne nje "koalicion me pushtuesit Sllavo Maqedonas te tokes Shqiptare. Ne nuk kemi besim tek pushtuesit dhe bashkepunetoret e tyre Shqiptare".

Akuzat ndaj BDI se Ahmetit ne media kane shtuar presionin mbi te per te arritur sa me shpejt rezultate. Shqiptaret radikale kane sulmuar BDI se ka pranuar nje pozicion te ulet ne koalicionin qeveritar dhe se ka bere shume kompromise dhe leshime ndaj Maqedonasve etnik.

Pasi eshte marre vesh se luftetaret e UKSH po mblidhnin forca ne Maqedonine perendimore, sipas disa burimeve diplomatike, Ahmeti ka vizituar Zvicren ne muajin Janar ku eshte takuar me ish aleatet e tij te UCK-se te cilet tani kontrollojne UKSH.

Fundjaven e kaluar, zyrat e BDI ne Gostivar dhe Shkup jane qelluar me arme zjarri dhe nje raketa hedhes. Asnje grup nuk ka marre persiper pergjegjesine per keto sulme nersa policia nuk ka dhene asnje informacion mbi keto sulme.

Disa ish komandante te UCK-se i kane derguar Ahmetit nje leter publike, te botuar me 24 Janar ne te perditeshmen Fakti, duke i kerkuar atij nje perfshirje maksimale per ceshtjen e permiresimit te te drejtave te Shqiptareve ne vend. "Vepro tani perpara se te jete teper vone," thuhej ne leter, "sepse neser mund te jete shume vone".

"Kur une u futa ne rradhet e UCK-se, nuk luftova qe dikush te merrte nje post dhe pastaj te vllazerohej me Sllavet," citonte e perditeshmja Koha Ditore ne Kosove nje prej ish anetareve te UCK-se. "Kur ne luftonim, drejtuesit e UCK-se thonin se po luftonim kunder Sllavo Maqedonasve, ndersa tani Ali Ahmeti kerkon qe djali i tij te behet shok me Jovanin nga Stipi".

Ministrat e rinj te BDI thone se akuzat jane te padrejta. "Nuk eshte e ndershme te fajesosh nje parti qe nuk po ploteson premtimet e saj vetem pas dy apo tre muaj ne pushtet," ka thene zevendes kryeministri i BDI-se, Musa Xhaferi per te perjaveshmen Shqiptare Lobi dy jave me pare.

Perfaqesues te UKSH kane konfirmuar se luftetaret e tyre tani po perqendrojne perpjekjet ne zonat malore perreth Shkupit, Tetoves dhe Kumanoves ne veri dhe veri perendim te vendit. Tani grupi thuhet se po vendos forca edhe ne Kicevo dhe Gostivar ne perendim. "Ekzistojne disa grupe te armatosura te perbera nga 20 deri 30 vete por ato nuk perbejne asnje kercenim serioz," ka thene Lazar Kitanovski, keshilltari i kryeministrit per ceshtjet e sigurise, per te perditeshmen Utrinski Vesnik.

Autoritetet jane te bindura se ato mund te perballojne cdo kercenim qe mund te perbejne luftetaret. "Qeveria eshte ne dijeni te ekzistences se nje grupimi qe e quan veten UKSH. Sipas informacioneve tona, kjo nuk eshte nje structure e forte, por perbehet nga njerez te perfshire ne krime, dhe ne aktivitete te paligjeshme," ka thene ministri i brendeshem Hari Kostov te Marten. Kostov ka thene se ministria do te merrte te gjitha masat per vendosjen nen kontroll te tyre.

Ambasadori Amerikan ne Maqedoni, Laurence Butler, ka thene ne nje konference per shtyp ne Shkup me 29 Janar se "Nuk do te kete asnje ofensive ne pranvere. Lufta ka mbaruar ketu. Njerezit te cilet kane arme duhet te kthehen andej nga kane ardhur, ose do te perballen me ne".

Zedhenesi i NATO-s Craig Ratkliff ka thene se ndersa gjendja ne Maqedoni ishte ende e brishte, te gjitha grupimet duhet te perpiqen te plotesojne kerkesat e tyre nepermjet institucioneve legjitime.

Burime Perendimore te sherbimeve sekrete kane thene per IWPR se UKSH nuk eshte e afte te stabilizoje seriozisht Maqedonine, sepse ajo nuk ka mbeshtetje ne rradhet e Shqiptareve vendas. Por ata kane thene se askush nuk mund te jete teper i sigurte mbi kercenimin qe mund te perbeje UKSH ne te ardhmen.

"Ata kane filluar te koordinojne veprimet e tyre dhe te mbledhin fonde ne Zvicer, Gjermani, Belgjike, Kosove dhe Shqiperi," kane thene ata. "Brenda gjashte deri dhjete muajsh ata shpresojne te jene te gatshem per veprim".
iwpr.net

23shws31.jpg

r86lxc1.jpg

xp9ac21.jpg

2layjow1.jpg

5khzxv1.jpg

2dcd6x011.jpg

eipely11-1.jpg
 
Titulli: Mund te kete nje konflikt te ri ne Maqedoni?

Situata aktuale e Shqiptareve ne Maqedoni nuk eshte ajo qe kemi pritur pas luftes se vitit 2001 per shkak te ngerqit qe ka pesuar ne zbatimin e marreveshjes se Ohrit. Pakenaqesit cdo dite vijne duke u rritur dhe si rezultat i kesaj ne kemi zhvillime jo te kendshme ne rajon. Kemi njerez te frustruar dhe ky frustrim vie krysisht nga mosmarrveshjet dhe perqarjet e medha me te cilat ballafaqohet faktori politik shqiptar. Faktori sllavomaqedonas po e perdore kete per te destabilizuar vendin duke e tensionuar situaten cdo dite e me shume.

Si rezultat i kesaj une mendoj se faktori shqiptar duhet te ulet dhe te analizoj gjendjen me shume kujdes. ne ne njefare menyre kemi fituar luften atje. Gjithashtu nuk duhet harruar se faktori sllavomaqedonas ishte ndier humbes ne ate beteje dhe ne ate marreveshje. Si rezultat i kesaj nuk eshte fare larg mendjes se ata jane me te interesuar se ne, qe te bejne anulimin e kesaj marrevshje, dhe kete po mundohen ta bejne duke shfrytezuar perqarjet tona me qellim qe para opinionit boterore te dalim ne si shkeles te marreveshjes. Kete duhet ta kete te qart cdo shqiptare dhe duhet vepruar me shume kujdes. E vetmja gje qe duhet te bejne Shqiptaret eshte gjetja e nje lideri per unifikimin e faktorit Shqiptar i cili do gjente forca te reja per shtytjen e realizimit te marrveshjes se Ohrit. Kjo eshte pika ku ne duhet te kembengulim sepse nuk do jemi humbes ne te ardhmen. Per kete duhet te jape kontributin e tij edhe faktori politik ne Shqiperi dhe Kosove.

Une mendoj se sllavomaqedonasit jane me te interesuar se ne te bejne ndarjen e vendit. Pse? Shqiptaret atje kane dy Universitete ne gjuhen Shqipe. Gjithashtu situata ekonomike e tyre kam pershtypjen se eshte me e mire se e sllaveve. Kjo nga te ardhurat e mergimtareve. Gjithashtu shqiptaret kane perparesi edhe natalitetin krahasuar me sllavet te te cilet gjithnje eshte ne renie. Si rezultat i ketyre faktoreve munde te konkludoj se shqiptaret atje jane ne ofensive intelektuale, ekonomike, numerike gje qe kjo sjelle edhe epersi hapsinore. Kete ka kohe qe e kan kuptuar sllavet andaj sjellja e tyre eshte e vrazhde, shume e vrazhde dhe po veprojne me frige e siper per te bere te pamunduren qe te arrijne ndarjen e Maqedonise. Nje ndarje e tanishme e Maqedonise jam i bindur se do na nxirrte shume te humbur. Ne kemi perparesit tona dhe duhet te kanalizojme keto perparesi me forma te ndryshme dhe duhet te kembngulim ne mosndarjen e Maqedonise. Duhet fituar kohe dhe hapesire.

Si rezultat i kesaj faktori shqiptare duhet te leje inatet personale dhe duhet te gjeje forca te reja per te shtyre me tutje realizimin e te drejtave te shqiptareve. Kjo duhet te behet permes rrugeve legale dhe diplomacise. Nje lufte e mundshme e tanishme ( edhe nese e ndajme Maqedonine) kam pershtypjen se do ishte mjafte humbese per ne. :gjujpeshk:
 
Titulli: Mund te kete nje konflikt te ri ne Maqedoni?

Une mendoj se sllavomaqedonasit jane me te interesuar se ne te bejne ndarjen e vendit. Pse? Shqiptaret atje kane dy Universitete ne gjuhen Shqipe. Gjithashtu situata ekonomike e tyre kam pershtypjen se eshte me e mire se e sllaveve. Kjo nga te ardhurat e mergimtareve. Gjithashtu shqiptaret kane perparesi edhe natalitetin krahasuar me sllavet te te cilet gjithnje eshte ne renie. Si rezultat i ketyre faktoreve munde te konkludoj se shqiptaret atje jane ne ofensive intelektuale, ekonomike, numerike gje qe kjo sjelle edhe epersi hapsinore. Kete ka kohe qe e kan kuptuar sllavet andaj sjellja e tyre eshte e vrazhde, shume e vrazhde dhe po veprojne me frige e siper per te bere te pamunduren qe te arrijne ndarjen e Maqedonise. Nje ndarje e tanishme e Maqedonise jam i bindur se do na nxirrte shume te humbur. Ne kemi perparesit tona dhe duhet te kanalizojme keto perparesi me forma te ndryshme dhe duhet te kembngulim ne mosndarjen e Maqedonise. Duhet fituar kohe dhe hapesire.

Kitrra, do te doja dhe une te ishte keshtu, por realiteti eshte tjeter dhe biles shume i hidhur...Ne Maqedoni egziston vetem nje universitet shteteror ne gjuhen shqipe, te tjerat qe mund te jene jane private...Univesrsiteti shteteror i Tetoves per te cilin u derdh shume gjak e u shuan jete te te rinjeve shqiptar sot e asaj dite vazhdon te mos jete institucion serioz dhe institucion i denje arsimor...Mungojne kuadrot e mirefillta arsimore, mungon serioziteti ne pune, mungon organizimi dhe menaxhimi i drejte...Shume studente te rinj qe pretendojne qe jane serioz dhe kerkojne pune dhe dije ( po dal nga modestia dhe po fus dhe veten ketu ) i largohen ketij universiteti per shkaqet qe permenda me larte.

Fatkeqsisht as gjendja ekonomike e shqiptareve nuk eshte e mire..e aspak me e mire se e maqedonasve..Ta siguroj kete...Te ardhurat e mergimtareve nuk besoj se jane ndonje faktor kyc per gjendejen ekonomike te shqiptareve...Sidomos tani keto 3 vite nga kriza e 2007 qe i kaploi te gjitha vendet...+ qe te gjitha vendet dhe pozitat e larte drejtohen dhe udhehiqen nga maqedonasit..Gjithsesi prap per buke nuk vdesim se mos ta bej dhe aaq tragjike.

Sa i perket situates aktuale ne Maqedoni, them se kete javen e fundit ka qene vertete alarmante...

Fatkeqsisht menjehere pas protesetes se 10 majit morem nje goditje te forte nga policia maqedonase...U shuan dhe 4 jete te tjera...Dolen njerezit te protestojne per drejtesi, per hapjen e dyerve të burgut per shqiptaret e denuar ne procese te montuara gjyqesore dhe treguan ne nje menyre se ndjehen te rrezikuar nga institucionet e shtetit...Nuk kaluan 48 ore dhe 4 nga shqiparet luftetare qe i dhan lamtumiren armeve ne luften e 2001 u vrane ne menyren me mizore me akuzen per kontrabande armesh...Shteti po iegzekton dhe po i vret ''kriminelet''..Une nuk arij te kuptoj kush ua jep ate te drejte?..kriminelet qe ata i quajne te atille une e di qe burgosen nuk vriten lol...Po skan faj ato jo, kane faj pushtetaret tane qe dhe ne keto raste nuk mobilizohen dhe nuk ngrisin zerin...Ju bejne hyzmet kolltuqeve dhe kane vene intersat personale mbi intersesin e popullit...Keta o nuk kuptojne o nuk duan te kuptojne se politika e tyre ka kohe qe ka deshtuar..ka kohe qe i ka kaluar afati premtive dhe mosrealizimeve te tyre...Nje deshtim i ketille normalisht qe do nxjer shqiptare neper rruge per protresta dhe do nxis shiqptare te tjeter qe te kapin armet perseri...Une per vete normalisht qe do isha kunder nje lufte tjeter...Nuk dua lufte dua drejtesi ne kete shtet por kjo e fundit mos te arrihet me derdhje gjaku por me unifikim te partive shqiptare dhe popullit shqiptar.

Per ta permbyll se e zgjata shume, po citoj nje gje qe lexova ne nje shkrim te Kim Mehmetit e qe me beri jashtzakonisht pershtypje:

''...Bejne mekat edhe zyrtaret e Tiranes dhe Prishtines kur vizojne burreshtetasit maqedonas, sepse keshtu ata pa dashje legjitimojne ekzekutimin e shqiptareve te ketushem dhe pranojne se “rreziku shqiptar”, e jo antishqiptarizmi dhe koncepti antiperendimor i Gruevskit, eshte ai qe e rrezikon stabilitetin e Maqedonise dhe ate e largon nga vlerat perendimore.''
 
Titulli: Mund te kete nje konflikt te ri ne Maqedoni?

Ka 4 shqiptare te vrare..ka te burgosur nga rastet e Sopotit dhe te Brodecit...po lufte nuk ka..Temen une e hapa me pyetjen nese a Mund te kete nje konflikt te ri meqe eshte krijuar kjo situate ?
 
Titulli: Mund te kete nje konflikt te ri ne Maqedoni?

''...Bejne mekat edhe zyrtaret e Tiranes dhe Prishtines kur vizojne burreshtetasit maqedonas, sepse keshtu ata pa dashje legjitimojne ekzekutimin e shqiptareve te ketushem dhe pranojne se “rreziku shqiptar”, e jo antishqiptarizmi dhe koncepti antiperendimor i Gruevskit, eshte ai qe e rrezikon stabilitetin e Maqedonise dhe ate e largon nga vlerat perendimore.''

Kam respekt te madhe per Kim Mehmetin. Ajo cfare kam shprehur ne shkrimin tim e gjene edhe ne shkrimin e Kimi-it. Ndarja e Maqedonise, per momentin, eshte ne dem te Shqiptareve dhe nga ajo cfare shihet eshte kerkese e kahershme e sllaveve qe mundohen ta realizojne ne kurriz tonin. Ne duhet ti ngjeshim radhet te analizojme mire situaten dhe te shikojme objektivin atje ku e kemi. Situata eshte ne anen tone por problemi eshte se nuk dime ta perdorim. Por kjo nuk do te thote te ngutemi. Cdo dite e ardhshme eshte ne favor tonin. Duhet ta shfrytezojme kete situate. :gjujpeshk:
 
Kitrra kane kaluar 10 vjet gati qe nga konflikti dhe fatkeqsisht shume pak gjera kane ndryshuar..objektivi qe at'her besoj ka qene me shume te drejta dhe liri per shqiptaret dhe bashkangjitje ne familjene madhe Europjane..mirepo asgje nga kjo nuk u realizua..Gjithsesi shpresoj mos te presim edhe 10 vjet te tjera...jemi lodh nga pritja...Une shkrimin e Kim Mehmetit e solla per dy arsye, pervec asaj qe e theksove ti edhe per nje gje tjeter...Nuk me pelqeu vizita e Bajram Rexhepit 24 ore pas vrasjes se shqiptareve..Ajo qe ja zgjati doren Jankullovkes me erdhi si legjitimim dhe perkrahje te ekzekutimit te shqiptareve.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mund te kete nje konflikt te ri ne Maqedoni?

N q s vazhdohet me kete politike , padyshim qe do kete konflikt dhe biles i pashmangshem .
Akoma nuk e kan kuptuar maqedonsit qe koha e shtypjes dhe diskriminimit te shqiptareve ka perenduar !!!!!!
Nqs nuke e kan kuptuar , atehere do na duhet ta mbushim mendjen .
Them keshtu , pasi kur lexoj per vrasjet dhe burgosjet politike dhe etnike , me rrenqethet trupi dhe me behet ti bashkohem
fizikisht ushtrise.
 
Titulli: Mund te kete nje konflikt te ri ne Maqedoni?

Une shkrimin e Kim Mehmetit e kam kuptuar shume mire dhe e kam shume te qarte, dhe jo rralle e kam potencuar, se politikanet shqiptare te shtetit ame dhe te Kosoves jo rralle kan perquar mesazhe negative tek shqiptaret e Maqedonise. Nje nga mesazhet shume negative ishte edhe ai i z. Rexhepi ne viziten e tij.
Te gjitha keto qe i ke potencuar ne shkrimin tende jane shume te verteta. Po aq te verteta sa edhe e verteta e madhe se kjo situate eshte krijuar si rezultat i perqarjes se madhe dhe menaxhimit jo te mire te situates nga lideret shqiptare. Kjo ka sjelle dhe po sjelle probleme te vazhdueshme deri ke kjo situata ku lideret Maqedonas pretendojne qe ne kurriz te shqiptareve te ndajne sa me heret qe eshte e mundshme Maqedonin me qellim qe te fitojne ne kohe dhe hapesire. A jemi ndalur ndonjehere ti veme gishtin kokes e te pyesim se ku do i vinte sot kufiri nese do e ndanim? Apo se ku do i vinte pas nja 50 vitesh? Duhet ti krahasojme dhe analizojme te gjitha perparesit, mundesit dhe mangesit para se ti mendojme keto dy gjera. Ne jemi ne ofenzive. Pse nuk dime ta shfrytezojme kete askush nuk na ka faj. Nje gje di te them se shteti sllav maqedonas te gjitha keto po i bene nga friga e se ardhmes. Cdo dite e ardhme ne nje shtet te perbashket me shqiptaret eshte humbje per ta. Ne cdo aspekt. Ata kete e kan kuptuar kahere andaj po sillen ne kete menyre. :gjujpeshk:
 
Hartin uroj me gjith zemer te mos kete nevoje per nje gje te tille...Vetem se padrejtesite ne kete shtet po kalojne cdo vije te kuqe...Mendoje qe atdheu im dhe i ketyre shqiptareve po ben ekstradimin dhe burgimin me te tmershem qe mund te kete ndodh ketyre 10 viteve te fundit..Gjasme mendonim se pas luftes do jete me fushe me lule lol...Presim qe politikanet tane ti thirin ndergjegjes dhe urojme per dite me te mira, cfar te them tjeter.

Une shkrimin e Kim Mehmetit e kam kuptuar shume mire dhe e kam shume te qarte, dhe jo rralle e kam potencuar, se politikanet shqiptare te shtetit ame dhe te Kosoves jo rralle kan perquar mesazhe negative tek shqiptaret e Maqedonise. Nje nga mesazhet shume negative ishte edhe ai i z. Rexhepi ne viziten e tij.
Te gjitha keto qe i ke potencuar ne shkrimin tende jane shume te verteta. Po aq te verteta sa edhe e verteta e madhe se kjo situate eshte krijuar si rezultat i perqarjes se madhe dhe menaxhimit jo te mire te situates nga lideret shqiptare. Kjo ka sjelle dhe po sjelle probleme te vazhdueshme deri ke kjo situata ku lideret Maqedonas pretendojne qe ne kurriz te shqiptareve te ndajne sa me heret qe eshte e mundshme Maqedonin me qellim qe te fitojne ne kohe dhe hapesire. A jemi ndalur ndonjehere ti veme gishtin kokes e te pyesim se ku do i vinte sot kufiri nese do e ndanim? Apo se ku do i vinte pas nja 50 vitesh? Duhet ti krahasojme dhe analizojme te gjitha perparesit, mundesit dhe mangesit para se ti mendojme keto dy gjera. Ne jemi ne ofenzive. Pse nuk dime ta shfrytezojme kete askush nuk na ka faj. Nje gje di te them se shteti sllav maqedonas te gjitha keto po i bene nga friga e se ardhmes. Cdo dite e ardhme ne nje shtet te perbashket me shqiptaret eshte humbje per ta. Ne cdo aspekt. Ata kete e kan kuptuar kahere andaj po sillen ne kete menyre. :gjujpeshk:

Kitrra pajtohem me kete postim tendin...fatkeqsisht u diskutua shume ajo vizite, ishte veprim i pa menduar mire..gjithsesi presim ndonje reagim dhe perkrahje tjeter nga lidere te tjete politik.

Ndegjova sot ne lajme qe Sali Berisha kishte anuluar viziten e tij qe e kishte te caktuar me 26 maj ne Shkup...Thuhet se arsyeja eshte pikerisht situata momentale e krijuar ne Maqedoni...Eshte nje shenje proteste dhe kjo!
 
Titulli: Mund te kete nje konflikt te ri ne Maqedoni?

DENONCIM PUBLIK

Mona Agrigoroaiei

Në emisionin „Rubikon” të Kohës TV, i ftuar ka qenë Avni KLINAKU.

Ai ka thenë se LKاK-ja ka bërë gabim se nuk ka pranuar Rambujenë: „të humbët busulla, të ndodhet atë që ka ndodhur në Rambuje. Pjesa me qendrimin ndaj Rambujesë nuk ka qenë shumë i rregullt, shumë i saktë, shumë largpamës” „Qendrimi që Rambujeja nuk duhet nënshkruar i kanë dëmtuar shumë LKاK-së, edhe në periudhën e pasluftës”, ka qenë një qendrim „ekstremist”.
Pastaj ka thenë se shkrirja e UاK „ka qenë hap shumë i mençëm, shumë largpamës edhe shumë me vend.”

„Gabim” e bën zotëria, sepse Rambujeja ka qenë një kushtetutë e Kosovës si autonome në kuadrin e Jugosllavisë!

Vetëm kush nuk e ka lexuar marrëveshjen e Rambujesë apo kush do të mashtrojë njerëzit bën pohime të tilla antikombëtare.
Sa i përket UاK-së nuk mund të quash një „hap i mençëm” ndaljen dhe çarmatosjen e saj në mesin e rrugës, sepse betimi i UاK-së ka qenë për ribashkim kombëtar dhe jo për diçka tjetër.
Unë mendoj se zotëria vet ka humbur busullën.

Ka ardhur koha të qes në publik faktin se gjatë vitit të kaluar, kur kam qenë në Prishtinë dhe e kam takuar zotin Avni KLINAKU, në mëngjesin e 11 gushtit 2009, kur zoti Klinaku ka ardhur në zyrë, kam vërejtur se ai flet serbisht në Facebook dhe kur e pyeta unë, „A flet serbisht?”, ai tha: „Unë jam për dialog edhe me Oliver Ivanoviçin, fakt që më ka detyruar të ndërpres çdo lidhje me të dhe të mos dua të rri asnjë sekondë. Në Facebook, ai fliste serbisht me një serb që i thoshtë (se më ka perkthyer) : A do të ende një hërë burgosesh për Shqiperine Etnike? Dhe ai qeshte si i çmendur dhe i përgjigjte diçka serbisht..., nuk e di çka, sepse nuk di serbishtën.

Nuk kam pranuar më të bisedoj më me një individ që flet serbisht dhe do dialog me kriminelin e Serbisë, Ivanoviç, pavarësisht se është edhe Avni KLINAKU, Kryetari i Lëvizjes për Bashkim.

Jo pas shumë kohë ka filluar ndaj meje një terror psikologjik të vazhdueshëm dhe kam qenë edhe arrestuar nga policia e Prishtinës.

Gjykoni edhe ju, të dashur lexues, nëse kryetari i një lëvizje kombëtare siç është Lëvizja për Bashkim ka të drejtë të flet serbisht dhe të dojë dialog me një kriminel lufte!

Më sa e di, organizata e tij, është organizatë për bashkim shqiptar, jo për bashkim-vëllazërim!

Në fakt, duke mos e përcaktuar çfarë lloj bashkimi mund të jetë, mund të kuptohet çdo gjë...

Kështu që, kam marrë iniciativën TA DENONCOJ PUBLIKISHT.

18 Maj 2009
 
Titulli: Mund te kete nje konflikt te ri ne Maqedoni?

DENONCIM PUBLIK
Ka ardhur koha të qes në publik faktin se gjatë vitit të kaluar, kur kam qenë në Prishtinë dhe e kam takuar zotin Avni KLINAKU, në mëngjesin e 11 gushtit 2009, kur zoti Klinaku ka ardhur në zyrë, kam vërejtur se ai flet serbisht në Facebook dhe kur e pyeta unë, „A flet serbisht?”, ai tha: „Unë jam për dialog edhe me Oliver Ivanoviçin, fakt që më ka detyruar të ndërpres çdo lidhje me të dhe të mos dua të rri asnjë sekondë. Në Facebook, ai fliste serbisht me një serb që i thoshtë (se më ka perkthyer) : A do të

18 Maj 2009

Na paske zbuluar edhe nje tradhetar. He ta lumsha o ta lumsha se na zbardhe fytyren. :lexim:
 
Titulli: Mund te kete nje konflikt te ri ne Maqedoni?

DENONCIM PUBLIK

Mona Agrigoroaiei

Në emisionin „Rubikon” të Kohës TV, i ftuar ka qenë Avni KLINAKU.

Ai ka thenë se LKاK-ja ka bërë gabim se nuk ka pranuar Rambujenë: „të humbët busulla, të ndodhet atë që ka ndodhur në Rambuje. Pjesa me qendrimin ndaj Rambujesë nuk ka qenë shumë i rregullt, shumë i saktë, shumë largpamës” „Qendrimi që Rambujeja nuk duhet nënshkruar i kanë dëmtuar shumë LKاK-së, edhe në periudhën e pasluftës”, ka qenë një qendrim „ekstremist”.
Pastaj ka thenë se shkrirja e UاK „ka qenë hap shumë i mençëm, shumë largpamës edhe shumë me vend.”

„Gabim” e bën zotëria, sepse Rambujeja ka qenë një kushtetutë e Kosovës si autonome në kuadrin e Jugosllavisë!

Vetëm kush nuk e ka lexuar marrëveshjen e Rambujesë apo kush do të mashtrojë njerëzit bën pohime të tilla antikombëtare.
Sa i përket UاK-së nuk mund të quash një „hap i mençëm” ndaljen dhe çarmatosjen e saj në mesin e rrugës, sepse betimi i UاK-së ka qenë për ribashkim kombëtar dhe jo për diçka tjetër.
Unë mendoj se zotëria vet ka humbur busullën.

Ka ardhur koha të qes në publik faktin se gjatë vitit të kaluar, kur kam qenë në Prishtinë dhe e kam takuar zotin Avni KLINAKU, në mëngjesin e 11 gushtit 2009, kur zoti Klinaku ka ardhur në zyrë, kam vërejtur se ai flet serbisht në Facebook dhe kur e pyeta unë, „A flet serbisht?”, ai tha: „Unë jam për dialog edhe me Oliver Ivanoviçin, fakt që më ka detyruar të ndërpres çdo lidhje me të dhe të mos dua të rri asnjë sekondë. Në Facebook, ai fliste serbisht me një serb që i thoshtë (se më ka perkthyer) : A do të ende një hërë burgosesh për Shqiperine Etnike? Dhe ai qeshte si i çmendur dhe i përgjigjte diçka serbisht..., nuk e di çka, sepse nuk di serbishtën.

Nuk kam pranuar më të bisedoj më me një individ që flet serbisht dhe do dialog me kriminelin e Serbisë, Ivanoviç, pavarësisht se është edhe Avni KLINAKU, Kryetari i Lëvizjes për Bashkim.

Jo pas shumë kohë ka filluar ndaj meje një terror psikologjik të vazhdueshëm dhe kam qenë edhe arrestuar nga policia e Prishtinës.

Gjykoni edhe ju, të dashur lexues, nëse kryetari i një lëvizje kombëtare siç është Lëvizja për Bashkim ka të drejtë të flet serbisht dhe të dojë dialog me një kriminel lufte!

Më sa e di, organizata e tij, është organizatë për bashkim shqiptar, jo për bashkim-vëllazërim!

Në fakt, duke mos e përcaktuar çfarë lloj bashkimi mund të jetë, mund të kuptohet çdo gjë...

Kështu që, kam marrë iniciativën TA DENONCOJ PUBLIKISHT.

18 Maj 2009

Nuk e kuptova cfar lidhje kishte ky postim me ate artikull qe kam sjell une per situaten e tensionuar ne Maqedoni. Ndoshta dhe mund te kete noj lidhje po une nuk kuptova gje!
 
Titulli: Mund te kete nje konflikt te ri ne Maqedoni?

Xhem mbrem ne RTK ne emisjonin DEBAT ky Klinaku mu duk pak a shum me i perpikt.
Ndokush mund ta sjell edhe ate link qe ta shikoni nje banalitet te pa pare ndonjeher ne TV.
Sidomos nga udheheqsi i emisjonit.

Ketu mund ta shikoni ket intervis te turpshme

http://www.kohavision.net/web/index.php?koha=lexo&category=7&id=601

Marre nga Bashkimikombetar

---------- Post added at 19:51 ---------- Previous post was at 19:48 ----------

Nuk e kuptova cfar lidhje kishte ky postim me ate artikull qe kam sjell une per situaten e tensionuar ne Maqedoni. Ndoshta dhe mund te kete noj lidhje po une nuk kuptova gje!

Ne lufte shkohet pasi te jen siguruar krahet.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top