Republic Of Kosovo
Ado !
Ministri i Forcës së Sigurisë, Fehmi Mujota, i shoqëruar nga komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Sylejman Selimi dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Turqi, Bekim Sejdiu, janë takuar të hënën me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Vecdi Gonul.
Ministri Mujota e njoftoi homologun e tij lidhur me zhvillimet dhe të arriturat në Kosovë, me theks të posaçëm për punën e Ministrisë që e drejton dhe ngritjen e Forcës së Sigurisë, sipas parimeve e standardeve të NATO-s, si forcë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe në funksion të paqes e sigurisë në vend dhe rajon.
Ministri Gonul ndërkaq, shprehu theksoi se, Qeveria e Republikës së Turqisë do të jetë gjithnjë mbështetëse dhe përkrahëse e pa rezervë për Republikën e Kosovës, qeverinë dhe qytetarët e saj.
Në kuadër të bashkëpunimit të dy ministrive - siç bëhet e ditur në një komunikatë të Zyrë për informim të FSK-së - po finalizohet Memorandumi i bashkëpunimit, i cili pas nënshkrimit krijon mundësi dhe cilësi të reja bashkëpunimi.
Të dy ministrat shfaqen bindjen se thellimi bashkëpunimit mes dy vendeve, përveç interesit reciprok reflekton klimë bashkëpunimi në rajon dhe më gjerë, duke krijuar kushte për integrime të mëtejme euroatlantike.
Mujota me këtë rast falënderoi ministrin Gonul, qeverinë dhe popullin turk për tërë ndihmën dhe përkrahjen që kanë dhënë e po japin për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj. Një falënderim të posaçëm Mujota shprehu për punën e ushtarëve dhe oficerëve turkë në kuadër të KFOR-it në Kosovë. /Telegrafi/