Vinjol
Status Online....... Po zihem me grate e forumit
![111.png 111.png](https://fv.al/data/attachments/222/222696-a1ad194bd55f51f59e0373999e19519b.jpg?hash=oa0ZS9VfUf)
Miq dhe të afërm të Muharrem Ahmetit kanë reaguar me shpejtësi për të përgënjeshtruar lajmin e përhapur mbrëmë në rrjetet sociale se këngëtari ka ndërruar jetë. Raportohet se këngëtari i muzikës tallava është në gjendje të rëndë shëndetësore, por ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.
Është muzikanti dhe miku i tij, Kristian Xhaferaj që konfirmon se Ahmeti ka kaluar një problem të rëndë shëndetësor.
“Pëshëndetje të gjithë shokëve dhe kolegëve të vëllait tonë, Muharrem Ahmeti. Është e pamundur t’i përgjigjem çdo njërit prej jush, kam mbi 700 telefonata. Vërtet (Ahmeti) ka kaluar një gjendje të rëndë shëndetësore, por është gjallë. I lutem të gjithë atyre shokve që postojnë (fake info) gjëra jo të vërteta, t’i fshijnë sepse nuk janë të vërteta. Vëllai jonë ka nevojë për lutjet tona që gjendja e tij të bëhet më mirë”, shkruan Xhaferaj.