Mrekullitë në trupin e njeriut

METi

-=EdoLorEli=-
Njëri nga argumentet që e njofton njeriun për artin krijues të Allahut xh.sh është trupi i tij, edhe ndërtimi i brendshëm dhe pamja e jashtme e trupit, që paraqet për njeriun argumente të panumërta të besimit. Kur shikohet vetëm pamja e jashtme e trupit të njeriut menjëherë mund të bëhet arti i përsosur i Allahut xh.sh.

Simetria e trupit, e cila është prezente te secili njeri, prania e dy krahëve, dy këmbëve, paraqet raportin e trupit ndaj krahëve, këmbëve apo raportin ndaj kokës, dhe ky raport është jashtëzakonisht i përpiktë. Secilwn nga këto raporte Allahu xh.sh e ka caktuar me një harmoni. Gjatësia trupore e secilit njeri është tetë herë më e madhe se gjatësia e kokës, fytyra është tri herë sa gjatësia e hundës, ndërmjet dy syve ka një hapësirë sa gjatësia e njërit sy.


Gjatë raporteve gjatësitë e krahëve dhe të këmbëve janë të përcaktuara sipas nevojës. Trupi i njeriut është një makinë më e përsosur në sipërfaqen tokësore dhe si çdo makinë tregon forcën e një ndërtuesi të saj. Ndërsa ndërtimi i brendshëm i trupit të njeriut është përplot me detaje të imta.
 
TRURI

Në trurin e njeriut mesatarisht gjenden 10 miliardë qeliza nervore, ndërsa numri i lidhjeve që mundësojnë komunikimin ndërmjet këtyre qelizave është 100 trilionë. 100 trilionë, padyshim se është një numër mbi 52 metoda, kurse për të bërë më të qartë këtë ta paramendojmë një rërë të madhe në madhësi sa dhjetë herë sa Turqia, dhe nëse supozojmë se i gjithë ky rajon është i mbuluar me dru dhe çdo dru ka dhjetë mijë gjethe, atëherë numri i gjetheve në këtë rajon do të jetë i përafërt me numrin e lidhjeve të trurit.

Ndërsa informatat e bartura në tru nëpërmjet numrit është matur rrugëve nervore, në brendi të trurit udhëtojnë në shpejtësi të pa paramenduar prej 320 h., në orë, ndërsa nervat që arrijnë në trup nga qelizat trunore kanë një detyrë si në autostradë, për bartjen e informatave të vazhdueshme ndërmjet trurit dhe trupit. Shkurtë thënë në brendi të trupit në çdo sekondë kemi një komunikacion të jashtëzakonshëm, ndërmjet organeve trupore dhe trurit, brenda çdo sekonde shkojnë dhe vijnë me mijëra informata të ndryshme.

Madje është e njohur se vetëm për një minutë në tru realizohen prej 100 mijë deri 1 milionë reaksione të ndryshme kimike. Edhe të gjithë operacionet që realizohen në trupin tuaj, gjatë shikimit të një filmi bëhen në saj të qindra informacioneve që shkojnë e vijnë ndërmjet trurit dhe muskujve për të njëmijtën pjesë të sekondës. P.sh. përdorimi i syve, të mbështeturit gjatë uljes, të kuptuarit atë që e shihni, rrahja e zemrës, frymëmarrja, lëvizja e syve, zgjatja e flokëve, perceptimi i erërave ose të dëgjuarit e zërave përreth veshit. Nëse operacionet trupore të cilat mundësojnë realizimin e vetëm të njërit nga këto veprime i shënojmë në një letër do të nevojitej të shkruajmë faqe të tëra me formula kimike, dhe nëse në këta formula do të kishte një gabim më të vogël trupi juaj do të dilte nga kontrolli, duke i krehur flokët mundë që ta futni dorën në sy apo duke ecur mundë të mos arrini të lëvizni një hapë dhe do të rrëzoheni në tokë.

Por Allahu xh.sh njeriun e ka krijuar aq të përsosur sa që trupi ynë i realizon pa probleme proceset më të ndërlikuara në botë. Prandaj padyshim se njeriu duhet ti falënderohet Krijuesit të tij Allahut xh.sh.


brain2.jpg
 

Attachments

  • brain2.jpg
    brain2.jpg
    146.3 KB · Shikime: 0
PESث SHQISAT

Pesë shqisat: pra të shikuarit, të nuhaturit, të prekurit, të dëgjuarit, të shijuarit, përbëjnë veç e veç nga një mrekulli. Detajet e hasura gjatë studimit të këtyre shqisave edhe njëherë e njofton njeriun për artin krijues të Allahut xh.sh. Pesë shqisat janë krijuar pikërisht për nevojat e njeriut, p.sh veshi i percepton dridhjet e zërit të cilët vijnë vetëm brenda kufijve të caktuara, këta kufijë të perceptimit që emërohen si pragu i dëgjimit janë në vlera ideale. Po që se posedoni një vesh shumë të ndjeshëm duke filluar nga zëri i rrahjes së zemrës deri te pëshpëritja e insekteve mikroskopike do ti ngatërronim të gjitha zërat, kjo për ne do të ishte mjaftë shqetësuese. Gjithashtu rregulli i ndjeshëm vlen edhe për shqisat e të prekurit.
Nervat e ndjeshme të prekjes të cilat gjenden nën lëkurën e njeriut në mënyrë sa më të mirë janë sensibilizuar dhe në mënyrë ideale janë shpërndarë në trup, p.sh në majat e gishtave, që kemi më shumë nevojë për prekjet e ndjeshme në krahasim me pjesët tjera të trupit, ka më shumë tepër skaje të nervave.

Ndërsa në vendet, si shpina të cilat nuk janë aq funksionale skajet e nervave janë mjaftë të rralla. Ndërsa lëkurën të cilën shumica e njerëzve e pandehin si një qyp të thjeshtë në realitet është shumë e ndërlikuar. Lëkura në realitet është një organ i përsosur i cili është i ndërtuar nga disa shtresa dhe i cili përmban nerva perceptues, kanale të qarkullimit, sisteme të ajrosjes, rregullues të nxehtësisë dhe lagështisë. Edhe ajo si çdo pjesë e trupit është krijuar pa të meta.
 
SKELETI

Skeleti është një mrekulli inxhinierike i cili është i përbërë me bashkimin e 206 pjesëve të ndryshme të eshtrave. Trupi i njeriut në saje të këtyre pjesëve të nyjëzuara me njëra tjetrën posedon një aftësi të jashtëzakonshme të lëvizjes. Duart e robotëve sado që të jenë të zhvilluara nuk mundë ti imitojnë duart e njeriut, ballafaqohemi me një ndërtim të përkryer, p.sh kulla e Parisit.

Këtë ndërtim për të kuptuar më mirë të japim një shembull nga teknologjia e sotme.
Në ndërtimin e ndërtesave të mëdha përdoren sisteme kafazi. Në teknikën e kësaj ndërtimtarie elementet bartëse të një ndërtese janë të përbëra nga shuprat të lidhura me njëra tjetrën në formë kafazi, në sajë të llogaritjeve të ndërlikuara të kompjuterëve ndërtesat bëhen shumë më të qëndrueshme. Ndërsa ndërtimi i brendshëm i eshtrave është shumë më i ndërlikuar nga ky sistem i ndërtesës në formë kafazi.

Në saje të kësaj, eshtrat janë jashtëzakonisht të forta dhe në gjendje që të përdoren me lehtësi, edhe në vendet ku eshtrat nyjëzohen njëra me tjetrën vërehen argumentet e krijimit, sipërfaqet e fërkimit të nyjave janë të mbuluara me një shtresë kërcore të hollë dhe pupore dhe në këtë shtresë gjendet një lëng i rrëshqitshëm, nëse ashti e shtyp njynin në ndonjë vend, ky lëng nga puporet del jashtë dhe e mundëson sipërfaqen e nyjes të rrëshqasë si vaj. Njeriu në saje të këtij ndërtimi të përsosur lëvizjet e tij i realizon me gjidhdije dhe shpejtësi të madhe, të gjitha këto tregojn se trupi i njeriut është një produkt i një ndërtimi të përsosur. Pronari i këtij ndërtimi është Allahu i madhërishëm, Allahu në një ajet Kur'anor i thërret njerëzit që i ka krijuar që të mendojnë mbi këtë të vërtetë ...Shiko se si kombinojmë eshtrat e pastaj i veshim me mish... (Kaptina El Bekare, 259)


human_skeleton.jpg
 
ZEMRA

Njëri nga organet më vitale të trupit të njeriut pa dyshim se është zemra. Zemra është e vendosur në një ndër vendet më të sigurta të trupit. Ajo është njëra ndër organet më të rëndësishme, me një ndërtim të veçantë, e cila është e vendosur në kafazin e kraharorit ku është e mbrojtur nga goditjet që mund të vijnë nga jashtë. Zemra e cila fillon të rrah akoma duke qen në barkun e nënës, punon gjatë tërë jetës pa mos u ndalë me një tempo prej 100 rrahje në minutë, ndërmjet çdo rrahje pushon vetëm gjysmë sekonde dhe brenda ditës rreh afërsisht 10 mijë herë. Nëse këtë vlerë e llogarisim duke marr parasysh gjatë tërë jetës së njeriut do të na del një vlerë në llogaritjen e të cilit do të mundohemi, pra gjatë jetës së njeriut zemra realizon afërsisht 255 milion rrahje. Zemra e cila mundëson pompimin e gjakut në pjesë të ndryshme të trupit pa mos u përzier gjaku i pastër dhe i papastër, është i ndërtuar nga katër dhomëza të ndryshme nga valvulet që mundësojnë rrjedhjen e gjakut në një drejtim dhe posedon një ndërtim që është ndërtuar mbi ekuilibër të ndjeshëm. Ashtu siç mund të shihen nga disa karakteristika ndërtimi te zemra na e tregon neve ndërtimin pa të meta, pra krijueshmërinë, dhe na e paraqet Krijuesin e saj, Ai është Allahu Zoti i Botës. Allahu në një ajet kur'anor thotë kështu:

“Ky është Allahu, Zoti juaj, nuk ka të adhuruar për veç Tij, Krijuesi i çdo sendi, pra adhuronie Atë; është mbikëqyrës ndaj çdo sendi.” (Kaptina EL En'amë, 102)


1097.jpg
 

Attachments

  • 1097.jpg
    1097.jpg
    22.6 KB · Shikime: 0
DORA

Dora është për t’i mbërthyer rrobat, për të shkruajtur, për të prerë ushqimin. Dora e cila me një sukses të madhe i realizon këta operacione të cilat duken si të thjeshta por që janë shumë të vështira, është një mrekulli inxhinierike. Veçoria më e rëndësishme e dorës është se në fusha të ndryshme përdoret me një sukses të madh, krahët të cilët posedojnë një numër të madh të muskujve dhe nervave ndihmojnë dorën varësisht nga kushtet për të kap fortë dhe butë. Në trupin e njeriut ka një numër të madh të ekuilibrave të ndjeshëm, njerëzia në saje të sistemeve të cilat punojnë plotësisht të varura nga njëri-tjetri në saje të lidhjeve me sisteme të tjera të trupit i realizon funksionet vitale pa asnjë pengesë, mbi të gjitha këta i realizon pa ndonjë mund të veçantë, pa mos u ballafaquar me ndonjë vështirësi. Njeriu për shumë gjëra nuk është i njoftuar p.sh. kur fillon dhe kur mbaron tretja në lukth, për ritmin e zemrës, për bartjen e materieve të nevojshme nga ana e gjakut në pjesët e nevojshme të trupit, për të shikuarit, për të dëgjuarit. Në trupin e njeriut është formuar një sistem pa të meta dhe po funksionon në mënyrë të shkëlqyeshme, ky është krijimi i Allahut, xh.sh i cili çdo punë nga toka e deri tek qielli e ka transformuar dhe e ka harmonizuar. Allahu xh.sh në këtë mënyrë ja kujton njeriut që të mendoj mbi krijimin e Tij.

“O ti njeri po ç'të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë? I cili të krijoj, të përsosi dhe të drejtoi. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi.” (Kaptina El-Infitar, 6 - 8)


hand-bones.gif
 

Attachments

  • hand-bones.gif
    hand-bones.gif
    27.1 KB · Shikime: 0
jo vetem njeriu por te meret e te sdutiohet gjith qka qe egziston eshte mrekulli ne vete pa dyshim qe i gjith ky perfektsionizem nuk ka ndodhur rasisht
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top