vetëm 25 javë pas shtatzënisë, Nikolas dhe Aleksandër erdhën në jetë, ndërkohë që nëna e tyre ishte klinikisht e vdekur.
Fatkeqja Christine Bolden nga Michigan i SHBA-së ndjeu një dhimbje të fortë në kokë teksa ecte me bashkëshortin e saj dhe djalin 3-vjeçar. Ajo u rrëzua pa ndjenja dhe sipas diagnozës së mjekëve, pësoi dy dëmtime serioze në tru, të cilat i shkaktuan vdekjen e trurit.
Dhimbja që shkaktoi në familjen e saj, vdekja klinike e Christine, u shoqërua me shpresën se fëmijët binjakë që ajo priste, mund të rriteshin brenda trupit të saj. Si përfundim, Aleksandër dhe Nikolas u lindën para kohe me operacion, kur ishin vetëm 25 javësh. Pesha e tyre është rreth 900 gram, ndërsa gjatësia rreth 15 centimetra.
“Përjetuam ndjenja shumë të dhimbshme kur shkuam në spital dhe e pamë të qëndronte aty, mes aparaturave”, tha tezja e saj, Danielle. “I fërkuam barkun dhe filluam t’i flisnim për fëmijët që solli në jetë”, shtoi ajo.
Një moment, tensioni i Christine u rrit kaq shumë, saqë mjekët u detyruan të nxirrnin foshnjat nga mitra e saj. “Mezi pres t’i marr në krahë, t’i përqafoj, t’u rrëfej historinë e nënën së tyre…”, tha i prekur vëllai i nënës fatkeqe, Vance.
Pa dyshim mund të themi se është mrekulli që këto dy foshnje erdhën në jetë! /albobserver.com/