Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mrekullia e foshnjës që lindi me 30 kocka të thyera

Kjo është histori e një kukulle të gjallë kineze që arriti të mbijetonte, edhe pse lindi me 30 kocka të thyera. Millie Simpson, nga Cheshire vuante nga një sindromi i rrallë i brishtësisë së kockave, të cilat i thyheshin ndërsa ishte ende në barkun e nënës, sa herë që kjo e fundit lëvizte gjatë periudhës së shtatzënisë.



millie-1-620x598.jpg

Doktorët u njohën me gjendjen e saj me anë të ekove që kryheshin gjatë shtatzënisë. Ata mundëm të shihnin se foshnja kishte thyer çdo kockë të trupit të saj të njomë, dhe për këtë fakt kishin vënë në dijeni edhe prindërit e saj, duke ua bërë të qarët se shanset që fëmija të mbijetonte pas lindjes ishin minimale.


millie-2-620x442.jpg

Doktorët i sugjeruan zonjës Simpson që të kryente një ndërprerje të shtatzënisë, por ajo nuk pranoi duke këmbëngulur se dëshironte t’i jepte foshnjës së saj një shans për të jetuar.

Vogëlushja Millie,e cila sapo ka mbushur 2 vjeçe, lindi e gjallë, edhe pse brinjët e saj ishin të gjitha të thyera dhe rehabilitimi i saj do të ishte i vështirë. Ajo është aq e brishtë, sa edhe tani nuk mund të qëndrojë në këmbë, pasi ato do të thyheshin nga pesha e trupit.



millie-620x603.jpg

“Ajo ngjan si një kukull e gjallë kineze. Kockat e saj janë aq të brishta, sa që mund të thyhen me një prekje. Por me kalimin kohës po forcohet, falë edhe trajtimit me kalcium. Ne jemi shumë krenar me Millie. Ajo i tejkaloi parashikimet e mjekëve dhe arriti të mbijetonte. ثshtë një luftëtare e vogël”, – shprehet nëna e vogëlushes a.sh.
 
Titulli: Mrekullia e foshnjës që lindi me 30 kocka të thyera

Oh sa gjynaf e vogla.. eshte mrekulli qe eshte gjalle.. ishalla arrin te gjeje nje kure te beje nje jete normale :)
 
Titulli: Mrekullia e foshnjës që lindi me 30 kocka të thyera

Uuu sa e bukur cf buzeqeshje paska, gjynah e shkreta uroj te sherohet.
 
Titulli: Mrekullia e foshnjës që lindi me 30 kocka të thyera

Shume shendet per me tej, se do kete nevoj:)
Dikush atje lart deshi qe ajo te jetoj!
 
Titulli: Mrekullia e foshnjës që lindi me 30 kocka të thyera

Subhanallah... ZOti mos na sprovofte tek femite tane (ne te ardhmen:P)... INshAllah do rikuperohet me trajtimet!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back