Mrekullia dhe misteri i shkretëtires Atacama.

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Shiko fotografinë 1727480

pamje mahnitese nga shkretetira

Eshtë shkretëtirë me e thate në botë dhe shkencëtarët shpesh e krahasojnë atë me sipërfaqen e thatë te Marsi.Ky vend është aq i thatë sa stacionet e motit mbledhin mesatarisht vetëm 1 mm shi në vit në disa fusha.

Ne malet e kesaj shkretetire nuk gjendet asnje shenje e akullnajave prehistorike. NASA e përdor hapsinen e kesaj shkretëtire për të provuar instrumentat e saj për misionet e ardhshme ne Marsi,per zbulimin e formave te tjera të jetës .

Atacama mbulon afrsisht 105,000 km 2 të Kilit Verior, e shtrihet midis Cordillereve e Andeve ne Ameriken e Jugut.. Atmosfera e thatë e shkretëtirës është rezultat i maleve që bllokojnë ardhjen e lagështisë nga të dy anët,si dhe nga vendosja tranzit ndaj Oqeanit Paqësor.

Atacama-Desert.jpg

shkretetira Atacames

Mund të shihet se si lagështia është e bllokuar edhe nga vargmali i Andeve.Nga ky model unik i vendosjes se Atacames,elementet meteorologjik pothuaj kane një mungesë ,pa shi e me një mjegull të rralle detare,që rrisin vetem disa alga te hydratuara , lichene dhe disa cactuse.

0d60f_mano-del-desierto.jpg

Nje figure dore e formuar nga erozioni i ererave mijra vjecare

Popullsia i shkretëtirës është e ulët. Qytetet janë ndërtuar shpesh rreth rezervave natyrore ekzistuese, si ai i San Pedro de Atacama.

Ky qytet u themelua rreth vitit 1450 dhe tani jetojnë vetëm rreth 5 000 banore. Vizitorët në San Pedro shpesh tregojnë per sëmundje te lehta ,si marramendje, letargji dhe dhimbje koke për shkak të lartësi të madhe prej 2400 metra dhe atmosferes se thatë..

Mungesa pothuajse totale e reve, atmosfera e thatë, lartësise se madhe dhe të popullsisë së ulët (ndotja në këtë vend edhe nga transmetimet radio-tv eshte e ulet) Atacama eshte një vend ideal për studime astronomike.

Ka dy observatore të mëdhej në shkretëtirë: La Silla Observatori dhe Paranal Observatori (i dyti ben fotoimazhe të rezolucionit të lartë).

ccat.jpg

Observatori Paranal

Valle de la Luna,ose Lugina e henes,ne Atacama te ofron mundësinë e përjetimi se bashku me nje lloi tronditje,ecjen ne Hene.Siç tregon emri i saj, ky rajon në perëndim të San Pedros shume here i ngjan sipërfaqes hënore për shkak të depozitave të kripës së bardhë te depozituar.

Eshte si nje fushe e tere,ndoshta me i madhi kripmbajtes ne bote.Disa shkencëtarë besojnë se disa nga këto toka nuk janë lagur nga shiu, për mbi 100 vjet!


Shiko fotografinë 1727481
Krateret e shumta qe permban kjo shkretetire,me rreth 450 dhe krateri me i madh me nje diameter 460 metra,e ben kete shkretetire nje nga me mahniteset,me enigmatike ne permabajtjen e historise ne thellesi te saj,si dhe te krijon iden e nje bote jasht planetit Toke.
 
Pe: Mrekullia dhe misteri i shkretëtires Atacama.

Wow,sa pamje te bukura..Vertet te mahnitshme...
 
Pe: Mrekullia dhe misteri i shkretëtires Atacama.

Ajo fig e dores sbesoj se eshte e formuar nga erozioni, me duket cudi..
 
Pe: Mrekullia dhe misteri i shkretëtires Atacama.

cudi esht por mendoj se mund te jet reale :D
 
Pe: Mrekullia dhe misteri i shkretëtires Atacama.

cudi esht por mendoj se mund te jet reale :D

Jo nuk thashe qe nuk eshte reale, thjeshte mendoj e pamundur te krijohet nga ererat nje forme e tille.
 
Pe: Mrekullia dhe misteri i shkretëtires Atacama.

Smund te formohet dicka ne te tilla parametra nje dore REALE dhe mahnitese ne te njejten kohe nga erozioni
edhe dora e njeriut sdo e bente aq perfekte....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top