Motrat binjake kanë të njëjtin burrë si…kushërira e tyre

Motrat binjake Vicki dhe Valeri Darger, jo vetëm që duken njësoj, por janë edhe të martuara me të njëjtin burrë.

42 vjeçaret amerikane janë në një martesë poligamie me Joe, 43 vjeç, që ka edhe një grua të tretë, kushërirën e binjakeve, Alinën.

Binjaket janë mormonë fondamentalistë nga Salt Lake City dhe jetojnë së bashku në të njëjtën shtëpi me 24 fëmijët e tyre.

Vicki, që aktualisht është shtëpiake, u martua me Joe, që aktualisht ka një kompani ndërtimi, para 22 vitesh.

Valerie u bashkua me familjen si gruaja e tretë në vitin 2000.

Për fenë e tyre, të tre gratë janë njësoj të barabarta në martesë me Joe.

Secila ka dhomën e saj të gjumit dhe Joe i alternon ato çdo natë.

Valerie, që punon në një biznes të familjes për pastrimin me Alinën, 43 vjeç, thotë: “Fakti që Joe është martuar me Vicki-n, nuk më shqetëson aspak. E marr si shenjë se ai do jetë një bashkëshort i mirë edhe me mua. Kur ishim adoleshente, unë dhe Vicki pëlqenim të njëjtit meshkuj. Mendoja se do ishte mirë sikur të kishim edhe për burrë të njëjtin person,” thotë ajo.

Joe ishte vetëm 18 vjeç kur nisi të dalë më Vicki-n dhe kushërirën e saj, Alinën, në të njëjtën kohë dhe u martua me to në një ceremoni mormone në vitin 1990.

Vicki dhe Alina kishin dhjetë vite martesë me Joe kur nisën ta inkurajojnë atë që të niste një marrëdhënie me Valerie-n. Kjo e fundit po kalonte periudhë divorci me bashkëshortin e saj të moshuar, Donald, që kishte pasur gjashtë gra.

Një natë kur Valerie dhe pesë fëmijët e saj ishin në shtëpinë e Joe, mes tyre lindën ndjenjat. Tani ata janë bashkë nën një strehë dhe të lumtur.

Ata tentuan ta mbajnë martesën sekret pasi shteti nisi të hetonte poligaminë e tyre.

Edhe pse poligamia është përgjithësisht ilegale në 50 shtete, praktikuesit thuajse kurrë nuk procedohen vetëm në rast se ka prova të dhunës ose mashtrimeve.

Tani tre gratë dhe burri i tyre thonë se po flasin hapur në mënyrë që paragjykimi për poligaminë të kapërcehet dhe ligjet të ndryshojnë.

joe-1.jpg
joe-2.jpg
joe-3.jpg

/g/tema/
 
Pe: Motrat binjake kanë të njëjtin burrë si…kushërira e tyre

Burri me shume gra kemisha pa lare kane thene LOL...

Keta skane probleme,ku e kane burrin sonte,se e dine qe do jete tek tjetra,mos tek tjetra tek e treta e keshtu:)...

Nejse pertej shakase,habitem me keta femra,qe pranojne gjera te tilla...
 
Poligamia: Dy binjake dhe kushërira e tyre ndajnë të njëjtin burrë

Dy motra Vicki dhe Valeri Darger, 42 vjeç dhe kushërira e tyre Aline 43 vjeç, janë të martuara me të njëjtin burrë, 43-vjecarin Joe .

poligami1.jpg

Të katërt jetojnë së bashku në të njëjtën shtëpi me 24 fëmijët e tyre. Ata i përkasin fesë mormone, dhe të tre gratë janë njësoj të barabarta në martesë, secila ka dhomën e saj të gjumit dhe Joe i alternon ato çdo natë.

Joe ishte vetëm 18 vjeç kur nisi të dalë më Vicki-n dhe kushërirën e saj, Alinën, në të njëjtën kohë dhe u martua me to në një ceremoni mormone në vitin 1990. Pas dhjetë vjet martese ato nisën ta inkurajojnë Joe-n që të niste një marrëdhënie me Valerie-n pasi kjo e fundit po kalonte periudhë divorci me bashkëshortin e saj të moshuar, Donald, që kishte pasur gjashtë gra. Në vitn 2000 ai u martua edhe me binjaken tjetër dhe tashmë të gjithë janë të lumtur.

Valerie, që punon në një biznes të familjes për pastrimin me Alinën, shprehet: “Fakti që Joe është martuar me Vicki-n, nuk më shqetëson aspak. E marr si shenjë se ai do jetë një bashkëshort i mirë edhe me mua. Kur ishim adoleshente, unë dhe Vicki pëlqenim të njëjtit meshkuj. Mendoja se do ishte mirë sikur të kishim edhe për burrë të njëjtin person” .

Ata tentuan ta mbajnë martesën sekret pasi poligamia është e jashtëligjshme megjithëse praktikuesit thuajse kurrë nuk procedohen vetëm në rast se ka prova të dhunës ose mashtrimeve. Tashmë Joe, që aktualisht ka një kompani ndërtimi dhe tre gratë e tij po flasin hapur në mënyrë që paragjykimi për poligaminë të kapërcehet pasi kur ka ndjenjë gjithçka është e lejueshme…Në fund të fundit jeta është e bukur kur kalohet bukur…numri nuk ka rëndësi…
Burimi: albobserver


poligamia1.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top