Moskë, sulm në selinë “e paprekshme” të shërbimit sekret rus!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Moskë, sulm në selinë “e paprekshme” të shërbimit sekret rus!
cmsv2_a7d5f67b-aef9-5bbd-bd0e-03e674189f2f-4376742.jpg
Një person hapi zjarr në qendër të Moskës, përpara selisë së FSB-së, shërbimit sekret të Federatës ruse, që dikur ishte KGB-ja e tmerrshme sovjetike.

Një pjesëtar i këtij shërbimi u vra në vend, ndërsa burime nga FSB thanë pak pas ngjarjes se e kishin neutralizuar agresorin. Sulmi ndodhi në ditën kur presidenti Vladimir Putin, edhe vete një ish agjent I KGB-së, mbajti konferencën e tij të fundit të vitit, e ndjekur këtë radhë nga një numër rekord gazetarësh.



Gazeta Izvestia citoi një burim të thoshte se tre persona ishin vrarë në incident.

Disa media të tjera raportuan se të paktën një person kishte vdekur. Është e paqartë nëse sulmuesi është vrarë apo vetëm është ndaluar. Ende nuk janë dhënë detaje nëse gjatë incidentit kishte më shumë se një sulmues.

Kanali televiziv RT raportoi në mediat sociale se shërbimet e inteligjencës ruse e cilësuan sulmin si “një akt terrorist”.

Dalin pamjet e rënda/ Tre të vrarë në mes të Moskës

s_unknown_but_it_came_after_Puti-a-4_1576826358192.jpg
3 persona mbetën të vdekur dhe 5 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi të ndodhur dje në Moskë. Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) tha se ka “neutralizuar” një person të paidentifikuar, i cili hapi zjarr në Moskë më 19 dhjetor.



Incidenti raportohet të ketë ndodhur në afërsi të ndërtesës së Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë. Një pjesëtar i këtij shërbimi, Yevgeny Manyurov 39 vjeç ka mbetur i vdekur.

“Një individ i panjohur hapi zjarr pranë ndërtesës numër 12 në rrugën Bolshaya Lubyanka. Nga sulmi ka viktima. Krimineli është neutralizuar”, cituan FSB-në, agjencitë ruse të lajmeve.

Kanali televiziv RT raportoi në mediat sociale se shërbimet e inteligjencës ruse e cilësuan sulmin si “një akt terrorist”.


22479452-7812391-image-a-39_1576807632724-1.jpg
22460478-7810507-image-m-73_1576774558211.jpg
22479158-7812391-image-m-24_1576806741167.jpg
22459928-7810507-image-a-62_1576772905095-1.jpg
22458972-7810507-image-a-42_1576770974195-1.jpg
22458968-7810507-image-a-43_1576770974203-1.jpg
22460972-7810507-image-a-65_1576773664608.jpg
Copyright Gazeta SHQIP
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top