Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mosha kur njerëzit janë më të lumtur në jetë nuk është ajo që keni në mendje

-640-0-603a8cdb00d98.jpg

Të 20-at? Apo të 40-at? Nuk është asnjëra prej këtyre, nëse të gjithë jeni të ndarë në këto dy grupe ose, nëse deri tani keni dëgjuar që këto janë moshat ideale kur njeriu është më i lumtur se në çdo fazë tjetër të jetës.

Deri vonë është besuar se mosha ideale kur njeriu arrin kulmin e lumturisë është 16 deri 21 vjeç dhe më vonë, thuhej se sërish njeriu e prek lumturinë në moshën 40-vjeçare.


Nga studimet e fundit, të dyja këto teori kanë rënë poshtë. Ekspertët e “London School of Economics and Political Sciences”, kanë arritur në përfundimin se kulmi i lumturisë është në moshën 23 dhe 69-vjeçare. Po pse pikërisht këto dy mosha, kaq ekstremisht larg njëra-tjetrës?



Ekspertët argumentojnë se mosha 23-vjeçare është idealja për të qenë të lumtur, sepse në këtë fazë të jetës njeriu ka mbaruar studimet e larta dhe pret të shikojë nga e ardhmja për ndërtimin e një karriere. Po kështu, kjo është edhe mosha ideale kur mund të kesh në krah një njeri, me të cilin të krijosh një raport të qëndrueshëm, deri edhe në martesë.


Po mosha 69-vjeçare?

Mendohet se lumturia rikthehet te njeriu edhe në moshën 69-vjeçare për arsye se kjo është një periudhë e jetës kur “të gjitha punët i ke mbaruar”. Është një periudhë e lumtur, sepse shumë njerëz janë gati të shijojnë pensionin dhe të kujdesen për familjen që është rritur pas tyre. Gjyshër që gëzojnë rritjen e nipave dhe mbesave, a ka lumturi më të madhe se kjo

/Class
 

Attachments

  • -640-0-603a8cdb00d98.jpg
    -640-0-603a8cdb00d98.jpg
    36 KB · Shikime: 0
  • -640-0-603a8cdb00d98.jpg
    -640-0-603a8cdb00d98.jpg
    36 KB · Shikime: 0
Çdo moshe eshte e bukur neqoftese e gjen lumturine tek gjerat e vogla. Pastaj lumturia eshte momentale, s'mund te jesh gjithmone e lumtur, perndryshe s'do ekzistonin edhe emocionet e tjera qe duhet ti perjetoj njeriu.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back