Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mos u marto nese....

Thuaj atij çunit se msitet ja tregojn nje vajze hyjni, e ja sjellin ma te keqen e fisit sepse kshu eshte politika. Ma mire le ta zgjedhe vete denimin ! 😂 pastaj @Xhelozi ka pritshmeri te larta! 😁😂
pse mos mi pas se tana tmirat i kam i vetmi i fundit nqarkullim 🤨
Epo me kto qe kerkon I bie te marr 3 nuse max ose 2 nuse minimum!😂
3ne1 moj po sjam si ato qe lypin ma shum se 1 se spo kena takat u plakem 🤣
 
Po bre e bukur mos tremem nmgjes
E zgjut mos tme boje budall edhe mu
Puntore tjet mos t rrije si krushk n divan
Kaq modest jam un sdu shum 🤣😜
Mos te boj filozof! 😂
 
pse mos mi pas se tana tmirat i kam i vetmi i fundit nqarkullim 🤨

3ne1 moj po sjam si ato qe lypin ma shum se 1 se spo kena takat u plakem 🤣
Po dhe ato qe lypin ma shume nisen me formulen ' kerko shume te gjeje pak! 😂
 
Shiko fotografinë 1913263

Nga Teuta Bardhi

Mos u marto veç se nuk ndalen komshija duke thënë “mbeti e shkreta pa u martuar”.​

Mos u marto se të shtynë familja me fjalët e tipit “gjeje dike”.​

Mos u marto më të parin që njeh, veç pse të ofroi martesë.​

Mos u marto nëse nuk e ke të qartë përgjigjjen në pyetjen: Kush jam unë?​

Mos u marto nëse nuk të është thyer së paku njëherë zemra nga dashuria.​

Mos u marto pas zhgënjimit me të dashurin e mëparshëm.​

Mos u marto nëse nuk ke mësuar nga gabimet në lidhjet e kaluara.​

Mos u marto nëse nuk je në gjendje që të pranosh se do mund të të thyhet prapë.​

Mos u marto derisa ta kesh një profesion.​

Mos u marto derisa ta kesh një punë.​

Mos u marto derisa të kesh një strehë tënden.​

Mos u marto derisa ta mësosh se si të mbrosh të drejtat e tua.​

Mos u marto derisa nuk e mëson se si të mbash përgjegjësinë.​

Mos u marto nëse i frikësohesh vetmisë.​

Mos u marto nëse se ke të qartë pse dëshiron të martohesh.​

Mos u marto nëse nuk i beson partnerit tënd.​

Mos u marto nëse tjetri nuk të kompleton.​

Mos u marto nëse nuk jeni në gjendje të pranoni me të vërtetë njëri-tjetrin ashtu siç jeni.​

Mos u marto nëse nuk je e lumtur në këtë marrëdhënie.​

Mos u marto pa ditur se çfarë qëndrimi do të mbaj ai për të shkuarën.​

Mos u marto nëse nuk keni lënë prapa gjithçka dhe mendoni vetëm për të ardhmen.​

Mos u marto nëse nuk është marrëdhënie e balancuar.​

Mos u marto nëse nuk ke një plan të së ardhmes.​

Mos u marto nëse nuk i beson vërtet partnerit.​

Mos u marto pa ditur nëse të meriton ai.​

Mos u marto nëse nuk e ndien se jeni të dy në të njëjtën faqe.​

Mos u marto nëse nuk kujdeseni njëlloj për njëri-tjetrin.​

Mos u marto nëse nuk bini në kompromise.​

Mos u marto nëse nuk gjeni mbështetje.​

Mos u marto nëse nuk sakrifikoni njëlloj për partnerin.​

Mos u marto nëse s’keni këndvështrime të përafërta.​

Mos u marto nëse edhe botëkuptimet si keni të ngjashme.​

Mos u marto pa e ditur nëse do të “rriteni”bashkë.​

Mos u marto pa e patur të qartë se a do të jesh ende Ti, pas martesës.​

Mos u marto nëse të duhet të ndryshosh identitet.​

Mos u marto pa ditur rrugën tënde në këtë marrëdhënie.​

Mos u marto nëse është i varur nga ti, nëse ti je duhani i tij.​

Mos u marto nëse të manipulon.​

Mos u marto nëse ta humb vetëbesimin.​

Mos u marto nëse ta humbë vetëvlerësimin.​

Mos u marto nëse nuk dini të falni.​

Mos u marto nëse nuk keni bashkëjetuar më parë.​

Mos u marto nëse nuk keni udhëtuar së bashku më parë.​

Mos u marto nëse nuk keni qëllimet e qarta të njëri- tjetrit.​

Mos u marto nëse nëse nuk jeni të hapur në komunikim.​

Mos u marto nëse nëse nuk knaqeni në biseda.​

Mos u marto nëse nuk të tërheqë edhe fizikisht.​

Mos u marto nëse nëse nuk jeni të gatshëm të bëni kompromise.​

Mos u marto nëse lidhja juaj nuk bazohet në miqësi të thellë.​

Mos u marto nëse nuk e dini se martesa përgjysmon të drejtat e dyfishon detyrimet.​

Mos u marto nëse nuk do të ishe në gjendje të shkoje në fund të botës me të e të ndiheshe plot.​

Mos u marto nëse se ke të qartë se martesa duhet të ndodh veç atëherë kur ke takuar njeriun jo me të cilin do të jetosh, por pa të cilin s’jeton dot!​

Dhe sidomos, mos u marto nëse nuk je e bindur se as vdekja s’është aq serioze sa martesa!/ ObserverKult




Po ju per cilen arsye mendoni se sduhet te martoheni?
Gjithe keto arsye per dy fjale qe thote prifti ...puthe nusen
 

Konkursi Letërsisë

  • Gëzuar ditëlindjen dashuri

    Votat: 4 23.5%
  • Fjalë drite nga babagjyshi

    Votat: 9 52.9%
  • Diku.. Aty ...

    Votat: 8 47.1%
Back
Top