Mos u impresiononi nga pikturat e tij– Shqiperia po rrëshqet drejt autoritarizmit

Shqiptarët: Forca e rezistencës së popullit shqiptar kundra tendencave autoritare lipset të gjejë mirekuptimin, ndihmën e solidaritetin e komunitetit ndërkombëtar.
1582741196390.png


Shqiptarët ishin dhe janë një element i paparashikueshëm dhe i nënvlerësuar në politikën ballkanike të Bashkimit Europian dhe të Fuqive të Mëdha. Duke parë vendndodhjen strategjikisht të rëndësishme të Shqipërisë, Kosovës, e Maqedonisë së Veriut, forca shpërthyese e nacionalizmit shqiptar mbetet një faktor pasigurie i dorës së parë për shtetet fqinjë. Prandaj bllokimi i çeljes së negociatave të antarësimit në BE shkaktoi shqetësime të justifikuara në rajon.

Në Kosovë së fundmi Albin Kurti mori ofiqin e kryeministrit. 44-vjeçari, dikur radikal i majtë e rebel nacionalist premton tashti një kurs të moderuar por pa kompromise në çeshtjet themelore. Të tërë vëzhguesit e informuar theksojnë njëzëri reputacionin e tij si i pakorruptueshëm. Sidoqoftë duhet pritur për të parë sa do të zgjasë e premtuara “Epokë e Re”. E sigurt është që në Kosovë dhe në Shqipërinë fqinje politika nuk merret me nostalgjinë e “Shqipërisë së Madhe” por me luftën për shtetin ligjor e kundër korrupsionit.


Bisedat e mija në Tiranë e në qytete të tjera të Shqipërisë më lanë përshtypjen e një shteti të brishtë. Kryeministri Edi Rama, i cili qeveris prej gjashtë vitesh, një piktor i njohur mori emër në sajë të rrjeti ndërkombëtar të artistëve dhe retorikës së tij. Tonet e tija herë pas here nacionaliste (ai propozoi dikur një president për Shqipërinë e Kosovën) nuk duhet marrë seriozisht. Më shumë kujdes i duhet kushtuar ajo që kritikohet si kapja e institucioneve të drejtësisë dhe ndikimi i hatashëm i karteleve të drogës në Shqipëri.

Tragjikomedi
Përfaqësues të Partisë Demokratike, e cila ka bojkotuar parlamentin e zgjedhjet, e quajnë tragjikomike verfikimin e magjistratëve dhe e quajnë qeverinë si “vetëshërbim” por abuzimi politik me pushtetin e drejtësisë ka bërë prej dekadash dëme në adiminstratë. Megjithatë edhe kritikët më të ashpër të qeverisë Rama theksojnë se negociatat me BE duhet të fillojnë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë çmos për të rritur presionin mbi qeverinë dhe për të mbështetur transformimin e filluar.

Unë i përkas opinionistëve të paktë që kanë përjetuar në lëkurën e tyre diktaturën më mizore në Europë, regjimin vrastar të Enver Hoxhës dhë këtë përvojë e ndava me lexuesit e teleshikuesit. Po kështu edhe kur Milosheviçi, Mlladiçi e Karaxhiçi përgjakën shqiptarët e Kosovës.


Forca mahnitëse e rezistencës së popullit shqiptar kundra tendencave autoritare lipset të gjejë mirëkuptimin, ndihmën e solidaritetin e komunitetit ndërkombëtar.

*Professor Paul Lendvai është një personalitet austriak me origjinë hungareze i cili ka botuar shumë libra, ndër to edhe mbi Shqipërinë, e ka punuar edhe si titullar në televizion publik austriak
 
Last edited by a moderator:
Shqiptarët ishin dhe janë një element i paparashikueshëm dhe i nënvlerësuar në politikën ballkanike të Bashkimit Europian dhe të Fuqive të Mëdha
Gjithnje keshtu ka qene.
Por ne fund te fundit kur ne s`duam aq sa duhet vendin tone,si do na duan dhe vlersojne tjeret.
 
75310368_529351001318212_2633652758833528832_n.jpg
 
Shqiperia eshte e kapur nga nderkombetaret. Mos bini pre e portaleve majtas djathtas sepse do e hani sapunin per djath sic e hongren ato qe dolen me 2 mars per hajdutin me cizme made in skrapar.

Rama nuk pipetin dot te marre asnje vendim pa rekomandimin e nderkombetarve, e jo me te rreshqase shqiperine drejt diktatures.

Demokratet dhe lsi-stat normal qe do thone qe rama po mundohet te kape institucionet sepse u mungojne 400 e kusur gjygjtar te tyre qe i ka kap vettingu, dhe kte reforme spo e ben rama por nderkombetaret qe kane investuar per sistemin ne drejtesi. Te ishte per ramen dhe qeverine e tij te pjerdhme vettingu sdo kishte ndodh kurre.

Kush e pa dokumentarin per gjirin e lalzit sesi jane pervetsu me mijera hektar toka me pronar 200 vjecar dhe i jane dhene njerzve qe kane 20 vjet qe kane zbrit aty t'cilet jane perdor si mburoja per saliun, ilirin, flamur noken, vasilin dhe gjithe hajnat e qeverise se kaluar. Gjygjtar qe kane dhene vendime pa ju dridh qerpiku dhe qe kane zhduk pronar te atyre tokave ne bashkpunim me politiken dhe kriminel te ndryshem. E njejta gje eshte bere ne jug dhe ne gjithe shqiperine.

Flitej per mbi 30 gazetar me emer ne mediat shqiptar me vila ne gjirin e lalzit, dhe populli pret qe kto gazetar te denoncojne padrejtesite ne shqiperi ?‍♂️. Me ca i blene kto vila 500 mije euroshe, apo me rrogat 500 mije lekshe qe marrin neper televizione. Pffff
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top