Mos u dëshpëro, Allahu është falës

Kresha

A pretty face can never trick me
Mos u dëshpëro, Allahu është Falës, qofshin mëkatet tua edhe sa kodrat, Ai të falë...


"Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!" (Kur'an, 39:53)

Mos u dëshpëro, Allahu është më i mëshirshëm se edhe e ëma jote që të mbajti me mund, të lindi, të ushqeu e të rriti. Për ty e ëma brengoset, por Allahu është Ai, që e krijoi atë ndjenjë ndaj teje, që ti të ndihesh i dashur, i sigurt dhe fatlum.

Mos u dëshpëro, Allahu është Falës, qofshin mëkatet tua edhe sa kodrat, Ai të falë, po, vetëm Atij mos i bën padrejtësi. Mos i shoqëro askënd në adhurim. Ai krijoi gjithçka, edhe ty, e si të të mos falë, kur mëshira e Tij kapërceu hidhërimin e Tij.

Mos u dëshpëro, thuaji vetvetes t'i nënshtrohet vetëm Allahut, ta dëgjojë Atë, sepse kush e dëgjon dhe respekton urdhrat e Tij, gjithnjë do të jetë i lumtur, dhe jo vetëm në këtë jetë kalimtare.

Mos u dëshpëro, ndjehu i sigurt, se Allahu është Ai që ty të siguron nga çdo e keqe, nuk mund kush të të bëj asnjë grimcë keq, edhe sikur të mblidheshin të gjitha krijesat kundra teje.

Mos u dëshpëro, ti je krijesë që u nderove, Allahu nuk e thyen premtimin, nëse ti me mendimet dhe veprat tua, e përçmove këtë nderim që t'u bë, e ke bërë nga padituria, vetëdijesohu, se Allahu për ty, njeri, është Pendimpranues dhe ka përgatit Jetë Pabrenga dhe të Lumtur.

Mos u dëshpëro, ti nuk je vetëm, edhe sikur të gjithë të të kthenin shpinën, ke Allahun, Ai është i Butë, i Mëshirshëm, Atë kurrë nuk e merr as gjumi e as nuk kotë.

Mos u dëshpëro, Allahu të udhëzon prapë, vetëm ti kërkoje udhëzimin e Tij sinqerisht, dhe Allahu të udhëzon, sepse Allahu është aq i mëshirshëm saqë do të turpërohej sikur të të mos i përgjigjej lutjes tënde.

Mos u dëshpëro, edhe nëse ti je i shqetësuar e i mërzitur, e jeta të duket e pakuptimtë, dije se, jo gjithçka ndjejmë a shohim është ashtu, jo, njerëzit që jetojnë nën hijen e mëshirës së Allahut nuk ndihen ashtu, janë të rehatuar e plot gëzim.

Mos u dëshpëro, çdo herë që sheh errët dhe ndihesh i pashpresë, drejtoju Atij që është i Gjallë, Atij që prej Tij jeta filloi, dhe hapja kraharorin gjerësisë së qiellit, e merr frymë lehtë, e thuaj: o Allah, më ç'robëro nga robërit e Tu, që të jem vetëm rob i Yti, i jep dritë udhëzimi syve të mi e më forco bindjen ndaj Teje.

Mos u dëshpëro, pse disa njerëz shfaqin urrejtje dhe të fyejnë vetëm pse thua: "Zoti im është Allahu dhe unë jam musliman!", dije se ata njerëz, në thellësitë e tyre sa shumë dëshirojnë që ty të ta rrëmbejnë qetësinë dhe qëndresën që ke në këtë jetë, e sikur ta dinin edhe çfarë begatish i pret besimtarët e devotshëm në Jetën Tjetër, do të të luftonin me forcë për të, mbahu se shpërblime të mëdha të presin, dashtë Allahu.

Mos u dëshpëro, edhe pse sheh mëkatarë, mos u lut kundër tyre, por lutu që edhe ata të pendohen e të përmirësohen, ndoshta janë mëkatarë sepse zemra e tyre është e mbushur me errësirë, e ti reflekto dritë në zemrat e tyre.

Mos u dëshpëro, edhe pse vëllezër në Islam janë të mangët në përgjegjësit e tyre, mos ua kthe shpinën, por buzëqeshu dhe shprehe dashurinë ndaj tyre, le ta kuptojnë se sa shumë i do për hir të .

Mos u dëshpëro, qëndro afër njerëzve që nuk dinë për rrugën e Allahut dhe duan të dinë, mos të të mërzisin fjalët e tyre prej paditurie, këshilloi e përmirësoi, ndoshta prej tyre mund të dalin njerëz edhe më të mirë se sa mund të mendojmë.

Mos u dëshpëro, në pushtetin e Allahut qëndron gjithçka: jeta dhe furnizimi e dituria e pasuria, askush kurrë nuk mund të rrëmbej atë që është e jotja veçse nëse për ty më hajr është të mos ishte e jotja.

Mos u dëshpëro, Allahu për ty, njeri, veçoi ditë e net, që ti të ndryshosh e të përmirësohesh; e bëri Muajin e Agjërimit, ramazanin, një muaj, ku prijësit e së keqes u vunë në pranga, që ti të kesh kohë të pendohesh, të përmirësohesh dhe t'i kthehesh Zotit tënd, Allahut!

"Tha: "Askush nuk e humbë shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur".
( Kur'an, 15:56)

E, ti inshAllah nuk je prej të humburve, pra, mos humb shpresën në mëshirën e Zotit tënd, Allahut të Plotmëshirshëm!

Sa Falës që je o Zoti ynë! Sa Bamirës që je o Zoti ynë! O Allah, tek Ti pendohemi, prej Teje falje kërkojmë, ndriço mendjen dhe zemrën tonë me udhëzimin Tënd!
 
Eshte fales apo falas ?

Nese eshte fales, o burra drejt mekateve :p
 
Nqfs te mungojne nje pale syze Nostra, atehere eshte "Falas" .

Mundesisht mos e prishni temen ju lutem. Eshte rubrika fetare Islame, per muslimanet. Tregoni pak respekt, nqfs deshironi te jeni te respektuar.

Ju flm per mirekuptim
 
Allahu t'shpërbleftë vlla, shumë temë interesante.
 
Eshte fales apo falas ?

Nese eshte fales, o burra drejt mekateve :p

e vertet qe eshte fales
edhe e vertet qe eshte denues i ashper

sdi a thu tash : burra drejt mekateve
 
Es - selamu alekum we rahmetullahi we berekatuhu

Te gjitha falenderimet adhurimet dhe lavdrimet qofshin vetem per All-llahun xh.sh ndersa paqja mshira dhe rahmeti i All-llahut qoft mbi te derguarin e tij Muhammedin a.s.v.s dhe mbi m'bare ata musliman qe e trasojn rrugen e tij deri ne diten e gjykimit.

All-llahu te shperbleft per temen e hapur vella i dashur ty dhe te gjith muslimanet ane e mban botes te cilet po japin kontributin e tyre per fen e vetme te pranuar tek All-llahu fen islame. Inshalla don All-llahu xh.sh te na i fale mekatet dhe te na mshiroj ne ket bote e ne kete bote dhe ne boten tjeter te na shperblej me xhennetin firdevs.
Do ta perfundoj me nje ngjarje Pejgamberi a.s pas nje lufte nje nenes i kishte humbur femija dhe bertiste posh e lart kerkonte femijen e saj dhe mund ta merrni me mend se qfar mund te perjetoj nje nene nese i humb femija dhe po pyt Pejgamberi a.s shoket e tij se qfare ka ajo grua qe bertet pa u ndal dhe qe kerkon gjith andej ata i than i ka humbe femija. Dhe kur e gjet ajo grua femijen e saj e kapi fort e ledhatonte dhe e puthete dhe u gezua shum dhe po i'u thot Pejgamberi a.s perseri shokeve te tij a e hudhe kjo nene femijen e vet ne zjarr ? Ata u quditen dhe than o i derguari i All-llahut po ajo desh u tranua qe i ka humb fmija e qysh me gju ne zjarr ! Pejgamberi a.s tha All-llahu eshte edhe me i mshirshem se sa nena per femijen e vet . E pra tha All-llahu nuk e hudh robin e tij ne zjarr mirpo ata e hudhin vet veten e tyre.

Aty ku ja kam qellu eshte prej All-llahut aty ku kam gabu eshte prej meje dhe shejtanit All-llahu e shkatrroft jara belale min.All-llahu na mshirofet
Es - selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.
 
Selamu alejkum vellezerve e motrave ne Islam
Zoti ju shperblefte per kete shkrim, inkurajues dhe shpresdhenes!

Keta njerez mjeran te cilet tallen me Zotin e me fe, tallen me vetveten e tyre, e bejne pse jane injorante.
 
Allahu fal dhe udhezon... e ke e udhezon Allahu nuk ka kush e largon nga rruga e Tij, e ke e largon Ai ska kush e udhezon... prandaj inshallah jemi nga te udhezuarit...
Es Selamu Alejkum
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top