Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mos mu afro!!!! ( diskrimini i njerzeve te infektuar me SIDA)

Sa e lehte eshte ta kapesh kete... Duhet pasur shume kujdes... Te thuash te besh kujdes mos te shkosh vend e pa vend e thua, por prap, ku njihen njerezit sot... kush tregon per kete? Pa u treguar "diskriminuese" do them qe ajo duhet te kishte treguar kujdes kjo kur ka qene e re, sdo ishte ku eshte tani. Me shume infromacion duhet te marrin te rinjt, nuk eshte trup per keto gjera.
 
shume prekse kjo interviste,shume guxim dhe kurajo ka pasur ajo goce,gjithsesi shume keqe eshte,por jeta te ve ne pozita teper te veshtire.
 
Po pritem te mesojme nga neti dhe intervistat qe dalin ne pah sot me qe eshte nje dite e vecante e humbem ''lojen''
Keto gjera duhen bere qe ne shkolle te dije femra dhe mashkulli se pervec pjeses se lumturise eshte dhe pjesa tjeter e erret...Duhet me patjeter te futet edukimi seksual ne per shkolla dhe jo ne gjimnaz por ne vitin e fundit te fillores.....
 
prekese....por duam apo sduam ne keta njerez paragjykohen edhe per faktin qe ata qe i rrethojne nuk jane aq fort te informuar per menyrat e marrjes se kesaj semundje.....
 
Titulli: SIDA-Te infektuarit diskriminohen nga shoqeria (intervist)

Nga ky virus nuk preken vetem te rinjt ...ne cdo moshe mund te ndodh ..cdo njeri duhet te jete i ndergjegjshem per cdo veprim dhe te dije se c'po ben ..duke menduar te gjitha anet negative te nje akti seksual .
Prezervativi eshte mjeti i mbrojties maximale ..pse mos te perdoret .
Ne fund te fundit veten tone mbrojme .
 
Titulli: Mos mu afro!!!! ( diskrimini i njerzeve te infektuar me SIDA)

ku i dihet nese ai/ajo sdo donte te ma ngjiste edhe mua :(
 
Titulli: Mos mu afro!!!! ( diskrimini i njerzeve te infektuar me SIDA)

Teme mjaft interesante.Bravo!!!

Te them te drejten, eshte e rende te perballesh me nje lajm te tille aq me teper kur flitet per dike qe ti e njeh.Por kurre nuk do te arrija t'i thoja "Mos mu afro", do te me dukej vetja njeriu me i ulet i kesaj bote. Gjithsesi per dy gjera do te isha shume i kujdesshem: 1) Evitimi i kontaktit me gjak apo seksual me kete person 2) Sjellja sa me e natyrshme me te pa e tepruar me nje "dashamiresi te tepert" qe do ta vriste me teper.
 
Titulli: Mos mu afro!!!! ( diskrimini i njerzeve te infektuar me SIDA)

Deri me sot jan gjendur ilace qe mbajne Siden ne vend...quhen anti-retrovirale. Me sa eshte studiar deri me sot, keto ilace nuk e lene me semundjen te evoluoj...vetem qe kan nje te keqe tjeter....stimulojne aterosklerozen ( pllaka ateromi *indyre* qe vendosen tek enet e gjakut), gje qe i con te semurit ne vdekje....E eshte aritur nderpreja vdekjes prej Sida, por seshte zgjidhur akoma problema aterosklerozes...e cila hecen shpejto
 
Titulli: Mos mu afro!!!! ( diskrimini i njerzeve te infektuar me SIDA)

Te jemi sa me realist do te ishte shum e veshtire ti rrija prane sepse gjithmone do te isha me friken mos me ngjitet dhe mua kjo semundje.....nuk jemi dhe aq te paster ne shpirt sa tregohemi
 
Titulli: Mos mu afro!!!! ( diskrimini i njerzeve te infektuar me SIDA)

Personat me SIDA: Diskriminohemi nga shoqëria dhe mjekët


Kryetarja e shoqatës së Personave me virusin HIV/AIDS pohoi se ndihen të diskriminuar. Vasili: Mungojnë profesionistët për trajtimin e AIDS-it
Trajtimi i të sëmurëve me HIV-AIDS në vendin tonë ka mjaft problematika. Pacientët ndodh që të mos marrin mjekimin në kohë dhe ndihen të diskriminuar nga shoqëria dhe vet stafi mjekësorë.

Kështu u shpreh kryetarja e shoqatës së Personave të prekur nga SIDA. Në një komunikim me mediat, me rastin e Ditës Botërore kundra virusit HIV/AIDS ka kërkuar më shumë vëmendje nga shteti dhe shoqëria për kurimin në kohë të të infektuarve. Ndërkohë, edhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, pohon se mungojnë profesionistët në vendin tonë për të parandaluar dhe kuruar këtë virus.

Apeli

Afro 359 persona të prekur me HIV/AIDS në vendin tonë apelojnë nëpërmjet kryetares së shoqatës së Personave me virusin HIV/AIDS që të rinjtë të jenë të kujdesshëm gjatë jetës seksuale dhe të mbrohen për një jetë më të sigurt dhe të shëndetshme. Ndërkohë, kryetarja e shoqatës ngriti problemin e trajtimit të kësaj kategorie njerëzish.

"Mund të them se nuk po bëhet dhe aq sa duhet në lidhje me personat e infektuar nga virusi HIV/AIDS. Ndihen të diskriminuar, jo vetëm në shoqëri, por edhe mjekët nuk i trajtojnë si duhet këta pacientë.

Madje ka pasur raste kur pacientët me SIDA kanë humbur jetën për shkak të indiferencës së mjekëve për t'i trajtuar ata", pohon kryetarja e shoqatës së Personave me virusin HIV/AIDS, duke shtuar se jo në pak raste këtyre pacientëve u janë ndërprerë kurat nga mungesa e medikamenteve.

Ministri

Vendi ynë ka bërë hapa para në trajtimin e personave të infektuar me virusin HIV/AIDS, por ka ende shumë probleme, sidomos në stafin mjekësor. Kështu u shpreh ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cilit theksoi se duhet të bashkëpunojnë të gjithë faktorët për të evituar sa më shumë përhapjen e infeksionit.

"Për fat të keq mungojnë profesionistët e mirëfilltë për të kuruar dhe kontrolluar këtë virus", theksoi Vasili, duke shtuar se sot më shumë se kurrë, një vëmendje më e madhe ndaj të drejtave të njeriut është thelbësore në përgjigjen ndaj epidemisë së HIV/AIDS, duke përfshirë sigurimin dhe arritjen nga të gjithë të shërbimeve të parandalimit, trajtimit, përkujdesjes dhe mbështetjes.

"Kjo ditë është një mundësi për çdonjërin nga ne, për shoqërinë civile dhe organizmat qeveritare për të treguar mbështetje, për të reflektuar dhe për të promovuar dinjitetin njerëzor, për të respektuar dhe mbrojtur të drejtat e personave që jetojnë me HIV/AIDS dhe të atyre që janë vulnerabël ndaj infeksionit", - pohon Vasili.

Në ditën botërore kundra HIV/AIDS, zyra e OKB-së dha disa rekomandime për vendin tonë në lidhje me trajtimin e sëmundjes
OKB: Kujdesi për personat me HIV është e drejtë njerëzore
Në Ditën Botërore të HIV/AIDS, një raport i OKB-së paralajmëron se Evropa Lindore dhe Azia janë të vetmet rajone në botë ku shkalla e përhapjes së virusit vdekjeprurës ende po vazhdon të rritet. Pikërisht dje, zyra e OKB-së në një deklaratë për mediat bëri apel për dhënien e informacionit, kujdesin dhe mbështetjen për personat që jetojnë me virusin HIV.

Raporti thotë se në të gjithë botën, në vitin 2008-të, janë infektuar me HIV 2,7 milionë njerëz, ndërsa numri i vdekjeve ka qenë 2 milionë. Sipas të dhënave të OBSH-së, rreth 33,4 milionë njerëz jetojnë aktualisht me virusin e AIDS-it.

Gjithashtu, autoritetet kanë publikuar udhëzimet e reja për mjekimin e pacientëve me HIV. Studimet rekomandojnë nisjen më herët të mjekimit, pasi në këtë mënyrë do të shtohen edhe shanset e të infektuarve për të mbijetuar.

"Agjencitë e Kombeve të Bashkuara po mbështesin Qeverinë Shqiptare në përpjekjet e saj që Shqipëria të mbetet një vend me përhapje të ulët të virusit përmes masave që duhen marrë, të cilat fillojnë me mobilizim i burimeve dhe forcimi i kapaciteteve të institucioneve përkatëse, si edhe dhënia e asistencës teknike për institucionet në mënyrë që ato të hartojnë dhe të zbatojnë politikat e duhura lidhur me këtë problem, përfshirë edhe themelimin e shërbimeve të testimit dhe të një sistemi monitorimi dhe vlerësimi. Gjithashtu, OKB bën të ditur se duhen marrë masa edhe për afrimin e mundësive për shërbime të sigurta dhe miqësore për personat me HIV/SIDA.

Marrja e masave për përfshirjen dhe këshillimin me persona që jetojnë me HIV/SIDA lidhur me hartimin e politikave që prekin dhe që do të garantojnë të drejtat e tyre, si edhe zhvillimi i modeleve të komunikimit efikas me personat që paraqesin rrezikshmëri më të lartë për t'u infektuar me HIV.
*********************************
Shiringat, rrezik për rreth 5 mijë përdorues heroine

Përdoruesit e drogës, të cilët marrin heroinën me shiringa janë të rrezikuar nga virusi HIV/AIDS, nëse përdorin të njëjtat shiringa. Rreziku më i madh u kanoset të rinjve, pasi janë ata që po përdorin gjithnjë e më shumë lloje të ndryshme drogash.

Sipas drejtuesit të Aksion Plus, Genci Muçollari, janë rreth 5 mijë përdorues heroine, shumica e të cilëve e marrin drogën heroinë me shiringë.

"Për fat të keq, shumica e tyre përdorin të njëjtat shiringa dhe transmetimi i virusit HIV në këtë mënyrë është 100 për qind i pashmangshëm, nëse njëri nga përdoruesit është i infektuar", - pohon Muçollari.

Pikërisht në lidhje me këtë fenomen u publikua një film, i cili tregonte për infektimin e dy të rinjve me virusin HIV me anë të shiringave dhe lindjen e fëmijës së tyre të infektuar me virusin HIV.

Sipas Muçollarit, nëpërmjet filmit kërkohet të sensibilizohen, sidomos nxënësit e shkollave të mesme, ku me ata do të diskutohet dhe do të hapen forume në lidhje me virusin HIV/AIDS.

Shekulli
 
Titulli: Mos mu afro!!!! ( diskrimini i njerzeve te infektuar me SIDA)

Ne kemi dicka qe ndryshe themi ndryshe veprojme. Nese themi qe nje person me semundje te tille do e afronim apo nje person qe eshte homoseksual do e pranoje jemi duke genjyer te tjeret dhe veten tone. sepse rezultati eshet krejt e kunderta. qe dmth I largojme si pasoje NUK I PRANOJME
prandaj E THENA ME TE BEREN QENDROJNE SHUME LARG NJERA TJETRES.
 
Pe: Mos mu afro!!!! ( diskrimini i njerzeve te infektuar me SIDA)

Sida ekane quajtur ndrysh si ''murtaja''e shekullit...Kjo eshte nje semundje seksualisht e transmetueshme...Ajo transmetohet nga gjaku...Nuk rezulton deri me sot qe te ngjitet nga prekja,ajri,apo ndonje gje tjeter...Derisa nuk merr gjak nga keta njerez,nuk kryen marredhenie seksuale,jetesa ose pranimi i ketyre njerezve ne shoqeri nuk mendoj se perben rrezik....
 
Pe: Mos mu afro!!!! ( diskrimini i njerzeve te infektuar me SIDA)

Vertet eshte diskriminim per ata qe jane te prekur vecimi nga ajo pjese e shoqerise por sic jane permendur dhe shkaqet e menyrat e marrjes,sperben asnje problem qendrimi afer tyre
 
Pe: Mos mu afro!!!! ( diskrimini i njerzeve te infektuar me SIDA)

Qendrimi afer njerezeve te infektuar me HIv, nuk perben asnje rezik ne momentin qe e di qe eshte i semure... Ama shume ose nuk e dine, ose nuk kane kurajo ta thone edhe keshtu i vene ne rezik te tjeret. Se nqs ndodh nje aksident ne pune, sdo e lesh tjetrin te vdesi sa te gjesh ti dorashka.... E nqs ti sapo ke bere maniqurin ose je lenduar ne dore, ke gjithe shancet te hysh ne kontakt me gjakut e atij personi.
Mos kuptoni qe jam pro te lihen menjeane, asqysh, nuk besoj qe duhet diskriminuar asnjeri pavaresisht si eshte infektuar...
Keshill ishte vetem qe te kini kujdes sa here vini ne kontakt me gjakun e nje njeriu, qofte dhe i familjareve ose miqve me te mire qe mund te keni....asnjehere si dihet...
 
Pe: Titulli: Mos mu afro!!!! ( diskrimini i njerzeve te infektuar me SIDA)

Ne kemi dicka qe ndryshe themi ndryshe veprojme. Nese themi qe nje person me semundje te tille do e afronim apo nje person qe eshte homoseksual do e pranoje jemi duke genjyer te tjeret dhe veten tone. sepse rezultati eshet krejt e kunderta. qe dmth I largojme si pasoje NUK I PRANOJME
prandaj E THENA ME TE BEREN QENDROJNE SHUME LARG NJERA TJETRES.


Jam dakort me ty ne kte pik e te gjith themi i pranojm i fusim ne shoqerin ton rrim me ta por ne fakt cndodh ne realitet jan shum shum te pakte ata njerez qe i pranojen ne shoqeri ajo smundje transpertohet vetem nepermjet gjakut dhe kryerjeve te mardhnjeve seskuale per gjer sa ti nuk i ben kto gjera me ate person atare ska asgje te keqe ta kesh shok ta pranon ne shoqerin tende sepse dhe ati i behet qejfi dmth mir smundja qe e ka vrar por mos ta vras as shoqeria ne ditet e sotme me paragjykimet e veta
 
Pe: Mos mu afro!!!! ( diskrimini i njerzeve te infektuar me SIDA)

Po pritem te mesojme nga neti dhe intervistat qe dalin ne pah sot me qe eshte nje dite e vecante e humbem ''lojen''
Keto gjera duhen bere qe ne shkolle te dije femra dhe mashkulli se pervec pjeses se lumturise eshte dhe pjesa tjeter e erret...Duhet me patjeter te futet edukimi seksual ne per shkolla dhe jo ne gjimnaz por ne vitin e fundit te fillores.....

Me sa di une mesimin per siden ne 8VJECARE EKAM MESUAR DHE EDUKIMIN SEXUAL nuk e di ne e japin me kte mesim sot neper shkolla ne kohen qe kam qen une ne tetvjecare i kisha kto lloj mesimesh dhe besoj se jan akoma
 
Pe: Mos mu afro!!!! ( diskrimini i njerzeve te infektuar me SIDA)

aids-hug-image-sad-Favim.com-147670.jpg
 

Attachments

  • aids-hug-image-sad-Favim.com-147670.jpg
    aids-hug-image-sad-Favim.com-147670.jpg
    125.2 KB · Shikime: 0
Pe: Mos mu afro!!!! ( diskrimini i njerzeve te infektuar me SIDA)

Nuk me ka ra , rasti me nejt me persona te infektuar me side.
Me vjen gjynah per ata persona qe e kane marre kete virus duke marrur gjak , apo ne ndonje menyre tjeter .
Por nuk me vjen keq e as gjynah per ata persona qe e kan marre kete virus duke bere sex me lloj lloj personi pra ata meshkuj ose ato femra qe i ndrrojne personat gjdo dite vetem per sex , e ata persona do i diskriminoja me qellim.
 
Pe: Mos mu afro!!!! ( diskrimini i njerzeve te infektuar me SIDA)

skam rastis ne nje rast te till por jam kundra ktyre diskriminimeve
 
Pe: Mos mu afro!!!! ( diskrimini i njerzeve te infektuar me SIDA)

po une do pranoja dhe do ju ofroja shoqerine time.ama dhe ta dija qe jane te semure me sida qe ne fillim.Mos mu afro i them me mire dikujt qe eshte me grip se ka probabilitet te ma ngjis edhe mua permes ajrit(transmetim horizontal) sesa nje me sida qe ska asnje shans te ma ngjis pervec rrugeve tjera.megjithese keta me sida jane me te ndjeshem ndaj semundjeve tjera.sikur te mos ju mjaftonte vetem sida pasi imuniteti i tyre eshte i kompromentuar tashme :(
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Mos mu afro!!!! ( diskrimini i njerzeve te infektuar me SIDA)

Nuk me ka ra , rasti me nejt me persona te infektuar me side.
Me vjen gjynah per ata persona qe e kane marre kete virus duke marrur gjak , apo ne ndonje menyre tjeter .
Por nuk me vjen keq e as gjynah per ata persona qe e kan marre kete virus duke bere sex me lloj lloj personi pra ata meshkuj ose ato femra qe i ndrrojne personat gjdo dite vetem per sex , e ata persona do i diskriminoja me qellim.

Pajtohem me mendimin tende Ado,dhe un ndjej keqardhje per ata person ku rastesish jan infektu ,ama ata se kan shfry egot e tyre pa qen te kujdesshem dhe si rezultat kan fitu virusin nuk eshte per keqardhje.
 
Pe: Mos mu afro!!!! ( diskrimini i njerzeve te infektuar me SIDA)


tani e kuptoj dhe e besoj(pak, si natyr skeptike qe jam) me te vërtet ate qe ke shkruar ne lidhje me luften.

nje SUPER BRAVO, per ty(edhe pse nuk te njoh aspak), foto e goditur kjo.
 

Attachments

  • aids-hug-image-sad-Favim.com-147670.jpg
    aids-hug-image-sad-Favim.com-147670.jpg
    125.2 KB · Shikime: 0
Vete fjala side te dritheron nga ideja qe eshte nje semundje qe sado gjate te luftosh me te, e ke luften e humbur ne fund.

Ndersa nuk shikoj ndonje arsye per tiu qendruar large kesaj kategorie.
Thjesht don kujdesin e duhur per mos te ardhur ne kontakt me gjakun.

Mbaj mend para pak vitesh se di ne e lexova apo degjova ne lajme.
Nje kamriere lokali ,kishte infektuar me sida 13 vete,deri sa dikush e kishte kapur,ajo hidhte nga nje pike gjak ne kafen e klientve dhe kete gje e bente me dashje.
 
Vete fjala side te dritheron nga ideja qe eshte nje semundje qe sado gjate te luftosh me te, e ke luften e humbur ne fund.

Ndersa nuk shikoj ndonje arsye per tiu qendruar large kesaj kategorie.
Thjesht don kujdesin e duhur per mos te ardhur ne kontakt me gjakun.

Mbaj mend para pak vitesh se di ne e lexova apo degjova ne lajme.
Nje kamriere lokali ,kishte infektuar me sida 13 vete,deri sa dikush e kishte kapur,ajo hidhte nga nje pike gjak ne kafen e klientve dhe kete gje e bente me dashje.

Qetesohu se fundmi vete mikrobi i Sidas nuk eshte me aq vdekje prures...i ka rene forca
 
Qetesohu se fundmi vete mikrobi i Sidas nuk eshte me aq vdekje prures...i ka rene forca

Ndoshta,por ama mund te mbaje 20 vjet a me teper ne jete,te dergj e te sakateps e ne fund pas shume vuajtjesh prape sherim ska .
Megjithe se kete te fundit e dyshoj fort mos tia kene gjete ilacin akoma sides.
Kam iden qe jane oligopolet farmaceutike qe su intereson te dal ne treg i gje e tille.
 
Do pranoja pse jo, njerëz jan edhe ata kan të drejtën e tyre për të qen pjes e një shoqërie që kujdesen për ta, u dhurojn ngrohtësi mbështetje e mirnjohje.
 
8-vjeçari me HIV nuk pranohet nga shokët

I dënuar nga fati që në lindje, kur prej prindërve mori jo vetëm jetën, por edhe virusin HIV, 8-vjeçari nga Vlora është vënë nën presionin e prindërve të shokëve të klasës, që nuk e duan pranë fëmijëve të tyre.

Në klasë të parë ai ka mundur të shkojë një muaj me vonesë. Shkak është bërë protesta e prindërve.

Agron Bashllari, mjeku që e ka ndjekur prej vitesh gjendjen e vogëlushit, është përballur me frikën e prindërve, të cilëve është dashur t’u sqarojë se 8-vjeçari nuk përben asnjë rrezik për përhapjen e sëmundjes.

Agron Bashllari: “Fakti që kanë marrë një virus nuk i pengon që të mjekohet dhe të kurohen dhe të vazhdojnë arsimimin. Nuk është një sëmundje që paraqet rrezikshmëri në institucionet arsimore.

Stafi pedagogjik, në anë tjetër ka ndërmjetësuar me prindërit, duke u kërkuar të mos cënojnë të drejtën e vogëlushit për tu arsimuar në një institucion e publik.

Mësuesja, Alma Kapaj: “Stafi i shkollës ka zhvilluat takime me qëllim që ata të sensibilizohen”.

Sot vogëlushi shkon në shkollë rregullisht, ndërsa gjyshja e tij tregon se vuajtjet për të vijojnë edhe përtej dyerve të shkollës.

Gjyshja:
“Unë kam dashur një mësuese mbështetëse dhe është pak mbrapa. Ka vajtur në shkollë pas një muaji, ngaqë kishin njerëzit merak sepse ishin të painformuar”.

Gjyshja është personi që kujdeset për 8-vjeçarin dhe dy motrat e tij më të mëdha, pas vdekjes së prindërve nga sëmundja që i trashëguan të birit.

Tv Klan





Sa gjynah te vjen..... :(
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top