WxP
Staf në FV.AL
Shkruan: Fahri XHARRA
Ç’ashtë ky za kjo gjuhë që mbjell diamante rreth e qark e vransinën në det e hedhvetëm diellin sjell në prag ?!
Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmblë sa e gjerë!Sa e lehtë sa e lirë! Sa e bukur sa e vlerë!
Qesh fytyra me vogëlushin sa mirë shqip ai din me kja malet jashta frymën ndalin deti sytë hapi t’u pa!
O këng’ e shenjtëruar, o verb i larë n’ar .O zjarr që më përflakesh si yll vetëtimtar ,O fshehtësir’ e ndezur në fill prej shkrepëtime Kur të këndoj me gojë kur të kuptoj në kartë ,Posi një kraharuar ti dhemb o Gjuh’ – e zjarrtë Posi kullim’ i gjakut që rreh në zemër time.
“Të falem ty o gjuhë e fisit tim siç nuk i falem asnjë perëndi –se tempull i përjetshëm më je ti dhe ti mburoje nëpër mot të zi:ti dritë e krirtë nëpër errësi ti perëndi që nuk ke perëndim.” thotë Mitrush Kuteli .
Mos me thuaj “selam alejkum “ po me thuaj shqip: T`u ngjat jeta! Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë.! Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre.” Më thuaj shqip: T`u ngjat jeta! Porsi kanga e zogut t’verës puth vallzon n’blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës puth lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t’detit porsi gjâma e rrfès zhgjetare porsi ushtima e nji tërmetit ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare. Të falem ty o fis i vendit tim: Ilir i lashtë arbër i ri –dhe sot shqiptar në shumë Shqipëri…ty i paepur popull lu*ftëtar qendresë e fortë në luftë e zjarr;
O moj Shqypni e mjera Shqypni
Kush te ka qite me krye n’hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t’mira e begati
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,…
Më thuaj shqip: T`u ngjat jeta !
Por … Kur në sulm hodhën turqit Hordhitë e pambaruara Kështjellat e sintaksës S’i muar që s’i muar. Kur panë se gjuhësS’i hodhën dot prangatLëshuan drejt saj Gjithfarë merimangash.
Gjuh’ e shejt’ e kaq e moçme.Gjuh’ sakole der n’dit t’soçme Shoqen tande kund s’e gjenë!Zoti ty këtu t’ka çuemun:
T’rrebt’ e t’bukur e t’kulluemun;Kshtu gjithmon’ ti ke me qenë. Gjuh’ që t’foli Skendërbegu Dhe ndër t’par’ qe Naim Begu Që me shkrim t’pat lartësue. Ty t’kan’ fol’ shum’ kapidana Burra t’rrebt si t’ishin zana; Gjuh’ e rrebt ti qofsh nderue! – Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta !
…por ti gjuhë e bekuar Gjuhë e shëndoshë Gjuhë e vjetër gjuhë e lu*ftuar Gjithmonë je gjallë Je pjesa e shpirtit të Arbërit Që kurrë s´do të vd*esë. Ti ke pas qene nje zoje e rande Burrat e dheut te thirrshin nane.
Porsi kanga e zogut t’verës, puth vallzon n’blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, puth lmon gjit e drandofillit;porsi vala e bregut t’detit porsi gjâma e rrfès zhgjetare,porsi ushtima e nji tërmetit ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare. Pra, shqyptarë çdo fès puth t’jini,gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t’uej kurr mos ta lini mos ta lini sa t’jetë jeta,por për tê gjithmonë punoni;pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,fisi juej, vendi e zakonikanë me u mbajtë larg kambës s’huej,
Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta !
Vëllezër shqipëtarë! Qasuni më dëgjoni Sa të mundeni më parë Gjuhën tuaj mësoni.Pa shihni sa ësht’e mirëS’u vjen mall’ e dëshirë? S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë,I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë.Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë,Të përçajnë Shqipërinë,Zoti mos e pastë thënë!
Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta !
Pra, mallkue njai bir Shqyptari
puth këtë gjuhë të Perëndis’
trashigim që na la i Pari
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë po goja
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
puth n’gjuhë t’huej kur s’asht nevoja
flet e t’veten e lèn mbas dore……
Më thuaj shqip : T`u ngjat jeta !
Krenari kur janë etërit e kombit : Dom Ndre Mjeda At Gjergj Fishta Naim Frashëri Ismail Kadare LEK GJOKA Hil Mosi Ernest Koliqi Karmell Kandreva Lasgush Poradeci Mirush Kuteli Petro Nini LUARASI Pashko VASA.