“Mos ma vrisni vogëlushen time” (FOTO)

Këto janë momentet prekëse kur një orangutang shtatzënë përqafon vogëlushen e saj për ta mbrojtur nga një grup gjahtarësh indonezianë.

اifti ishte përballë vdekjes së sigurt, por u shpëtuan nga një grup britanik për mbrojtjen e kafshëve. Ato ishin rrethuar nga grupi që kishte në plan t’i vriste si pjesë e një plani për të pastruar plantacionet e vajit të palmës nga kafshët.

Grupi britanik i dërgoi të dy kafshët në një zonë të thellë. Një nga drejtuesit tha se mbërritja e tyre ishte fiks në kohën e duhur. “Pak minuta më vonë kafshët do ishin të ngordhura”.

Shpyllëzimi ka ulur ndjeshëm numrin e orangutangëve. Disa vite më parë ishin rreth 250 mijë, tani janë vetëm 50 mijë.

Pronarët e plantacioneve të vajit të palmës paguajnë rreth 70 stërlina për çdo orangutang të vrarë.

Vrasja e orangutangëve është ilegale në Indonezi, por ligji nuk zbatohet.

majmuni-1.jpgmajmuni-2.jpgmajmuni1.jpg

G.tema
 
Pe: “Mos ma vrisni vogëlushen time” (FOTO)

abuzohet shume me ket termin kafshe ..... e vetmja kafshe jemi ne manking
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top