Mos i vrisni mjekët!

Monique

With or Without u
Mos i vrisni mjekët!

Mjekë si Dr. Tefiku po pakësohen, sepse është shoqëria që po i zhduk
Nga Nga Prof.asc Eliona Demaliaj*

Dje në Spitalet e Tiranës janë shpëtuar shumë jetë, kështu ka ndodhur dhe në spitalet e tjera rajonale në Shqipëri.

Kjo gjë nuk bën lajm sigurisht, sepse ne kemi bërë punën tonë, por duhet treguar se mjekët, në shumicën e rasteve, ndihen mirë me përkushtimin dhe me çdo jetë të shpëtuar nga duart e tyre.

Mjekësia nuk është shkencë ekzakte dhe fatkeqësisht ka humbje njerëzish përgjatë rrugës sonë profesionale.

Mjekët, shpeshherë të pafaj për komplikacionet e ndodhura, anatemohen në mediat apo rrjetet sociale dhe portretizohen si kriminelë apo të paaftë.

Komentuesit harrojnë që mjeku është njëri prej nesh, ka fëmijë, familje, rreth shoqëror, dashuron dhe vuan si gjithë humanët, por me një ndryshim nga të tjerët;

I ka parë më pak ata, u ka kushtuar më pak vëmendje, kohë apo kujdes, sepse i është dashur të punojë me tre turne, të studiojë me tre turne dhe pse jo, të vuajë për rastet e humbjeve në punë apo komplikacioneve të ndodhura.

Rasti i Dr. Tefik Zhurdës është për t’u vlerësuar për empatinë e paraqitur dhe ndërgjegjen profesionale dhe zemrën humane.

Dr. Tefik Zhurda është një baba i mirë, la jetën e vet peng, në këmbim të jetës së Blertës që humbi në një fatkeqësi pa faj, me zemrën e bardhë të profesionistit të zotë.

Kjo vuajtje është hyjnore. Dëshmon humanizëm dhe profesionalizëm që i mungojnë kësaj shoqërie. Ky sakrifikim është abrahamian, është ushqyes për të gjithë ne.

Dr. Tefik Zhurda ka shpëtuar me qindra jetë gjatë punës së vet profesionale në Spitalin e Traumës. Ka shërbyer me devotshmëri dhe ndershmëri, ndërkohë puna dhe mundi, nuk iu pasqyruan ndonjëherë në media, nuk e bënë me çmime e vlerësime, madje nuk e bënë as të pasur.

Por fitoi vlerësimin e kolegëve të vet që e dinin, se ai u gjendej në krahë dhe shërbente me ndershmëri.

Fitoi vlerësimin e klasës së mjekëve që sot po e mbështesin të bindur që ai ka bërë punën e tij me profesionalizëm dhe të trishtuar për rrjedhën që morën ngjarjet.

A ka probleme mjekësia? Sigurisht që ka, por ato nuk zgjidhen me sharje e varje mjekësh.

Mjekët janë hallka e fundit e problemeve dhe duhen nxitur, jo nxirë, duhen vlerësuar, jo poshtëruar.

Mjekët janë njerëz, kanë familje, kanë dashuri dhe fatkeqësira. Kanë humbur edhe ata familjarë dhe të dashur, e kuptojnë dhe pranojnë që mjekësia ka limite.

Rasti i Dr. Tefik Zhurdës të na kthejë sytë nga mjekët, ata mjekë që përdorin në ndihmë të shoqërisë punën, librin, por edhe zemrën.

Mjekë si Dr. Tefiku, të rritur e edukuar me librat e Arcibald Kronin po pakësohen, sepse është shoqëria që po i zhduk.

Mjekësia është e kushtueshme në aparatura, ambiente e medikamente, por në radhë të parë është e kushtueshme në njerëz. Profesionistët si Dr. Tefiku, as krijohen në një ditë, as zëvendësohen në një vit.

Mos i vrisni mjekët, ndihmojini dhe kuptojuani vështirësitë!/ dritare.net

*Obstetre-Gjinekologe

Shkrim i shkruar për dritare.net
 
Tani une lexova paksa me kete rastin dhe them se njerezit qe veprojne me ndergjegje te paster edhe munde te vijne ne situata te tilla por gjithsesi kjo tani nuk munde te perdoret nga mjeket tjere te pandergjegjshem per tu cfajesuar apo fshehur.

Si raste individuale edhe munde te ndodhin ngase njeriu shkon aq larg duke e thirre ndergjegjen e brendshme sa edhe munde ta demtoje veten por une kujtoje se kete raste nuk bene ta lidhim me gjendejen e rende te mjekesise sone.

Ne si shoqeri ne parim mendojme se njeriu eshte per shtetin kur ne fakt shteti eshte organizate e krijuar per individin dhe qytetarin, kuptohet e krijuar nga njerezit. Pra andaj do te duhej te egzistonte shteti si mekanizem ligjor ku ne raste te tilla ku ndergjagja e dikujt apo dyshimi i tjetrit viejne ne konsiderat permes mekanizmit ligjor se paku moralisht e nxjerre te paster.

Pra une jam qe nese ky rast eshte rast tipik i ndikimit te nje ndergjegje te paster te mos keqperdoret dhe sillet ne situata kinse mjeku bveproi nen ndikimin e presionit.
 
I sakte si gjithmone!
 
Vdekja e adoleshentes, zbardhet dëshmia e mjekut anestezist: Fati im i keq që….

Denis Tahiri 17/05/17 14:17
Grupi i hetimit ka marrë në pyetje mjekun anestezist dhe stafin që asistoi operacionin e 16-vjecares Blerta Pepa e cila humbi jetën 24 orë më parë pas një ndërhyrje në një spital privat në Tiranë. Stafi mjekësor një zëri në dëshminë e dhënë për grupin e hetimit e ka cilësuar ngjarjen si “një rast fatkeq”, shkruan Panorama.

Mjekët kanë pohuar se pacientja Blerta Pepa nuk ka shenja të hipertermisë (temperaturës së lartë), pas injektimit të dozës së parë të anestesizë.

Për këtë arsye sipas mjekëve pas sasisë së parë, është vazhduar me injektimin e medikamentit në masën e përcaktuar për ndërhyrjet kirurgjikale.

“Fati i keq i Blertës dhe i imi, ishte se ajo shenjat e hipertermisë i demonstroi pas operacionit, në një kohë kur nuk kisha asnjë mundësi të kontrolloja dhe të parandaloja pasojën”, mësohet tu ketë thënë hetuesve doktori Tefik Zhurda.

Siç mëson Panorama Ai ka sqaruar se ky është një rast tepër i rrallë ndërsa ka shtuar se në rastet kur pacientët e demonstrojnë hiperterminë që në momentet e para të injektimit të anestezisë, ndalohet futja e mëtejshme e medikamentit në organizmin e pacientit dhe pasojat janë më të kontrollueshme.

Për këtë ngjarje prokuroria ka nisur hetimet me akuzën e mjekimit të pakujdesshëm ndaj mjekut Tefik Zhurda dhe stafit që ka qenë pjesë e ndërhyrjes kirurgjikale.

Prokuroria ka urdhëruar mjekësinë ligjore të bëjë raportin e autopsisë për viktimën ndërsa ekspertim është urdhëruar të kryhet edhe për vetë mjekun Zhurda për të dokumentuar shkaqet dhe shkallën e tij të dëmtimit nga vetëinjektimi i ilaçit anestezik gjatë tentativës së vetëvrasjes pas humbjes së jetës nga pacientja, raporton Panorama.

Grupi i hetimit ka sekuestruar kartelën klinike dhe gjithë dokumentacionin e 15-vjeçares me qëllim që të shikohet nëse ekipi mjekësor ka qenë në dijeni të faktit se vajza kishte shfaqur reaksion nga medikamentet para ndërhyrjes në gju, pasi deri tani as ky moment nuk është verifikuar./Panorama/

PS: tani mjeku eshte ne koma apo ka dale nga koma kete se mora vesh...
 
Prisja dicka tjeter. Spo mkujtohet kush doktor kishte reaguar dhe vertet me preku.po e gjeta do e sjell. Mendoj se ne cdo gje e keqperdorim. Jemi bere vertet ujqer. Spyesim as per te vdekurin e as per mjekun e ndershem i cili nuk flen kur humbet pacientin. Ne mezi presim nje rast e tbejme statuse te shajme e mallkojme.

Nga ana tjeter ne spitslet tona ka dhe mjeke kasape. Qe te lene te cvdesesh e su bie mendja. Ka dhr nga ata qe te fusin ne thike kot. Fafkeqesisht kaose te tilla do krijohen kur ska standarte mjeksore, kur askush si kontrollon. E me barin e thate digjet dhe i njomi.
 
E gjeta statusin e doktor apostolit.me preku ama jo te gjithe doktoret jane aq human sa profesioni qe kane.

Edhe unë do të bëja të njëjtën gjë që bëri shoku dhe kolegu im i apasionuar, Dr. Tefik Zhurda. Do të vetvritesha me anestezi.
Nuk kam mundesi tjetër për të shprehur keqardhjen, hidhërimin dhe humbjen që prindrit e vajzës përjetojnë këto momente, veç edhe unë të shprehem siç shoku im u shpreh.
Nuk ka mundësi tjetër për të sqaruar median dhe opinionin e gjerë, rreth trysnisë që ushtrohet ndaj mjekëve dhe veçanërisht anestezistëve, veç këmbimit kokë më kokë, me jetën e humbur.
Nuk ka mundësi tjetër për t’ju treguar juve, sa dashuri dhe humanizëm, vuajtje dhe dhimbje kemi ne, për çdo njeri të humbur në punën tonë.
Nuk ka mundësi tjetër për ti sqaruar opinionit, se në çdo vend të botës një i sëmurë me një komplikacion të tillë, është e destinuar të ketë një fat të tillë.
Nuk ka mundësi tjetër për t’i shprehur medias dhe opinionit publik, se edhe kur ke preparatin,i sëmuri vdes. Por nuk mund të ndodhë që mjeku të paragjykohet për humanizmin, profesionalizmin dhe përgjegjësinë prindërore, aq sa të bëj suicid, që ta besojnë që nuk është siç ju e mendoni.
Nuk ka mundësi tjetër që Tefiku dhe të gjithë kolegët e mi, t’ju tregojnë se, kemi dhuruar gjak për të sëmurët tanë, pa na e kërkuar njeri dhe pa ja thënë njeriu, për të shpëtuar jetën e të sëmurëve tanë, të cilët kanë patur nevojën urgjente për gjak dhe më pas jemi kthyer në punë.
Nuk ka mundësi tjetër t’ju tregojmë se ne më shumë flemë në spitale se sa në shtëpi, që më shumë rrimë pa gjumë, se sa flemë.
Nuk ka mundësi tjetër për të treguar së të gjithë në, jemi të vetëm në këtë betejë të pabarabarët me opinionin dhe shtetin i cili asnjëherë nuk na ka mbrojtur.
Nuk ka mundësi tjetër për t’i treguar opinionit dhe medias që në nisemi në mëngjes për në punë dhe kthehemi në darkë për të siguruar ekzistencën e familjes sonë me një rrogë e cila nuk na mjafton dhe jo për të mbytur njerëz.
Nuk ka mundësi tjetër për të përballuar fjalën helm të medias, cila duke e menduar mirë dhe me cinizëm thotë, që anestezisti kishte mbidozuar preparatet e anestezisë.
Nuk ka mundësi tjetër të shpjegohemi, që pas çdo të sëmuri që ne anestezojmë, kemi nga mbrapa ligjin dhe gjykatën dhe gjithmonë kemi qënë të paragjykuar, për mos humanizëm.
Nuk ka mundësi tjetër që t’ju themi :
Njerëz ju duam shumë dhe ne jemi ditë e natë në roje të shëndetit tuaj, madje duke dhënë dhe jetën tonë, që ta kuptoni dashurinë dhe pasionin tonë për këtë mision.
Nuk ka mundësi tjetër t’ju themi: Njerëz ne jetën tonë e kemi për ju.

Apostol Vaso
 
Ne shqiperi fatkeqesisht degjohen vetem lajm te hidhura , vritet per kete , virtet per ate , tritol , drog , etj etj .
Mediat per medimin tim jan shkaku kryesore , nuk promovojn asnje vlere dhe e kan bere qytetarin te lexoj vetem lajme te servirurar si ndonje zbulim te madh nderkohe qe nxjerr anen me te erret te shoqerise.
Me vjen keq per ate qe ka ndodhur por duhet te shihet me gjakftohtesi shm te madhe , duhet te kete mbeshtetje per mjekun por mos harrojm qe cfare na shohin syte ne spitale e shqiperise na ben te jem ne vetevetiu mos besuesit me te medhej te mjeksis pa llogarit qe vendet e punes jan me teser partie dhe jo meritokraci.
 
Mediat tona jane ku therret qameti.
Sidomos keto portalet online...
 
Portali qe urrej me shum eshte ai JOQ , pahhh kan fillu bej titullin e artikulli sikur cfare kan nxjerr.
Pervec kesaj faqe amartore ka dhe te tjera , qe si kryetem nxjerri nje titull qe po te lexosh artikullin nuk kan lidhje fare :@
 
Duhet te rishikohet ligji per kto lloj letyrash
 
Portali qe urrej me shum eshte ai JOQ , pahhh kan fillu bej titullin e artikulli sikur cfare kan nxjerr.
Pervec kesaj faqe amartore ka dhe te tjera , qe si kryetem nxjerri nje titull qe po te lexosh artikullin nuk kan lidhje fare :@

Personalisht e njoh si faqe nepermjet ca temave qe sillen ketu.

Por shume neveritse si servirie informacioni,dhe te mendosh se nga sa ndiqet ,mesa lexohet e klikohet,sic thone.
 
Nga Lida Shosha

Qendro, mos ik, Miku im Tefik

Pas 25 vitesh pune, nuk e mendoj dot qe je i shtrire ne ate shtrat, me nje tub qe te mban gjalle. Ne ate shtrat ku ke luftuar dhembe per dhembe me vdekjen, ku ke shpetuar me qindra jete.

Ti ishe aty, kur 97 na plasi me qindra e mijera njerez te sakatuar, ku shqiptare te terbuar me kallashnikov e shami ne koke si kamikaze vrisnin pa meshire njeri tjetrin, ti ishe aty ku Gerdeci plagosi e sakatoi me qindra,ku helikoptere me te lenduar nga Kosova uleshin e ngriheshin cdo minute,ti ishe aty, aty ku binin e copetoheshin autobuze e furgona, e njerezit vinin te sakatuar , ti ishe aty duke bere punen e mjekut humanist dite dhe nate, me perkushtim e dinjitet.

Sot nuk je, je i shtrire ne nje shtrat te mallkuar sepse more persiper me ndergjegje dhimbjen e tjetrit, por harove dhimbjen e familjes dhe nenokes tende plake, dhimbjen tone miku im.

Ti je aty i shtrire se e dije qe kjo shoqeri e mbarsur nga djajte do te fajesonte, kjo shoqeri qe ka pjelle vec trazira e dhimbje dhe gjithe pacavuret e konfliktet njerezore me te vrare,te plagosur,e copetuar ua ka perplasur mjekeve ne surat, e kurre su interesua si punojne keta njerez.

Por ne, ne koleget e tu e dime si kemi punuar,e sa na eshte dashur te sakrifikojme. Jeten, por dhe jeta jone duket nuk i kenaq vampiret deshtake te nje shoqerie pa moral.

Ata njerez qe sot hedhin balte mbi ty, Zoti neser do ia hedhe mbi koken e tyre. Akti yt sublim, eshte akti i njerezve te paket me ndergjegje e dinjitet, se kjo shoqeria jone, kriminelet qe vrasin i ben deputet.

Te lutem qendro, qendro e lufto per te gjithe ne qe te duam. Mos ik, mos ik, or mik.
 
Fatkeqesisht populli perballet perdite me mjeket dhe e di mire kush jane ata qe e nderojne nje titull te tille e kush jane ata qe njelloj si kasapi bagetine e rrjepin me papergjegjshmerine tyre.
Ne rastin konkret me sa kam kuptuar nuk ka qene faji i anestezistit.
Sidoqofte nje jete u fik dhe nje tjeter eshte ne rrezik.
E vetmja gje qe mund te bejme ne eshte te mos flasim e komwntojme pa folur me pare organet kompetente.
 
Dhe po aq fatkeqesisht shpetimin e presim po nga keta qe i anatemojme si cnjerezor.
Personalisht deri me sot nuk kam patur asnje eksperience negative me mjeket.
Spitalet i kam pare dhe prekur nga afer qofshin shteteror apo privat....nga vetja qe nisem kam gjetur gjithnje deren hapur dhe vetem profesionalizem.
Mund te rreshtoj plot emra (si edhe ky reanimatori ne fjale) ,njerez qe kane kryer profesionin e tyre me shume perkushtim.
 
Back
Top