Mos i mbani afër ata që s’duan të jenë me ju!

Monique

With or Without u

jyp.jpg



Kush dëshiron të jetë aty për ju, e gjen gjithmonë një mënyrë për ta bërë.
E gjenë mënyrën për të treguar se mund të kujdeset për ju dhe lumturinë tuaj.
Sidoqoftë, njerëzit konfuzë dhe të pasigurt, nuk duhet të jenë pjesë e jetës tuaj. Kjo është arsyeja pse ju duhet t’u jepni atyre një biletë vetëm vajtje.​

Në një marrëdhënie në çift është normale të përjetoni momente të vështira dhe të kaloni kriza. Sidoqoftë, për t’i kapërcyer ato duhet të luftoni së bashku dhe të keni forcën, por mbi të gjitha dëshirën, për të ecur përpara.
Të kalosh një periudhë jo të lumtur nuk do të thotë të largohesh…​

Në rrethana të caktuara, megjithatë, disa njerëz fshihen pas fjalive rrethanore duke dëshmuar se nuk interesohen për marrëdhëniet. Ky është pikërisht momenti në të cilin ata që nuk duan të qëndrojnë duhet të lënë jetën tonë.

Miq, të dashur…​

Mos u përpiqni të mbani afër, ata që nuk duan të jenë me ju, vetëm nga frika e vetmisë. Do të lëndonit veten.
Të gjesh veten papritur, pa atë pikë referimi nuk është e lehtë, duket se gjithçka bie mbi ty, por është në ato momente ti duhet ta kuptosh se një histori dashurie ose – pse jo – një miqësi, ka marrë fund. Kjo është arsyeja pse është mirë ta lini atë person, të dalë nga jeta juaj.​

Dashuria është një veprim i lirisë. Nëse partneri juaj vendos të largohet, kjo do të thotë që ai i ka shteruar të gjitha energjitë. Për fat të keq, asgjë nuk do ta bëjë atë të kthehet, nëse nuk dëshiron. Thjesht duhet të pranoni zgjedhjen e tyre dhe t’i lini të shkojnë. Së shpejti, dyer të reja do të hapen edhe për ju.​

Të lësh të shkojnë ata që nuk duan të qëndrojnë me ju është një veprim dashurie, veçanërisht ndaj personit tuaj. Ata që kundërshtojnë tregojnë vetëm se kanë frikë.​

Dashuria dhe ndjenjat janë gjithnjë e më të brishta. Në ditët e sotme njerëzit largohen ose mbyllin miqësi, njësoj sikur të pinin kafenë në bar. Për këtë arsye nuk ia vlen të mbani ata që nuk duan të qëndrojnë, por është më mirë t’u jepni një biletë vetëm vajtje.​

Ndjenjat dhe emocionet që ju ndjeni në një ambient të caktuar janë diçka unike, pse t’i zhvishni inga kuptimin i tyre më origjinal? Kush nuk dëshiron të jetë me ju, ka çdo të drejtë të largohet. Për ju, ky mund të jetë vetëm fillimi i një kapitulli të ri dhe më të lumtur. / meb.al/bota.al​

 
Ne oren 6 e hape kete temen??? E paske pasur me ngut😅😅😅
 
Eshte lodhese te rrish me dike qe ste jep aq sa i jepni dhe ju kshuqe do vije dita eventualisht e do e lesh!
@Loverboy me ka thene dicka te mencur sa here qe jam gjendur e lodhur nga puna, dhe une nuk e harroj kurre: "S'ka si shpirti yt!" Pra, mos e ler pasdore por vendose veten perhere te paren.
 
Sikur çmenduria te kish nje buton qe te fikej dhe ti linte vend arsyes, atehere po ky mund te jete fillimi i nje kapitulli te ri. Perndryshe i bie te genjesh veten dhe do gjendesh gjithmon ne te njejten grop qe i ben vetes.
 
Largojme njerez qe duan te rrine e jo me ata qe sduan .. dhe nje shqelm ne prapanice dhe vaya con Dios 😌
 
Dashuria dhe ndjenjat janë gjithnjë e më të brishta. Në ditët e sotme njerëzit largohen ose mbyllin miqësi, njësoj sikur të pinin kafenë në bar. Për këtë arsye nuk ia vlen të mbani ata që nuk duan të qëndrojnë, por është më mirë t’u jepni një biletë vetëm vajtje.
Nder cdo fjale qe eshte thjesht nje vertetesi e ku secili nga ne eshte gjendur ne mos njehere te vetme , keto qe shkeputa jane pikerisht ato qe me goditen me saktesine qe haset cdo dite
Njerez qe nuk njohin as veten , e plot dilema....
 
Si do i mbani afër ata që vetë nuk duan t'na rrinë afër 🤷
Ikin vetë që e shohin që nuk i kanë lënë vend vetës të të rrinë afër 👣👣👣
 
Dhe ajo na mungon, te mbajme ata qe nuk duan!
Me zor po pranojme ata qe duan.
 
  • Haha
Reactions: D.
Ndonjëherë nga frika për të mos ngelur vetëm,njeriu detyrohet të pranojëpran vetes individë që nuk i sjellin asgjë të mirë.
Kur je në gjendje të dëshpëruar dhe ke nevojë për pranimin e vetes,ul standartet e tua për hir të tjetrit.
Kur e sheh se ta marrin rrespektin e dashurinë për të mirqenë,thjesht hiq dorë.
 
Afer duhet te mbash vetem familjen tende.
 
Dhurata me e mire qe mund t'i bejsh dikujt qe e do dhe respekton, eshte KOHA. Ne momentin qe ti ia fale dikujt nje pjese te kohes sate, ia ke falur nje pjese te jetes sate, sepse jeta e njeriut eshte sikurse gjethet e pemeve. Cdo gjethe qe bie, shkon dhe nje dite(pjese)e jetes sate.
Kur dikush nuk t'kushton kohe ty, don te thote se nuk deshiron te jete me ju, ne te kunderten, fjalet cdohere i ka marre era, ndaj edhe ketu veprat kryejne apo luajne rol, jo fjalet.
 
Njerezit na detyrojne ti duam me menyren e tyre, por une i kam xhan ne menyren e duhur e nese nuk u pelqen aq me ben.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top