Mori mbesën se dhunohej nga burri, ekzekutohet

AnGeLiC

VIP
V.I.P
PicMonkey-Collage72-620x329.jpg
Një histori e trishtë, tragjike dhe njëherësh monstruoze është shënuar dy ditë më parë në Itali. Një shqiptar është ekzekutuar me plumb pas koke, ndërsa kthehej për në banesën e tij. Baba i tre fëmijëve, i cili priste fëmijën e katërt është lënë në pellgun e gjakut të tij, i vrarë nga miq të familjes që u larguan në drejtim të Milanos. Ngjarja ka ndodhur në Rimini. Sipas të dhënave të policisë italiane, tre të ndaluarit janë shqiptarë: i ati me dy djemtë kanë qëlluar dajën e nuses së djalit të vogël. Historia ka nisur nga konflikti mes çiftit, ndërsa vajza ka ikur nga shtëpia e burrit dhe ka shkuar tek daja duke i treguar edhe për keqtrajtimin.

Atëherë vjehrri i saj dhe dy djemtë kanë udhëtuar nga Milano në drejtim të zonës në të cilën banonte daja i nuses dhe kanë kërkuar që ta takojnë. Janë ulur dhe kanë biseduar. Më pas janë ndarë. Petrit Nikolli, daja i nuses së autorëve është nisur në këmbë në drejtim të banesës së tij të cilën e kishte afër vendit ku është takuar me krushqit, por njëri nga miqtë e ka qëlluar nga makina duke e lënë të vdekur në vend.

Kalimtarë të rastit kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën me qëllim për t`i dhënë ndihmën e duhur për ta mbajtur në jetë shqiptarin, por nuk ia kanë dalë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur gruaja shtatzënë dhe të afërmit e viktimës. Pasi policia ka mësuar arsyen se përse Petriti kishte dalë nga shtëpia në atë orë të vonë, menjëherë është vënë në lëvizje dhe vënë në pranga tre autorët e krimit të rëndë.

Ngjarja sipas policisë italiane

Mediat italiane për gjatë gjithë ditës së djeshme kanë shkruar në lidhje me vrasjen që ka ndodhur në Rimini, jo për shkak të peshës së ngjarjes, pasi krimi i vrasjes në Itali është mjaft i shpeshtë, por për shkak të motivit që kanë dhënë autorët e vrasjes, pasi janë vënë në pranga në Milano. Sipas të dhënave të policisë italiane, bëhet me dije se Petrit Nikolli, shqiptari 45-vjeçar, mbeti i vrarë me një plumb në qafë. Policia ka arrestuar një sipërmarrës shqiptar si dhe dy djemtë e tij.

Shkak ishte nusja e djalit të vogël. Babai i quajtur Lek Preçi, bashkë me dy djemtë e tij, Altinin dhe Edmondin kanë udhëtuar nga Gorgonzola, komunë në Milano, drejt Riminit për të rimarrë nusen e djalit të vogël. “Today. it” shkruan se pasi kanë kryer krimin, babai me dy djemtë janë rikthyer në banesën e tyre, pavarësisht se e dinin se do të arrestoheshin. Në momentin kur policia ka shkuar për t`i arrestuar ata kanë pranuar krimin. Sipas kësaj medie, bëhet me dije se shqiptarët e arrestuar janë Lek Preçi, 48 vjeç, Al tin dhe Edmond Preçi, 26 dhe 25 vjeç.

Historia

Nga rrëfimet e palëve në konflikt, mësohet se vajza e motrës së viktimës ka qenë e martuar me Edmondin, djalin 25 vjeçar të Lekës. Familja Preçi është nga një fshat i Lezhës dhe jetojnë e punojnë në Milano. Ata janë vendosur atje prej shumë vitesh, madje kishin arritur të ngrinin një biznes të vogël familjar dhe jetonin mjaft mirë. Vajza që ka qenë e martuar në shtëpinë e tyre, gjithnjë sipas medieve italiane i është ankuar disa herë dajës së saj se rrihej dhe torturohej nga bashkëshorti dhe nga pjesa tjetër e familjes.

Për këtë arsye mësohet se viktima, Petrit Nikolli kishte ndërhyrë disa herë që të shuante sherrin mes palëve dhe që martesa të vijohej normalisht. Mirëpo katër ditë më parë, mbesa e viktimës mësohet se është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar tek daja në Rimini, ku edhe ka kërkuar që të mos kthehet më në shtëpinë e Preçit. Atëherë burri i ka telefonuar familjes Preçi duke iu thënë se vajza gjendej në shtëpinë e tij dhe se ajo refuzonte të shkonte në familjen e tyre. Mirëpo burrat e familjes Preçi nuk e kanë pranuar këtë “turp” dhe i kanë kërkuar Petritit që të takoheshin dhe të flisnin në lidhje me ngjarjen mes të rinjve. Ky ka qenë edhe shkaku që Petrit Nikolli ka dalë nga shtëpia për të pritur miqtë tek të cilët kishte patur të martuar mbesën. Por ata, pasi kanë biseduar me të, e kanë qëlluar pas shpine.

Rrëfimet

Mediat italiane kanë publikuar ditën e djeshme pamje të rënda nga vendi i ngjarjes, ku bashkëshortja e viktimës dhe persona të tjerë të afërt të Petrit Nikollit kanë mbërritur në vendin ku ishte i pajetë emigranti. Ata kanë rrëfyer për policinë gjithçka dinin në lidhje me aktin e rëndë. Më pas është marrë në pyetje edhe mbesa, e cila ka rrëfyer shkakun e largimit nga shtëpia e bashkëshortit, ndërkohë që Lek Preçi bashkë me dy djemtë e tij kanë deklaruar në polici se e kishin vrarë për “nder”.

Sipas të dhënave që vijnë nga Italia dyshohet se Preçi me dy djemtë e tij kanë kërkuar që ta merrnin nusen e tyre me vete dhe të mos ta mbante Petriti, por ky i fundit mendohet se nuk ka pranuar. Pritet të dëshmojnë edhe persona të tjerë që kanë dijeni mbi ngjarjen, ndërsa policia shqiptare ende nuk ka dhënë njoftim mbi ngjarjen.
Shekulli
 
Titulli: Mori mbesën se dhunohej nga burri, ekzekutohet

Nga ishin keta autoret??

Bota e civilizimit eshte larg nga keta kafshe qe rrijne e flejne me arme ne brez.

U kalbshin ne burg!!

Ngushellime familjes,u prefte ne paqe viktima.

Permeti 2015 e mbylli pa asnje viktime(diku gjetke neper Shqiperi shuhen familje)Kafshet!
 
Titulli: Mori mbesën se dhunohej nga burri, ekzekutohet

Mekate... Njerzit gjakenxeht, buke sduhet me u dhene ne dore se edhe me ate vrasin, e jo me arme...
Pse nuk ulen e mendoj, pastaj veprojn njerezit, se pasojat jane tragjike... shkaterron nje familje...
 
Titulli: Mori mbesën se dhunohej nga burri, ekzekutohet

Wtf ncncncnc mostrat
 
Titulli: Mori mbesën se dhunohej nga burri, ekzekutohet

Nga ishin keta autoret??

Bota e civilizimit eshte larg nga keta kafshe qe rrijne e flejne me arme ne brez.

U kalbshin ne burg!!

Ngushellime familjes,u prefte ne paqe viktima.

Permeti 2015 e mbylli pa asnje viktime(diku gjetke neper Shqiperi shuhen familje)Kafshet!

Viktima ishte nga lezha .
Nje djale e familjar i shkelqyer.
E njihja personalisht dhe me erdhi keq kur e mora vesh.
Po aq keq me erdhi per te shoqen ,4 femije per te rritur....
I prefte shpirti ne paqe...cmund te thuhet me shume ne keto raste.
Ajo qe me cudit eshte....armen ku e gjeten?
 
Titulli: Mori mbesën se dhunohej nga burri, ekzekutohet

Cilët janë shqiptarët që ekzekutuan krushkun "për nder"
te-arrestuarit1-620x274.jpg
Petrit Nikolli, baba i tre fëmijëve, u vra në Rimini, Itali, pasi nuk pranoi t`i jepte mbesën familjes së burrit të saj.

“RiminiToday” ka publikuar fotografitë e vjehrrit të vajzës dhe dy djemve të tij, që ekzekutuan dajën e mbesës pasi kjo e fundit kishte ikur nga shtëpia e burrit dhe kishte shkuar tek daja duke i treguar edhe për keqtrajtimin.

Atëherë vjehrri i saj dhe dy djemtë udhëtuan nga Milano në drejtim të zonës në të cilën banonte daja i nuses dhe kërkuan që ta takojnë. Janë ulur dhe kanë biseduar. Më pas janë ndarë. Petrit Nikolli, daja i nuses së autorëve është nisur në këmbë në drejtim të banesës së tij të cilën e kishte afër vendit ku është takuar me krushqit, por njëri nga miqtë e ka qëlluar nga makina duke e lënë të vdekur në vend.

Kalimtarë të rastit kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën me qëllim për t`i dhënë ndihmën e duhur për ta mbajtur në jetë shqiptarin, por nuk ia kanë dalë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur gruaja shtatzënë dhe të afërmit e viktimës. Pasi policia ka mësuar arsyen se përse Petriti kishte dalë nga shtëpia në atë orë të vonë, menjëherë është vënë në lëvizje dhe vënë në pranga tre autorët e krimit të rëndë.

Autorët e vrasjes më pas janë larguar drejt shtëpisë së tyre në Milano, ku janë arrestuar. Ata kanë rrëfyer për policinë gjithçka dinin në lidhje me aktin e rëndë. Më pas është marrë në pyetje edhe mbesa, e cila ka rrëfyer shkakun e largimit nga shtëpia e bashkëshortit, ndërkohë që Lek Preçi bashkë me dy djemtë e tij kanë deklaruar në polici se e kishin vrarë për “nder”.

Ermond Preci, njëri nga tre të arrestuarit për vrasjen e Petrit Nikollit, e justifikoi vrasjen duke thënë, “erdhi dhe më rrëmbeu gruan”.

/Shekulli Online/E.H./
 

Attachments

  • te-arrestuarit1-620x274.jpg
    te-arrestuarit1-620x274.jpg
    39.8 KB · Shikime: 0
  • te-arrestuarit1-620x274.jpg
    te-arrestuarit1-620x274.jpg
    39.8 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top