Morën 7 mijë euro ryshfet nga një biznes, ndalohen dy inspektorë tatimorë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Morën 7 mijë euro ryshfet nga një biznes, ndalohen dy inspektorë tatimorë

fier-768x576.jpg


Policia e Fierit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Inspektori” në kuadër të të cilit janë ndaluar 2 inspektorë tatimorë me akuzën për korrupsion, pasi dyshohet se morën 7 mijë euro ryshfet nga një biznes.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune hetimore 2 mujore të ndjekur me metodat speciale të hetimit, ndaluan shtetasit F. Zh, 35 vjeç, banues në Fier, me detyrë përgjegjës i zyrës, analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier dhe A.T, 55 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inspektor Zbatimi pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve Fier.

Sipas policisë, ndalimi i tyre u bë pasi duke qenë me detyrë Inspektor Tatimor, i kanë kërkuar dhe marrë 7 mijë euro ryshfet një subjekti tregtar me qëllim shmangien e sanksioneve tatimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Korrupsion pasiv”.

(gazeta-Shqi.com)
 
Back
Top